Carragher: Hodgson ka sjellë energji të re në Liverpool

Jamie Carragher thotë se me ardhjen e Roy Hodgson në Liverpool ka arritur edhe një energji e re. Carragher mendon se caktimi i Hodgson si menaxher i ri i klubit, arritja e Joe Cole, Milan Jovanovic dhe Christian Poulsen, dhe qëndrimi i Steven Gerrard dhe Fernando Torres kanë bërë që Liverpooli të jetë plot energji në prag të fillimit të sezonit të ri. “Gjithmonë jeni të uritur të ktheheni, veçanërisht pasi vera nuk shkoi aq mirë për vendin dhe kur ekipi sezonin e kaluar priti shumë dhe nuk ndodhi kjo. Mezi pres sezonin e ri. Është më ndryshe, por gjithmonë do të jetë ndryshe me menaxher dhe staf tjetër. Secili menaxher ka mënyrën e tij se si bëhen gjërat. Kjo iu jep njerëzve një energji ose besim të ripërtërirë. Klubi nuk i ndërron menaxherët shpesh, andaj kur kjo ndodh, është një gjë e madhe. Shpresojmë se ne do të përfitojmë nga kjo që në fillim të sezonit”, ka thënë Carragher.



http://www.sportishqiptar.com.al/carragher-hodgson-ka-sjelle-energji-te-re-ne-liverpool/

Leave a Comment

%d bloggers like this: