shaban cakolli Anetar pjesmarres


Anėtarėsuar : 12 Aug 2007 Mesazhe : 168
 | Titulli: MARTIN ĒUNI-ANTONI;NJERIU I PENDĖS DHE SAKRIFICĖS Fri Aug 22, 2008 12:43 pm | |
| Martin Ēuni - Antoni, u lind nė fshatin Ujz i Hasit tė Thatė, mė 14 maj l948. Ciklin e ultė tė shkollės fillore e bėri nė fsh. Bishtazhin tė Hasit, ndėrsa tetėvjeēaren e pėrfundoi nė fsh. Keqekollė tė Gollapit, ku i punonte i ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi nė vitin l968 nė Prishtinė. Mė pastaj i vazhdoi studimet nė F F tė Prishtinės,Dega e Pedagogjisė. Gjatė studimeve pėr shkak tė gjendjes sė vėshtirė ekonomike u detyrua tė punojė. Fillimisht , tre vite punoi nė sh.f. Rilindja tė Keqekollės,Pastaj nė K N I Ramiz Sadiku tė Prishtinės. Mė vonė pranohet nė punė nė RTV-tė Prishtinės, si gazetar nė Redaksinė e Kulturė - Programi pėr fėmijė. Ka udhėhequr Emisionet: Mirėmėngjesi fėmijė , Kolovajza e sė dielės , emisionin pėr tė rritur Karvani i fshatit , etj. Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozė, tekste pėr radiodramė etj. Qė nga viti 1968, M. Ēuni , merr pjesė aktive nė lėvizjen ilegale tė kohės, nė platformėn e avancimit tė ēėshtjes kombėtare tė shqiptarėve nė trojet e tyre nė Jugosllavi. Nė vitin l982 arrestohet me shumė veprimtarė tė tjerė, e mė pastaj dėnohet me tetė vjet burg. Pėr veprimtari nė burg, mė vonė dėnohet edhe njė herė. Nė burgjet e Serbisė i mban nėntė vjet, prej tyre tetė izolim. Martini edhe nė vuajtje tė dėnimit vazhdon tė shkruaj. Nė fund tė vitit 1990, pas vuajtjes sė dėnimit, ai emigron nė Zagreb, njė vit mė vonė shkon nė Shqipėri, si reporter i Radio Zagrebit, pėr emisionin shqip atje. Nė vitin 1992, pėr shkaqe ekonomike edhe politike emigron nė Gjermaninė Federale. Aty u angazhua pėr themelimin e Bashkėsisė Shqiptare. Nė vitin 1998 kthehet nė Kosovė dhe iu bashkohet radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Fillimisht ishte nė njėsitet e Z U tė Drenicės, te komandanti Sylejman Selimi, nė Likoc, prej nga raportoi pėr Radion Deutsche Wele. Nė nėntor tė vitit l998, Shtabi i Pėrgjithshėm i U Ē K - sė kishte marrė vendim pėr themelimin e institucioneve tė luftės: Radios Kosova e Lirė e Agjencisė Kosova Pres . Aty M. Ēuni do tė veprojė deri nė fund tė luftės, sė bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhėn, Nusret Pllanėn, Nezir Myrtėn, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e tė tjerė. Pas luftės, me vendim tė Ministrisė sė Informatave nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės, derisa punonte nė R. Kosova e Lirė , M. Ēuni caktohet nė detyrė tė udhėheqėsit tė Organit Drejtues pėr fillimin e punės nė Radiotelevizionin e Prishtinės. Pas gjashtė muaj angazhimi gratis, nė drejtim tė krijimit tė kushteve pėr kthim tė gazetarėve dhe tė punėtorėve nė R T P , ai jep dorėheqje i pakėnaqur me rezultatet e arritura. Pėr shkaqe ekzistenciale serish i kthehet kurbetit. Aktualisht jeton e punon nė Gjermani. M. Ēuni ka kėto vepra tė botuara: Reportazhe Lufte dokumentar, Jetė e furtunė poezi pėr tė rritur, Jetė pėr jetėn poezi pėr fėmijė. Ai ka edhe shumė dorėshkrime tė pabotuara , nga burgu e pas tij. A. Qeriqi
SHQIPTARVE
Gjurmėve tė Rrugės sė Kryqes, vazhdė U kemi ra Trup, mishra e kocka me helm e vrer Na kanė la Lėkurės shtatė palė dredhė, dredhas Na kanė heqė Nė shpirt e nė zemėr petka tė zeza Na kanė veshė
Gjilpėrat nėn thonj, nė kėmbė e duar Tė thyera nejtė Tė heqim dorė pėrgjithmonė nga e drejta Jonė e shenjtė Katilėt me maska rreth e rrotull nesh Me fytyrėn e djallit Hapu Tokė, hapu Qiell nė paqe, tė dalim Nga gropė e zjarrit
Kalavar : fėmijė, gra e pleq tė Arbėrisė Masakrohen me orgji Eshtrat ua tundėn, varrosėn e zhvarrosėn Nėpėr serbosllavi Mbi gjirin e nėnės sė vdekur, fėmiu Pėrpiqej tė mbajė jetėn Heronjtė iu qepen shkrepave mė dhėmbė Njė copė Dielli gjetėn
O ZOT, me rrugėn e JEZUIT profet Gjatė na shėlbove Lumenj gjurmėsh gjaku nėpėr vite E nuk na shpagove Kado qė erdhi e keqja, futė e shemėr Te ne bėri fole GJERGJ e ADEM ēdo shekull, Perėndi Pse s munden me lé.
MBI ATLANTIK
I madhi Atlantik
Ku ėshtė Atlantida
Pse fshehė oqean
Kush iku atėherė
Kush po ikė tash
Sot e mot mbi Atlantik
Vragė e plagė mbi Atlantidė
Mbi Atlantik shtegtim
Atlantikasit ku janė
A takuan Ilirinė
09. 04.04. Mbi Atlantik
Kujtim Amerike
/malėsorėve/
Kujtim mbi kujtim
Me nxėnėsin tim
Shembull dhe mburrje
Valė kujtimesh , vuajtje
Gjolulit, Berishės
Balidemajve tė Malėsisė
Krenari , malėsorė Malėsie
Ngadhėnjeni si dasmorė
Nju Jork, 04.04
Krenari e trisht
/ A. Shkrelit /
Shkrel e Titan
Krenari e trisht
Mbi Bjeshkėt e Nemuna
Karvani i Bardhė u ndal
Muzat pushuan mbi kroje
E mbetėn tė etura
Nė Sanxhakun e lartė
Trungjet plakur e mbete
Filizat nuk na njohin
Krra, krra, fat i shkretė
Shrecksbah, l995
Mik e vėlla / Z. Halilit /
Kur frynte era katundisht Ngushėllonte edhe hija e buzėqeshje Suferina ta plogėshtoi zemrėn Pastaj si ndalje lotėt Diellin dėshirove pėr tė harruarit Pėr zemėrvrarėt rreze tė ngrohta Qė ti pėrjetojnė si Bota
Ishte shtrėngim i madh duarsh Pėrqafim vėllazėror nė shkurt Ndarja e madhe pasoi nė gusht Kurrė mė sė bashku nė katin e gjashtė Nga dritarja qė fliste aq kėndshėm As nė Pallatin e Shkronjave Ėndrrat nuk do tė na rrėshqasin Ecejaket nuk do tė ndalen Nga pallati nė pallat Ne tė dy si fėmijė bonjakė
8 maj 94. Tren, Giessen
LIRI
Tė shoh nė fytyrėn e fėmijėve
Tė shoh nė mirėsinė e nėnės
Tė shoh nė burrėrinė e babės
Tė shoh nė dashurinė e tė dashurės
Ende nuk tė shoh nė vendin tim
24. Qershor 93. Schlüsselfeld
Ecje
Ec e ec shqiptarėt Cakun nuk e gjetėn Fajet i ka Koka Fajet si ka Bota Sbėri gjė Evropa
Ec e ec shqiptarėt Dy hapa pėrpara Njė hap prapa Merren me pasojat Vuajnė nga lėngata Fajet i ka Bota Shohin ėndrra tė kota
Ec e ec shqiptarėt Degėn nėn kėmbė presin Arritėn tė bėjnė shtetin Dy shpata pėr tė tjerėt Njė e mbajnė pėr vete Qejfe bėjnė si mėhalla Me kėngė e me bejte
19. Maj 2005, Breckerfeld- Gj.
Acari
Kur vetmia tė rrethon
Robėria tė behėt kurorė
Kur nė log thahet rrapi
Atdheu mbulohet me borė
Kur njė vend e mban xhelati
Krijuesit akulli i mbulon
Atėherė Bota kthehet mbrapa
Truri i kombit nuk punon |
|