Bulqizë, bie kamioni i kromit, humb jetën 22 vjeçari

Një 22 vjeçar humbi jetën në Bulqizë pasi u aksidentua tragjikisht teksa po përpiqej të shkarkonte kromin nga kamioni.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e mesditës kur rimorkio e kamionit u përmbys duke rënë nga një lartësi e madhe gjatë proçesit të shkarkimit të kromit. Për pasojë i riu i identifikuar me emrin Gentian Leti gjeti vdekjen.

Policia ka mbërritur nnë vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së saj.

Kjo është viktima e dytë që regjistrohet brenda pak ditësh si pasojë e incidenteve në proçesin e nxjerrjes së kromit, pas rastit tragjik të regjistruar në Has ku humbi jetën një tjetër shtetas.



Leave a Comment

%d bloggers like this: