
|
| Fragmente nga libri "Kujtime" i Eqrem Bej Vlorės. | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
stilltoni Admin


 Age : 25 Anėtarėsuar : 06 Apr 2007 Mesazhe : 1614 Vendndodhja : Itali Puna /hobi : student
 | Titulli: Fragmente nga libri "Kujtime" i Eqrem Bej Vlorės. Tue Mar 25, 2008 12:39 pm | |
| Fragmente nga libri "Kujtime" i Eqrem Bej Vlorės.
Botuar nga Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranė
Pėrkthyer nga gjermanishtja "Lenenserinnerungen" 1973 nga Afrim Koēi Tiranė 2001.
Vėllimi i parė (1885 - 1912)
p. 195 ...Stina (ishte mesi i nėntorit) ishtė shtyrė shumė dhe nuk lejonte njė qėndrim mė tė gjatė nė Kurvelesh. Njė ditė (arritje e jashtėzakonshme kjo pėr karvanin tim) unė udhėtova me kalė nga Gusmari, nėpėrmes pyllit tė Kuēit, pranė burimeve tė Shushicės nėpėr Qafėn e Mbretit (poshtė Kuē-Kudhėsit) deri nė buzė tė detit, nė Qeparo. Koha mė kėnaqi. Ishte njė vjeshtė e mrekullueshme. Nuk do ta harroj kurrė madhėshtinė e pyllit tė virgjėr tė Kuēit 73, shtigjet magjepsėse, me guralecė buzė Shushicės, ujra kristaltė qė rrjedh pėrmes pylli dhe pamjet pėrallore qė natyra e atjeshme i ofron syrit tė njeriut. Njė pushim i shkurtėr, njė kafshatė bukė nė pyll dhe rruga rinis pėrsėri. Nė mbrėmje arritėm nė ranishten e Spilesė; pėr tė ngritur ēadrat ishte vonė dhe ne i hapėm krevatėt tanė fushorė nė njė si biēim hani, por qė nė tė vėrtetė nuk qe veēse njė hambar. Mua mė zunė ca ethe, Don Luigji dhe Shero Agaj u bėnė merak. Pa dijeninė time, ata kishin biseduar me pronarin e njė barke me vela, pėr tė mė ēuar nė Vlorė, ndėrkohė qė karvani do tė vinte me rrugė kėmbėsore. Tė nesėrmen unė u ndjeva mė mirė dhe pasdite ne tė tre, si dhe dy shėrbėtorėt e mi, hipėm nė anije. Kabina qe e vogėl, por e rahatshme - pėr disa minuta ajo u pastrua, u sollėn plaēkat e mia dhe anija ngriti spirancėn. Kuzhinieri im i mirė, Cania i vogėl, na pėrgatiti peshk tė freskėt. Ne e hėngrėm atė me oreks tė madh nė kuvertė dhe pritėm me padurim qė era e mbrėmjes tė na shtynte sadopak pėrpara. Por asgje nuk lėvizte - tė plogėta vareshin velat e dy direkėve, tė raskapitur ramė edhe ne tė gjithė tė flinim. Mėngjesin tjetėr unė hodha njė vėshtrim kurreshtar nga oblla e kabinės - hambari i djeshėm ishte po aty. Dita premtonte tė ishte tejet e nxehtė dhe me zagushi. Aty nga mesdita pamė re tė mblidheshin mbi kokėn e Pantokratorit, malit mė tė lartė tė Korfuzit - po frynte shiroku! Deti u mbush me rrudha, u ndje nnjė tusht ere, pastaj njė tjetėr nė fillim lehtė, pastaj mė fort, velat tona u nbushėn me frymė, u shtrinė dhe en rrėshqitėm si njė ēafkė pėrmbi valė. Kaluam me shpejtėsi pėrbri Himarės dhe Vunoit. Por tani, me sa duket, e mira u teprua. Dallgėt filluan tė rrahin fort faqet e varkės sonė. Kapiteni na tha se po nisi shtėrnagtė, ai nuk mund tė rrezikojė tė lundrojė natėn pėr nė Vlorė. Pak poshtė Dhėrmiut ka njė gji tė vogėl ku mund tė strehoshim - na tha ai. Gjiu nuk ofronte ndonjė mbrojtje tė madhe, por mė mirė se nė det tė hapur qe. Kapiteni kishte pasur tė drejtė - ai kish ndjekur traditėn e lashtė mijravjeēare tė detarėve qė thoshte - ?mos lundro kurrė nė shtėrngatė pėrreth kepit tė Glasės ( besoj se autori i referohet Glosės apo gjuhėzės KVJ)?. Pesė milje nė veri tė gjiut tonė mund tė soditet edhe nga deti njė shkėmb vigan (Gramata) nė tė cilin janė gdhendur qindra e qindra mbishkrime 74. Tabela me shkrime tė shenjta tė njė loji krejt tė veēantė,q ė pasqyrojnė historinė e njė lundrimi 2000-vjeēar. Mbiskrime me dėshira dhe lutje, tė kushtuara perėndisė greke tė erėrave Aelosit, ndonjė shėnjtori tė krishterė apo pėrbindshit tė lig shqipatr "mėmė Lubisė" qė ata tė kenė mėshirė pėr anijet e tyre, kur tė lundrojnė pranė kėtij vėndi tė rrezikshėm. Meqėnėse shiroku zgjat, zakonisht tri ditė dhe kėshtu as qė mund tė mendohet kapėrcimi i kepit, ne dėrguam njė detar nė fshat, pėr tė lajmėruar tė parin e fshatit, Gorec quhej, qė ta mbante me ēdo kusht karvanin tonė derisa tė arrinim ne tė nesėrmen. Ndėrkaq nė anije Dhero again dhe dy shėrbėtorė tė mi i kishte zėnė deti. U thashė tė zbrisnin nė stre bashkė me detarin dhe ata nuk pritėn t?u thosha dy herė. Unė e don Luigji, qė mbetėm vetėm hėngrėm darkė me disa konserva dhe qėndruam gjatė nė dritėn e fenerit tė anijes derisa natėn vonė shkuam edhe ne pėr tė fjetur. Tė nesėrmen nė mėngjes (madje mjaft herėt) u zgjuam nga thirrje dhe pushkė pėrshėndetėse tė dhėrmiotėve qė kishin ardhur pėr tė mė pritur. Zbritėm nė tokė dhe duke pėrshkuar njė sėrė kopshtijesh tė mrekullueshme e tė mirėmbajtura portokallesh dhe mandarinash, u ngjitėm nė fshatin e vendosur nė 200 metra lartėsi. Dhėrmiu ishte ngritur i tėri nė kėmbė. Nė krye prifti, pas tij fėmijėt e shkollės greke me gjithė mėsuesin, e mė tej burra dhe gra - disa syresh me tė vėrtetė tė bukura - mbarė fshati ishte mbledhur nė sheshin pranė kishės sė vogėl pėr tė na pėrshėndetur e pastaj pėr tė na pėrcjellė deri te shtėpia e Gorecit. Nė prag tė shtėpisė unė qėndrova dhe vėshtrova pas. Para syve tė mi u hap njė tablo e mahnitshme koreografike. Fėmijėt dhe gratė, por edhe shumė nga burrat mbanin veshjet shumėngjyrėshe kombėtare dhe sheshi i vogėl i kishės dukej si njė lulishte e bukur. Nė sfond tė shtėpive tė bardha, tė vendosur shkallė-shkallė, sundonte maja madhėshtore e Ēikės, ndėrsa poshtė nesh kopshtijet gjithmonė tė gjelbra tė portokalleve e mandarinave, e mė tej deti i pafund blu. Nėn kėmbėt tona, mes njė humnere tė thellė, uturonte pėrroi malor qė ēonte nė det ujin e kristaltė tė Ēikės. "Ja pra Riviera Shqiptare"- mendova unė qė i kam vlerėsuar lart gjithmonė fshatrat e Himarės dhe banorėt e tyre. Vėndi ėshtė i bukur si pėrrallė, njerėzit janė tė zgjuar, punėtorė tė zot nė ēdo drejtim e mbi tė gjitha kanė karakter. Ē"ėshtė e vėrteta nė Shqipėri ata qortohen se janė mė grekė se vetė grekėt(mbase kjo vazhdon edhe sot), por kjo shpjegohet me historinė e kėsaj treve. Pas Tanzimatit (1880) kėtu u vendos njė administratė turke (kajmakamllik), e cila nė tė vėrtetė as bezdiste, as bezdisej nga njeri, sepse kėtu, si mėparė, vazhdonin tė qeverisnin e tė drejtonin sipas qejfit prifti, agjentėt grekė dhe pleqėsia. Nė vitin 1906, Kazaja e Himarės, me dhjetėra fshatra dhe 12.000 banorė pėrfshihej nė sanxhakun e Gjirokastrės. Mirėpo koncepti Himarė nuk ishte identik me kufijtė e trevės. "Himarė"(Chimera) quhej nė lashtėsi vėndbanimi Kėrkyrė me rrethinat e tij. Nė mesjetė, ky emėrtim dalėngadalė u zgjerua edhe mbi dy vendbanime tė tjera. Turqit kuptonin me kėtė term fshatrat nė bregdetin midis rrugės sė Bardhė (Aspri ruga, pėrroi i i Palasės (KVJ) dhe Sarandės, venecianėt fusnin aty edhe tė gjithė fshatrat e hinterlandit, qė ishin ende tė krishterė. Por kur ato u kthyen e u bėnė mysylmane (diku midis 1690-1790-ės) me emrin Himarė kuptoheshin vetėm tė shtatė fshatrat, qė paguanin taksėn e qirasė (mukata) (e cila nė vitin 1912 pėrbėnte 10.000 franga nė vit). Po tė mendosh se kjo krahinė mė 1912 kishte po aq banorė sa edhe mė 1700/1800 kur nga venecianėt quhej Himarė (Chimera) dhe ēdo person ishte ngarkuar tė paguante measatarisht vetėm me 0.035 napolona (1.5DM) taksė vjetore, duhet pranuar se pushteti turk nuk u zhvaste asgjė kėtyre komunave tė krishtere (sikundėr edhe gjithė tė tjerave). Nga vinte atėhere kjo urrejtje e verbėr e popullsisė sė krishterė - ortodokse kundrejt turqve (e nė pėrgjithėsi kundrejt myslimanėve), nga vinte dėshira e tyre pėr t"u bashkuar me Greqinė? Duke qenė, pra, ortodoksė pjesa mė e favorizuar e popullsisė sė krishterė tė Perandorisė? Kryesisht kjo urrejtje lidhet me motive shpirtėrore e fetare. Nėnshtetasi ortodoks i Perandorisė Osmane e ka ndjerė veten gjithmonė si humbėtar, si njė bizantinas tė nėnshtruar. Dhe pėr kėtė ndjenjė nuk kishte rėndėsi fare sesi e trajtonte atė turku (mysylmani), mirė a keq. Nė rrjedhė tė shekujve tė kaluar me qindra ortodoksė janė bėrė pashallarė, vezirė, janė ngjtur nė postet mė tė larta - si ministra, sekretarė shteti, oborrtarė, ambasadorė, gjeneralė, bejlerė- nė Vllahi, Moldavi, Manjė, Liban apo Samos e megjithatė ata rrallė i kanė qėndruar me tė vėrtetė besnikė Perandorisė. Pėrjashtime doemos qė ka pasur (kėshtu Mavrokordato Pasha, ambasador, Aleksandėr Vithimos, bej i Samos, 1905) por ato nuk pėrfaqėsojnė shumicėn. Ndėrsa nė shekullin e kaluar, kur Greqia fitoi pavarėsinė dhe doli si trashėgimtare e Perandorisė Bizantine, qėndrimi i popullatės ortodokse u bė me tė vėrtetė sfidues dhe i rrezikshėm. Propaganda fetare e Patriarkatit dhe ajo kulturore e Greqisė sė re, bashkoheshin me synimin pėr tė vėnė nė jetė nė Ballkan megalloidenė e helenizmit dhe pėrpiqeshin qė t?u jepnin atyre forma revolucionare te tė krishterėt greko-ortodokse. Nga ana tjetėr, duhet pranuar se Greqia e re dhe thuajse e varfėr, sakrifikoi shumė pėr tė arritur kėto qėllime. Ē'ėshtė e vėrteta, shpallja e pavarėsisė nga ana e shumė shteteve ballkanike e pakėsoi vazhdimisht fushėn e veprimit tė kėtyre synimeve, kurse nė Shqipėri kėto makinacione kundėr-shtet dhe kundėr-popull u rritėn sipas qejfit deri nga viti 1912/1922. Ato nuk pėrligjeshin aspak nga motive etnike, por vetėm nga qellime fanatike fetare dhe politike. Ndėr tė 200.000 nėnshtetasit osmanė tė pėrkatėsisė sė kishės greko-ortodokse qė jetonin brėnda kufijve tė Shqipėrisė sė sotme, vetėm 25.000 ishin grekė, pra njė e shtata e kėsaj popullsie. Ndėrsa po tė marrim numrin e pėrgjithshėm prej 2.100.000 banorėsh brėnda kufijve tė krahinave, qė atėhere quheshin si tokė shqiptare, d.m.th. tė vilajetit tė Janinės, Shkodrės, Shkupit dhe dy tė tretat e Manastirit, atėhere kemi kėtė statistikė : Shqiptarė 1.570.000 myslimanė, 120.000 katolikė, 210.000 ortodoksė, 1.900.000 Shqiptarė Gjithsej Vllehė 30.000, Grekė 45.000, Sllavė 85.000. Edhe brėnda kufijve tė kėsaj treve, shkollat (propagandistike) dhe agjentėt grekė, bullgarė, serbė dhe rumunė ushtronin lirisht punė e tyre tė zezė, ndėrkohė qė xhandarėt e pashait tim trashaluq kėrkonin mė 1906, nė Vlorė dhe pėrreth saj, pronarėt e rrezikshėm dhe kriminalė tė abetareve shqip. Pėr 500 vjet rresht ortodoksėt e Shqipėrisė janė ushqyer me propagandėn politike tė Athinės - falė bashkėfajėsisė sė autoriteteve turke dhe moskokėēarjes e shkujdesjes sė pafalshme tė vetė shqiptarėve. Pėr vetitė e tyre tė mrekullueshme, ata gjetėn nė Greqi jo vetėm njė tokė pjellore, por edhe miratim tė thellė, nderim dhe barazi. Pse duhet tė ēuditet apo tė fyhet shqiptari nacionalist nga pėrfundimi i natyrshėm i kėtyre pėrpjekjeve greke ? Qė banorėt e zonės sė Himarės(midis tyre ka vetėm 3.000 njerėz qė kanė folur gjithmonė greqisht dhe qė tė gjithė rrjedhin nga njė rrėnjė e vetme, sado e largėt nė kohė, me prejardhje greke ) kanė shkuar kaq larg nė prirjet e tyre helenistike, provon mė sė miri, qė ata kishin mė shumė karakter se bashkėbesimtarėt e tyre, ndaj unė edhe pse kundėshtarė, i kam nderuar dhe vlerėsuar. Nė Dhėrmi, unė qėndrova dy ditė. Kisha shumė nevojė pėr pushim. Tėrė ditėn qėndroja nė taracėn e madhe prapa shtėpisė sė Gorecit, me detin dhe kopshtijet e portokajve pėrpara, dhe prisja vizitorė, ca interesantė, ca tejet tė mėrzitshėm. Ndėr tė parėt ishin dy pleq, qė mė rrėfyen gojdhana nga viti 1700, kur fshatrat Dhėrmi, Palasė dhe Vuno ishin ende katolike 75. Por nė kėto histori ishte shumė e vėshtirė tė kapej vėrtetėsia historike, kaq shumė ishte mpleksur ajo me pėrrallat fanatike pėr heronjtė dhe martirėt. Nė kategorinė e dytė futeshin njė mori njerėzish, tė cilėt e kishin bėrė zakon qė tė vinin edhe tė paftuar pėr dreka apo darka nė shtėpinė e Gorecit. Dhe kėshtu ndodhte qė ne, mbi njėzet e ca vetė, shtroheshin rreth tryezės sė madhe nė tarracė, e u futeshim me neps atyre dy qingjave tė pjekur nė hell dhe atyre katėr a pesė a gjashtė mezeve tė tjera, tė shoqėruara natyrisht me verė e raki pa hesap. Por ē?e do se mjerisht, duke qenė i sėmurė, unė nuk isha pjesmarrės i dennjė i kėsaj orgjie. Megjithatė unė ulesha nė vėndin e nderit, nė krye tė tryezės, ndėrkohė qė djali dhe nipi i shtėpisė nė tė dy qoshet e saj copėtonin dhe u "hidhnin" miqve copat e mishit tė dhjamur. Ky zakon dhe kjo mėnyrė tė sajdisuri mė linte mua me turp tė madh. Nė Shqipėri, mikut mė tė nderuar i jepet copa e pasme e qėngjit - e prerė nga pjesa tjetėr, ajo ngrihet para tij si njė piramidė amorfe. Tryeza jonė prej dėrrasash lisi tė trasha dhe tė zdruguara, tė nxira nga yndyra, shkėlqente nga pėrdorimi i gjatė. Sepse qėngji qė vihej mbi tė duhej tė ishte i majmė! Mjerė ai mikpritės shqiptar qė e "nxin faqen" duke u nxjerrė mysafirėve mish tė dobėt. Ai damkoset si njeri kurnac dhe lakmitar dhe emri i tij i mirė merr fund pėrgjithmonė. Tė dy djemtė qė copėtonin dhe ndanin mishin nė tryezėn tonė dukeshin specialistė tė mėdhenj nė kėtė fushė: ata e pėrcaktonin majmėrinė e copės sė mishit nė pėrshtatje me pozitėn, fisin dhe moshėn e mysafirit: sa mė e majme copa, aq mė i madh nderi qė i bėhej atij. Do tė kish qenė punė e lodhshme dhe e bezdisshme t'i ēohej ēdo mysafiri pėrpara, ndaj dy djemtė kishin gjetur njė metodė tė vetėn, tepėr praktike pėr transportimin e tij; ata i jepnin njė shtysė tė lehtė copės sė majme tė mishit dhe ajo rrėshqiste butė si nė njė konvejer dhe ndalej pėrpara marrėsit. Edhe unė nė kėtė mėnyrė e mora pjesėn time. Por unė ndjehesha pėr faqe tė zezė; stomaku dhe nervat e mia ishin dobėsuar aq shumė sa nuk e duronin dot pamjen e dhjamit, tė asaj piramide tė butė mishi me bishtin cung qė luhatej andej-kėtej. U bėra keq! Munda tė thosha vetėm kaqe "o zot, sa i dhjamosur!" Dhė rashė nė vilani, e me sa duket edhe nga karrikja!. Mė ngritėn, ma spėrkatėn fytyrėn me ujė tė ftohtė, mė dhanė njė gllėnjkė raki dhe gjithēka kaloi. U ula sėrish nė tryezė. Lavdi zotit qė askush nuk e pikasi se mė ra tė fikėt nga pamja e dhjamit, ndryshe do tė kishin qeshur me mua. Ditėn e tretė tė qėndrimit nė Dhėrmi, ne u gatitėm pėrsėri pėr udhė, tė ndarė nė dy grupe: karvani i njerėzve tė mi, me gjithė ēadra, do tė merrte drejtimin e Llogarasė, t'i ngrinte ato atje dhe tė na priste, ndėrkohė qė unė bashkė me disa alpinistė dhe gjahtarė do t?i ngjiteshim sė pari Ēikės, e pastaj, po atė darkė, do tė arrinim kampin dhe do tė flinim aty, te ēadrat nė Llogara. Druhesha se do tė ishte njė stėrmundim i madh pėr forcat e mia tė dobėsuara. Mali vetė nuk ėshtė edhe shumė i lartė (as 2.100 metra), por i thiktė, trualli ėshtė i thėrmueshėm dhe shkėmbijtė shpesh tė rrezikshėm. U nisėm nga Dhėrmiu nė tė aguar dhe nė Vuno u zbritėm kuajve dhe morrėm disa udhėrrėfyes dhe ca vajza tė bukura qė do tė mbartin plaēkat. Kur dolėm nga fshati vazhdonte tė ishtė ende mugėtirė. Befas e fare papritur, shpėrthyen mijėra krisma nga tė gjitha dritaret - rrugica e ngushtė nga po kalonim, u ndriēua e u bė dritė nga gjuhėt e flakėve qė dilnin nga grykat e pushkėve. Njė pamje pėrrallore. Ne i u pėrgjigjėm kėtij deti heroik fishekzjarrėsh - pėrshėndetja e lamtumirės sė Vunoit. vazhdim... _________________
|
|  | | stilltoni Admin


 Age : 25 Anėtarėsuar : 06 Apr 2007 Mesazhe : 1614 Vendndodhja : Itali Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Fragmente nga libri "Kujtime" i Eqrem Bej Vlorės. Tue Mar 25, 2008 12:40 pm | |
| ...vazhdimi Nė Shqipėri ēdo fshat, ēdo shtėpi qė e respekton sado pak veten, e pret dhe e pėrcjell mikun me shkrehje pushkėsh dhe sa mė i rėndėsishėm tė jetė ai, aq mė shumė fishekė harxhohen. p.162-163 ...Mė 27.2.1878 andartė grekė, tė udhėhequr nga dy shqiptarė ortodoksė, greko-shqiptari kololonel Pangallos, dhe himarioti major Spiro Milo 53 zbarkuan nė Sarandė (Santi Quaranta) dis Butrintit dhe fshatit Lėkurs dhe i pushtuan brigjet. Ata u dėbuan dhe u shpėrndanė prej shqiptarėve. p.307 ...Ditėt e para nė Kuē qenė tė bukura e tė kėndshme. Gajtė kėsaj kohe inspektova grupet e ndryshme tė vullnetarėve tė vendosur nė stanet, kullat dhe fashatrat pėrreth, tė cilat ishin sistemuar sipas lidhjeve qė kishte ēdo prijės i tyre. Buka ishte siguruar; unė kisha urdhėruar tė konfiskohej depoja e sė dhjetės nė Kallarat, atje kishte disa qindra kuintalė grurė dhe misėr qė duhej t'i dorėzohej qeverisė, djathė delesh dhe mish do tė vinte nga tė gjithė fshatrat e luginės sė epėrme tė Shushicės, duke ua llogaritur si taksė tė bagėtisė pėr vitin 1912. Nė kėtė mėnyrė mbulohej sė paku njė pjesė e dėmit qė kjo "valė karkalecėsh" i kishte shkaktuar banorėve tė kėsaj zone. Po kėshtu kisha urdhėruar tė silleshin nė Kuē, tė gjitha "gjėrat e mira" qė kishte depoja ushtarake e Vlorės. Me to unė armatosa tė gjithė luftėtarėt, qė nuk kishin ende pushkė tė vetėn, o pse ishin tė rinj, o pse ishin tė varfėr. Pastaj inspektova "trupat"; nė Kuē e pėrreth isha unė me 2100 vullnetarė dhe 500 xhandarė , si krahu i majtė; Nė Fterė kisha lėnė 4000 burra nėn komandėn e Namik bej Delvinės si qėndėr, dhe 600 tė tjerė nė qafėn e Llogarasė si krahu i djathtė. Pra, pėrsa kohė grekėt do tė kėnaeshin vetėm me pushtimin e Himarės, gjėndja ishte nėn kontroll. Ne i mbanim ata mat nė tre drejtime. Por pėr ti dėbuar qė andej natyrisht nuk mundnim: ata mbėshteteshin nga deti prej dy kanonierave dhe kishin 1,500 ushtarė tė truopave tė truopave tė rregullta greke dhe 800 vullnetarė, shqiptarė ortodoksė nga zona e Himarės. Nga ana tjetėr edhe unė nuk doja kursesi qė t'i armiqėsoja aq shumė shqiptarėt mysylmanė me ata tė krishterė, sa tė luftonin me njėri tjetrin. Megjithėse kėto ishin veēse dėshira tė mira, realizimi i tė cilave nuk varej gjithmonė vetėm nga unė. Njė grup vullnetarėsh i vendosur nė afėrsi tė Kuēit, mė ftoi tė merrja pjesė nė njė valle luftarake, ku do tė kėndonte vargjet e tij te bukura edhe njė ?bard?. Atje u gjenda pėrpara njė tė papriture! Nė dallim nga shqiptarėt e veriut, banori i jugut dhe i kėrcen kėngėt e veta luftarake, ndėrkohė qė kori i kėndon duke pėrsėritur shpesh edhe dhjetė herė tė njėjtėn fjalė derisa tė gjėnden kadenca dhe ritmi qė i shkojnė kėngės. I shoqėruar nga shtabi im, unė shkova drejt njė lėmi. Ku ishin valltarėt dhe pėrreth tyre dėgjuesit. U kėndua dhe u vallėzua njė valle e egėr dhe mbresėlėnėse, por edhe e brishtė dhe e zhdėrvjellėt. Lord Bajronin dhe shumė udhėtarė tė huaj qė vizituan Shqipėrinė nga fillimi i shekullit 19-tė mbetėn tė habitur nga mania e shqiptarėve tė Jugut pėr tė vallėzuar. Dhe me tė vėrtetė, deri para 50 vjetėsh shqiptari i Jugut vallėzonte me zjarr nė ēdo rast qė i paraqitej. Unė dėgjova me vėmendje, por nuk kuptova asnjė fjalė, sepse pėrsėritjet mė ngatėrronin keqas. Sė fundi poeti erdhi vetė tek unė dhe mė tregoi fjalėt e kėngės. Me formė tė kėndshme, me qellim tė mirė, por me pėrmbajtje skandaloze! Ishte njė himn pėr personin tim, pėrshkruante mbrritjen time nė Kuē, heroizmat (lavdi Zotit kėtu ishte pėrdorur shumėsi) qė ne kishim ndėrmėd tė bėnim dhe pėrfundonte me njė dithiramb pėr mua dhe libelė pėr grekėt. Unė falenderova, i dhurova diēka poetit dhe u largova. Disa ditė mė vonė sollėn nė Kuē gjashtė djem tė rinj nga Qeparoi (fshat ortodoks pranė Himarės), tė zėnė rob nė njė greminė tė Qafė Mbretit. Atat ishin njė njėsi zbulimi e dėrguar aty nga komanda greke, pėr tė hetuar lėvizjet dhe numrin e forcave tona. Ata ishin shqipatrė (nuk flisnin asnjė fjalė greqisht), ndaj edhe unė duhej tė bėja kujdes pėr sot, por edhe pėr mot. I dėrgova atėhere tė rrinin te disa njerėz nė Vlorė dhe Gjirokastėr, tė cilėt ata vetė mė thanė se i kanė miq dhe tė njohur. Ndėrkaq i shkrova edhe njė letėr komandantit tė trupave greke nė Himarė , kolonel Spiro Spiromilos (Milaj), i cili, fare pa u trazuar, i kish dhėnė vetes titullin udhėheqės i Himarės (Archegos tis Himaros). Unė e njihja shumė mirė atė vetė dhe farefisin e tij qė jetonte ende nė Himarė; mund tė them, madje, se kisha miqesi me ta. Ne na ndanin vetėm pikpamjet politike dhe kėtu ishim kundėrshtarė. Andej nacionalistė grekė, tė cilėt nga fanatizmi fetar dhe prapambetja politike, pėrpiqeshin me tė gjitha mėnyrat, ta bashkonin Himarėn me Greqinė, kėtej njė nacionalist shqiptar, por njėherėsh edhe ithtar besnik i parimit shtėror osman. Megjitatė, unė kisha respekt pėr kėtė familje; ajo shquhej pėr karakter, besnikėri ndaj miqve, trimėri dhe qėndrueshmėri. Qė letra ime nė kėto rrethana, nuk mund tė kish asnjė ndikim, kėtė e dija mirė. Sidoqoftė, unė shkrova se shqiptarėt e krishterė apo myslimanė janė vėllezėr, pėrmenda prejardhjen shqiptare tė shtėpisė sė tij dhe iu luta tė mos shkaktonte gjakderdhje midis popullsisė sė tė njėjtit vėnd, se ndryshe ne do tė sulmojmė. Natyrisht qė nuk morra asnjė pėrgjigje, dhe nė vėnd tė saj, njė repart i fortė kreto-himariot sulmoi Qafėn. Ne i zmbrapsėm ata pa ndonjė mundim. Por pas kėsaj ndodhie unė nuk mund t?i pėrmbaja mė njerėzit e mi, tė cilėt e kishin humbur durimin nga shiu i stėrgjatur (natėn temperaura nė ēadrėn time zbriste nė zero), dhe mėngjesin e 26 tetorit, ne sulmuan fshatin Kudhės (Perivol) tė pushtuar nga trupat gerke. Nė tė njėjtėn kohė u sulėn kundėr grekėve edhe tė gjitha postat e pėrparuara tė vijės rrethuese nga Fterra deri nė Llogara. Sulmi e zuri kundėrshtarin nė befasi, grekėt u tėrhoqėn nga shpati perėndimor i vargmalit tė Ēikės dhe ne e morrėm Kudhėsin, i cili nė ēast, u plaēkit dhe pjesėrisht u shkatėrrua. Por nė kishėn e fshatit ishin ngujuar 20-30 kretas dhe po bėnin qėndresė tė fortė. Atėhere unė pashė 15-18 vjeēarėt e mi, tė cilėt sapo i kisha bėrė me pushkė, tė dalin pėrpara, dhe tė ngjeshur pas mureve, tė hidhnin njė bidon vajguri pas derės sė kishės dhe ti vėnė asaj zjarrin. Gjithė aksioni nuk zgjati mė shumė se dhjetė minuta dhe tanime ata ishin brėnda nė kishė, ku zunė robėr edhe disa nga kretasit... EQREM BEJ VLORA , KUJTIME
Vėllimi II 1912- 1925
p. 197 ... Mė 28 Prill tė vitit 1928 nė Shqipėri erdhi Komisioni i Kufijve, i paraparė nga Konferenca e Ambasadorėve (mbėshtetur nė Protokollin e Firences). ...Por mė 27 Gusht (gjatė njė inspektimi rutinė) rrugės nga Janina nė Gjirokastėr, makina e pėrfaqėsuesit italian, njėkohėsisht edhe kryetar i Komisionit, u ndal pranė Zhepės dhe gjeneral Telini, njė mjek Ushtarak, adjutanti i gjeneralit, shoferi dhe pėrkthyesi shqiptar vriten nė tokė greke nga njė bandė vrasėsish. Propaganda greke akuzoi sakaq e nė mėnyrė qesharake, shqiptarėt pėr kėtė vrasje. Por dielli nuk mbulohet me shoshė, thotė njė fjalė e urtė shqiptare. Brenda disa ditėsh u bėnė tė njohur emrat e organizatorėve dhe tė nxitėsve tė kėsaj vrasjeje. Dhe doli e qartė qė grekėt e vranė kėtė njeri tė ēiltėr dhe fisnik qė mbėshteste mėtimet e drejta tė shqiptarėve, sepse ai nuk dehsi t'u nėnshtrohej kėrkesave tė tyre arrogante. Por kjo vepėr gjakatare u kthye mė vonė nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare * *Pėr zbulimin e kėtij komploti meritė tė madhe pati komandanti i atėhershėm i xhandarmėrisė nė Gjirokastėr, kapiten Koēo Muka (nga Vunoi i Himarės). Kėtė grekėt nuk ia falėn atij kurrė dhe kur mė 1924 (bashkė me anėtare tė tjerė tė Partisė ku bėnte pjesė ) ai u arratis nė Greqi, ata e pėrndoqėn vazhdimisht, e internuan dhe mė nė fund, e dėbuan fare nga vėndi. P.211-212 (ku flitet pėr atentatin ndaj Zogut nė Parlament mė 23 Shkurt 1924). ...Ndaj brofa nė kėmbė i pėshpėrita nė vesh peshkopit shakaxhi ?bėfshi qejf? dhe nxitova drejt lozhės sė dėgjuesve, ku po rrinte njė miku im i partisė, doktor Somonidhi nga Vunoi i Himarės**. E ndihmova atė tė kaptonte parmakėt e lozhės dhe e ēova tek Ahmet Zogu pėr t?i parė plagėt. Zogu nė fillim nuk i besoi dhe nuk desshi ta linte kėtė tė panjohur ta vizitonte, por pastaj, kur unė e sigurova se mjeku ėshtė i besueshėm, nuk kundėrshtoi mė. ** Lidhur me doktor Simonidhin ma ka qejfi tė bėj disa vėrejtje tė cilat pasqyrojnė qartazi se si klasa e mesme e ndryshon karakterin dhe botkuptimin. Dikur shqiptari njihej pėr besnikėrinė dhe botkuptimin e tij, qė kishte po tė hante, qoftė edhe njė copė bukė. Por me sa duket me kalimin e kohės, kėto virtute tė vjetra, por tė bukura, nuk u ruajtėn. Doktor Simonidhi, i cili e gjeti rrugėn pėr te Zogu vetėm falė ndėrmjetėsimit dhe dorėzanimit tim, mė vonė, kur me hirin e Zogut, u zgjodh deputet, jo se u bė armik i hapur, por ama njė intrigant i vogėl kundėr meje. Kolegu i tij zgjedhor, Sadik Saska, tė cilin unė ia paraqita dhe ia rekomandova nxektėsiht Zogut dhe mė vonė e parapėlqeva para gjithė agallarėve tė Vlorės, u bashkua mė 1927 (pasi e kish arritur pozitėn qė donte) me dr. Simonidhin. Por atij njeriu me padituri tė rrallė, nė ndryshim nga mjeku, edhe mund t'ja falje kėtė sjellje. Thuhej mėtej, se vetė Zogu i nxiste ata, tė cilėt bejlerė tė tjerė ia kishin rekomanduar si besnikė, qė t'u kthenin kurrizin mirėbėrėsve tė tyre. Do tė doja tė mos e besoja kėtė, sepse Zogu vetė u mbeti gjithmonė besnik miqve tė tij.
EQEREM BEJ VLORA, KUJTIME _________________
|
|  | | | Fragmente nga libri "Kujtime" i Eqrem Bej Vlorės. | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
Powerd by phpBB.com © www.peqini.com
|