Buffon: Mbrojtja e Cityt, amatoreske

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dalur nga heshtja e tij disa mujore, duke folur për Manchester Cityn dhe cilësinë që ka klubi anglez, për të cilin mendon se ka gabuar që nuk e ka forcuar mbrojtjen.

“Unë e dija interesimin e Cityt për mua para disa vitesh, përderisa unë nuk isha as afër transferimit, ndërsa tani e shoh se e kam marrë vendimin e duhur. Ata kanë transferuar disa lojtarë të mëdhenjë, por kam ndjenjën se ata po transferojnë lojtarë të mëdhenjë sa për t’i transferuar ata”.

“Carlos Tevez, David Silva, Yaya Toure dhe disa të tjerë do të arrinin të futeshin në çdo skuadër të botës. Por, City nuk ka një mbrojtës që do t’i mund t’i afrohej ekipit të Juventusit, Real Madridit, apo Manchester Unitedit. Ekipet e mëdha ndërtohen nga mbrojtjet dhe jam vërtet i befasuar se pse ata nuk po tentojnë ta bëjnë këtë, duke marrë parasysh se trajneri i tyre është një italian”, deklaroi ish-portieri më i mirë në botë




http://shqiplajme.com/buffon-mbrojtja-e-cityt-amatoreske/

Leave a Comment

%d bloggers like this: