Bjellorusi Shqiperi Formacioni

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Bjellorusinë, me të cilën do të diskutojnë dhe vendin e dytë në grupin D. Pas mungesave të deklaruara, pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë.

Në provën e fundit, trajneri Mustedanagic ka provuar dhe formacionin që pritet të jetë në fushë ditën e martë që nga minuta e parë.

Porta do t’i besohet sërish veteranit Arjan Beqaj, ndërkohë që mungesën e Canës pritet ta mbulojë Admir Teli.

Mesa duket shkodrani ka fituar duelin me bashkëqytetarin e tij Elvin Beqiri për të qenë në formacionin e parë.

Në pjesën tjetër të këtij reparti do të jenë Vangjeli, Dallku dhe Agolli.

Mesfusha do të jetë e mbipopulluar, Lila, Lika, Bulku Duro dhe Skela.

Kapiteni mund të jetë pak më i avancuar dhe pritet të ndihmojë Salihin në gjetjen e golit, sulmuesi i vetëm i Shqipërisë në këtë sfidë.

Jo vetëm kombëtarja shqiptare përballet me probleme me formacionin e saj. Lajmet nga kampi bjellorus janë të mira për kombëtaren kuqezi pasi edhe vendasit në përballjen e mbrëmjes së sotme, hasin mungesa në sulm si dhe  me disa lojtarë jashtë forme. Në fakt formën e dobët të kombëtares së Bjellorusisë e përforcon më shumë edhe barazimi 0-0 me Luksemburgun, ndeshje e luajtur ditën e premte, të njëjtën ditë kur Shqipëria barazoi 1-1 me Bosnjen në “Qemal Stafa”.

Mësohet se sulmuesi kryesor bjellorus, Kornilenko nuk do të luajtë përballë Shqipërisë për shkak të kartonave të marrë në ndeshjen ndaj Lukesmburgut, ndërsa mund të rikthehet edhe ylli i kësaj skuadre, Aleksandër Hleb, që gjithësesi ndodhet jashtë forme.

Historiku i përballjeve mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë nuk është shumë pozitiv për kombëtaren tonë, në dy ndeshje kemi marrë një barazim 2-2 në Minsk dhe një humbje 2-4 në Tiranë.

Leave a Comment

%d bloggers like this: