Burri që udhëton me miun në gojë

Disa gazeta lokale kanë botuar dy foto të habitshme, dërguar nga fotograf amator. Një diçka që është realitet dhe jo montazh!. Sikurse, do të mendonte dikush pasi t’i shikonte këto foto dhe një sekuencë disa minutëshe filmike.

Në foto dhe filmimin e kryer me IPod, duket fare qartë se Miu është i vërtetë dhe i gjallë.Filmimin dhe fotot i ka bërë një udhëtare, që i dërgoi në disa gazeta lokale, e televizione të qytetit të Nju Jorkut.

Fotot dhe sekuencat disa minutëshe filmimi amator, u dërguan nga kompjuteri nga shtëpia e saj tha vajza e cila pohojë se po udhëtonte së bashku me dhjetëra pasagjer me trenin numër 6 -të, treni i linjës Kuinës – pjesa e poshtme e Manhattanit.

Ajo tha se: “Shumë njerëz besojë se janë duke menduar se a është e vërtet!, por, ja që është një realitet . Ai ishte duke luajtur me Miun dhe ishte aq miqësorë, saqë do të habiteshit nëse e shihnit “miqësinë” e tyre.

Personi që luante me Miun – një mi ky i racës së bardhë, emri i miut është Big Balls, nuk i bënte fare përshtypje teksa njerëzit largoheshin gjithë nga vagoni. Miu i bardhë “Big Balls” është nga ato lloj gjitarësh, që shumë njerëz e mbajnë në shtëpi.

Personi (ose pronari i miut) dukej “sikur komunikonte” me shenja me Miun e bardhë. Miu merrte disa kokrra ushqimi dhe lëvizte fare lirshëm pothuajse në çdo pjesë të trupit të tij – pa u larguar qoftë edhe një centimetër nga ai.

Leave a Comment

%d bloggers like this: