Burrë e grua mbyten në ujërat e lumit Shkumbin

Lushnje, 17 korrik 2011- Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën vetëm pak më parë në ujërat e lumit Shkumbin.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy viktimat janë identifikuar si Saje Shehu e moshës 49 vjeçare dhe Rexhep Shehu i moshës 67 vjeçare.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Sulzotaj në Lushnje ku dy viktimat kanë shkuar për të pushuar në këtë ditë të nxehtë vere në rrjedhën e lumit që kalonte afër fshatit të tyre.

Por sipas policisë e cila ka shkuar në vendngjarje thuhet se shkak i vdekjes së tyre të ketë qenë pakujdesia e treguar, ndërsa mendohet se viktimat nuk dinin mirë not.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë vënë alarmin lidhur për këtë ngjarje, por trupat e pajetë të çiftit ishin pikasur tepër vonë.

Më tej dy kufomat janë çuar në morgun e qytetit të Lushnjes.

Leave a Comment

%d bloggers like this: