PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
 

Thesari i vėrtetė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2515
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Thesari i vėrtetė   Mon Nov 03, 2008 12:01 pm

"Unė shkova qė tė vidhja tek ai, por rezultoi qė ai rrėmbeu zemrėn time".

Njė
hajdut u ngjit nė murin e shtėpisė sė Malik Bin Dinar dhe lehtėsisht
depėrtoi brenda nė dhomėn e tij. Nė momentin kur u gjend brenda
shtėpisė, vjedhėsi qe zhgėnjyer duke mos gjetur asgjė pėr tė vjedhur.
Maliku ishte i zėnė duke e kryer namazin. Duke kuptuar se nuk ishte
vetėm, ai e shpejtoi faljen dhe u kthye pėr tė parė fytyrėn e hajdutit.
Duke mos shfaqur kurfar stresi apo shqetėsim, Maliku qetėsisht e
pėrshėndeti me selam dhe i tha, "Im vėlla, Allahu tė faltė. Ti hyre nė
shtėpinė time dhe nuk gjete asgjė me vlerė pėr tė vjedhur, andaj unė
nuk do tė tė lejoj tė largohesh nga kėtu pa marr diq tė vlefshme pėr tė
pėrfituar nga ajo."

Ai hyri nė dhomėn tjetėr dhe u kthye prapa
me njė ibrik tė mbushur me ujė. Shikoi drejt syve tė hajdutit dhe tha,
"Merr abdes dhe bej dy rekate namaz, dhe nėse e bėn kėtė, do tė
largohesh nga shtėpia ime me njė thesar edhe mė tė vlefshėm nga ai pėr
tė cilin kishe patur pėr qėllim ta vidhje nė shtėpinė time".

I pėrulur nga sjellja dhe fjalėt e Malikut, hajduti tha, "Po, nė tė vėrtetė ėshtė njė ofertė fisnike".

Pasi
morri abdes dhe pasi kreu dy rekate namaz, hajduti tha, "O Malik, a do
tė tė pengoja nėse qėndroj edhe pėr pak kohė, ngase dua tė qėndroj pak
mė gjatė qė t'i kryej edhe dy rekate tjera namaz?"

Maliku tha, "Qėndro pėr aq gjatė sa Allahu ngrit pėr ty numrin e rekateve qė ti kryesh tani. "

Hajduti
kaloi tėrė natėn nė shtėpinė e Malikut. Ai vazhdoi tė bėj namaz deri nė
mengjes. Pastaj Maliku i tha, "Ik nga kėtu dhe bėhu i mirė."

Por
nė vend qė tė largohet, hajduti tha, " A do tė tė pengojė nėse qėndroj
me ty kėtu sot, ngase kam bėrė nijet pėr tė agjėruar?"

"Qėndro pėr aq gjatė sa dėshiron," I tha Maliku.

Hajduti
pėrfundoi sė qėndruari pėr disa ditė, duke bėrė namaz deri nė orėt e
vona tė netėve dhe duke agjėruar ditėn. Dhe kur mė nė fund vendosi tė
largohet, hajduti tha, "O Malik, unė kam marr njė vendim tė qėndrueshėm
qė tė pendohem pėr mėkatet e mia dhe pėr mėnyrėn e jetės sime tė
pėrparme."

Maliku tha, "Kjo ėshtė nė Dorė tė Allahut."

Njeriu
pėrmirėsoi mėnyrėn e jetės sė tij dhe filloi tė ndjek njė jetė tė
drejtė dhe plotė dėgjueshmėri ndaj Allahut. Mė vonė, ai takoi njė
hajdut tjetėr I cili e pyeti, "A e gjete thesarin tėnd?"

Ai iu
pėrgjigj, "Im vėlla, atė cka gjeta ishte Malik Bin Dinar. Unė shkova qė
tė vidhja tek ai, por rezultoi qė ai rrėmbeu zemrėn time. Nė tė
vėrtetė, unė jam penduar tek Allahu, dhe do tė mbes tek dera (e
Mėshirės dhe Faljes sė Tij) derisa tė arrij dėgjueshmėri tė plotė ndaj
tij, tė njė robi tė dashur."

(Al-Mawaa'idh wal-Majaalis: 85)



Nga "histori tė pendimit' publikuar nė Darussalam Pėrktheu: Visar Korenica

Nga Mesazhi.com
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Thesari i vėrtetė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Besimet fetare-
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com