Çamët marshim në kufi për përvjetorin e genocidit

Komuniteti çam do të organizojnë nesër një marshim në përkujtim të masakrës ndaj popullsisë çame në Greqi, marshim ky që do të transmetohet live në RTV “Ora News”. ose ne internet ne www.atdhe.al
Në orën 17:00 shumë persona nga komuniteti Cam do të nisen në një marshim me moton “Trëndafilat e çamërisë” nga Varrezat e Kllogjerit deri në Qafë Botë ku do të zhvillohet edhe një protestë.
Marshimi nis pikërisht nga ky vend, nga Kllogjeri i Sarandës, ku prehen 2700 persona që vdiqën rrugës, gjatë eksodit të popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame që ikte për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke.

Leave a Comment

%d bloggers like this: