PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Xhamia e dytė (KUDSI)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TaPa
Staf
Staf


Gender:Male
Anėtarėsuar : 05 Aug 2007
Mesazhe : 1771
Vendndodhja : Kuala Peqin ( Malaysia)
Puna /hobi : Gym Instructor

MesazhTitulli: Xhamia e dytė (KUDSI)   Tue Sep 18, 2007 5:18 am

Hamdi NUHIJU


Nė historinė njerėzore janė zhvilluar shumė procese tė rėndėsishme dhe transformime qė kanė ndodhur nė dobi dhe nė dėm tė njerėzimit. Ndarja e shoqėrisė nėpėr klasa , nė tė pasur dhe tė varfur , sistemet politike dhe ekonomike , konceptet shoqėrore , degradimi moral , sfidat dhe pėrballjet me to , aspekte tė religjioneve tė ndryshme etj ; janė vetėmse njė kolorit ngjarjesh qė kanė ndodhur nė rruzullin tokėsor. Ngjarjet e rėndėsishme pėrshkruhen me mall dhe mallėngjim nga ana e miliona njerėzve nė rruzullin tokėsor.
Antipoda e gjitha anti-vlerave tė dikurshme dhe vlerave qė sot njihet nėpėr botė ėshtė ndėrthurur dhe e lidhur me Krijuesin e Botrave i cili nė asnjė periudhė historike nuk e la njerėzimin nė humnerė dhe krize psikologjiko- morale. Pėr tė ripėrtrirė besimin nė All-llahun Njė dhe pėr tė nxitur njerėzit pėr ndjekjen e rrugės sė drejtė , All-llahu xh.sh. ka dėrguar shumė Pejgamberė qė nga Ademi a.s. e deri te Muhammedi a.s. Misionet polidimenzionale tė kėtyre Pejgamberėve tė All-llahut janė realizuar me njė mbykqyrje direkte nga ana e tė Gjithėfuqishmit. Bartja e mesazhit tė monoteizmit ka qenė njėra prej barrierave tė kėtyre Pejgamberėve qė kanė sakrifikuar shumė pėr tė arritur deri te caku final. Vlera e tyre nuk mund tė krahasohet me asnjė vlerė tjetėr nė botė e rrumbullaksuar si e mirė dhe sintetike. Morali i tyre ishte nė piedestalin mė tė lartė , ndėrkaq ndėrthurja e kodekseve etike nė rruzullin tokėsor ishte parim i tyre jetikė...
Populli mė problematik nė rruzullin tokėsor Beni Izraelitėt kishin edhe numrin mė tė madh tė Pejgamberėve tė All-llahut xh.sh. Ndryshimet nė shoqėrinė njerėzore bėhen duke influencuar forca tė dukshme dhe tė padukshme , Krijuesi i botrave shpalli shumė mrekulli nė rruzullin tokėsor duke i mundėsuar njerėzve qė t`i binden njėshmėrisė sė Tij e jo tė heshtin dhe tė vazhdojnė rrugėn e tyre drejtė ujėrave tė pafundme tė djallit. Ftesės sė Pejgamberėve tė All-llahut qė bėnė thirrjen e Zotit nė rruzullin tokėsor , iu pėrgjigjėn disa njerėz qė ishin tė persekutuar dhe blasfemuar nga ana e sistemeve tė ndryshme politike dhe ekonomike tė atyre kohėrave. Por , esenca e thirrjes nė Monoteizmin nuk ishte e anashkaluar nga ana e zemrave tė devotshme , nevoja e organizimit tė tyre ishte primare dhe esenca e cdo gjeneze ideologjike u pėrbirua thellė nėn analet e logjikės sė qetėsisė shpirtėrore. Egoja , shfrenimi moral dhe dukuritė e stėrmbushura negative kishin pushtuar rruzullin tokėsor. Koncepti i turpit njejtė si nė shekullin qė po jetojmė edhe nė ato kohėra ishte ngulitur thellė nėn dheun e stėrmbushur me eshtra fėmijėsh femra tė varrosura pėr sė gjalli. Padrejtėsia ishte dukuri e ngjizur pėr cdo konkluzioni normativ. Tė Dėrguarit e All-llahut ishin pishtar dhe bartės tė thirrjes nė tė kundėrtėn e kėtyre vetive qė kishin ngjyrosur globin nė tėrėsi me ngjyrė tė zezė. Shpirti pesimist i nėnave u mbush me realitetin e vullnetit se Ai , Krijuesi i Botrave do tė gjenė zgjidhje dhe prehje pėr to. Xhamia e parė e ndėrtuar nė rruzullin tokėsor , ajo e Mekkes ishte e mbushur me idhuj tė panumėrt tė ideologjisė sė sherrit. Sytė dhe zemrat e besimtarėve duhet tė sjelleshin nė njė drejtim ku do tė ndjeheshin tė lirė. Njė kahje , ose drejtim dhe orientim ishte i domosdoshėm pėr tė realizuar ritet fetare siē ishin falja e namazit dhe riteve tjera qė me kohė u shpallėn nėpėr librat e tė Gjithėdijshmit. Xhamia e dytė nė rruzullin tokėsor e ndėrtuar ėshtė Xhamia Aksa nė Jerusalemin e sotėm. Na ėshtė e njohur rrethana ku pėrshkruan udhėtimin e Pejgamberit tė Fundit Muhammedit a.s. pėr nė Sidretul Munteha. Udhėtim ku na bėhet farz falja e namazit nė pesė kohėt e tij. Lidhja e shpirtit dhe zemrave tona me Xhaminė Aksa na bėnė qė tė logjikojmė disa rrethana tė rėndėsishme. Po fillojmė tė bėjmė njė komparacion ndėrmjet kibles sė parė tė muslimanėve dhe asaj tė dytės...
1. Nė kohėn kur Qabeja ishte e mbushur me idhuj dhe e okupuar nga ana e mushrikėve , All-llahu xh.sh. bėri kible pėr muslimanėt Xhaminė Aksa...
2. Xhamia Aksa ėshtė e okupuar dhe e rrethuar nga ana e terroristėve izraelit , ndėrkaq kible e kemi Qaben e All-llahut.
Kėtyre dy supozimeve nuk dua t`i vėndoj ngjyrė fetare ( pėr tė cilėn gjė nuk kam kompetencė) , por dua tė cekė vlerėn e dy xhamive e nė tė cilėn gjė kam tė drejtė edhe unė t`i thurrė disa fjali...
Muslimanėt gjatė kohės sė Mesjetės dhe pak mė vonė kishin nė dorė gati se gjysmėn e botės. Kishin arritur edhe nė Portugalinė dhe Spanjėn e Largėt pushtimet islame me drejtėsi...( Ashtu siē i tha Omer Ibėn Abdulazizi mėkėmbėsit tė tij :" Ndėrtoi muret e qytetit me drejtėsi..")
Kur muslimanėt kishin nė dorė Spanjėn , bota europiane dhe kishtare kishte pushtuar Xhaminė e Shenjtė duke organizuar ekspedita ushtarake qė nė historinė e njerėzimit njihen si luftėra tė Kryqėzatave.. . Bota e krishter e asaj kohe kishte orientuar sytė drejtė pushtimit tė qendrės sė muslimanėve qė gjendjej nė Spanjė dhe kishin harruar Xhaminė Aksa. Mėshira e All-llahut xh.sh. ėshtė e gjėrė dhe pėrfshinė cdo periudhė historike. Salahudin Ejjubi i ndėgjoi planet e botės krishtere pėr pushtimin e Spanjės , por atij nuk po i intereson Spanja e cila gjendet nė duart e muslimanėve por , Kudsi , Xhamia e Shenjtė Islame e pushtuar nga ana e kryqtarėve. Ai organizon forcat e veta dhe ēliron Kudsin. Bota perėndimore filloi qė tė ndryshoj mendje pėr pushtim nė Spanjė dhe u orientuan kah Kudsi tashmė i cliruar...
Vlera e Xhamisė sė Kudsit ėshtė mė e madhe se gjysma e botės o musliman. Mos tė harrojmė aktin dhe porosinė e Salahudin Ejjubit , por tė mėsojmė nga ai veprim dhe tė edukohemi nė atė frymė. Pėr nga vlera nė Islam Xhamia e Kudsit ėshtė e treta me rradhė , ndėrkaq pjesė e ritualit tė Haxhxhit ėshtė vizita e Qabes sė All-llahut , vizita e Xhamisė sė Pejgamberit a.s. dhe rituale tjera , ku si pjesė e kėtij rituali duhet tė jetė edhe vizita e Xhamisė Aksa nė Jerusalem. I dashuri Haxhi , ndėgjo zemrėn se tė thėrret , nėse vendos tė shkosh nė Haxhxh pėr tė dytėn herė , tretėn ose tė katėrtėn , tė lutem shko njėherė nė Haxhxh dhe ndihma jote muslimanėve tė Palestinės tė jetė ndihma e parė , e dytė , e tretė dhe e katėrt...
O All-llah i Gjithėfuqishėm le tė jetė ky Ramazani i fundit ku Toka e Palestinės bashkė me tė edhe Xhamia Aksa , tė gjendet nė duart e terroristave izraelit...Amin
_________________
Blowing out the other person's candel will not make yours shine any brighter...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Xhamia e dytė (KUDSI)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Besimet fetare-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com