PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
 

biografi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
zejd.peqin
Anetar i ri
Anetar i ri


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 30 Sep 2008
Mesazhe : 15
Vendndodhja : peqin
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: biografi   Tue Sep 30, 2008 10:25 am

sheikh albani


Ai ėshtė Muhamed Nasirud-Din Ibn Nuh Ibn Adem Ibn en-Nexhati. Ai u lind nė Shkodėr, asokohe kryeqytet i Shqipėrisė, nė vitin 1332/1914. Ishte muhadith (dijetar i hadithit), fekih (dijetar i jurisprudencės) dhe thirrės nė Librin dhe Sunetin, dhe ishte nė metodologjinė e Selefus-Salih-it, shkrimtar i saktė e Dijetar i aftė pėr tė dhėnė fetva. Babai i tij, Haxhi Nuhu ishte prej dijetarėve mė tė mėdhenjė Hanefi nė vendin e tij. Me ardhjen e regjimit sekularist tė Ahmed Zogut nė pushtet, Haxhi Nuhu migroi me tė gjithė fėmijėt e tij, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Muhamed Nasirud-Din. Ai u shpėrngul pėr hir tė fesė sė tij nė tokėn e Shamit pėr shkak tė asaj qė ishte pėrmendur nė lidhje me tė prej virtyteve dhe cilėsive tė shquara nė Sunetin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Nė kėtė vend edhe u vendos. Pas pėrafėrsisht pesėmbėdhjetė vitesh, Shejhu migroi nė ‘Aman, kryeqytetin e Jordanisė. Dhe aty jetoi deri nė fund tė jetės sė tij, si njė Dijetar, mėsues, fekih (jurist) dhe edukator.


Ai i mori studimet e tija bazike nė Damask, kryeqyteti i Sirisė, qė ishte njė strehė e diturisė sė gjeneratave tė kaluara. Ai mėsoi nga njė numėr Dijetarėsh dhe njerėzve tė diturisė, siē ishte babai i tij, Haxhi Nuhu, Shejh Se’id el-Burhani dhe tė tjerė pėrveē kėtyre. Allahu i Madhėruar e bėri shkencėn e Hadithit Pejgamberik tė dashur pėr tė nė pjesėn e hershme tė jetės sė tij dhe gjatė rinisė sė tij. Dhe kjo ishte kur ai lexoi artikujt e Shejh Muhamed Rashid Ridasė nė revistėn el-Menar, nė pėrgenjėshtrimin e rrėfimeve tė pabaza qė Ebu Hamid el-Gazali (v.550h) i citoi nė librin e tij, Ihja’ ‘Ulmud-Din.


Ai pranoi njė ixhaze (letėr-lejim) nga Shejh Muhamed Ragib et-Tebak – historian dhe muhadith i Alepos – qė tė rrėfejė rrėfimet qė gjinden nė koleksionin e tij tė quajtur, el-Envarul-Xhalije fi Mukteseril-Ithbatil-Helebije. Kjo ishte kur ai pa talentin e tij tė jashtėzakonshėm, mendjeprehtėsinė, tė kuptuarit dhe mendjen e tij tė shkėlqyer, si dhe dėshirėn e tij tė flaktė pėr arritjen e shkencave Islame dhe diturisė sė Hadithit. Ai filloi tė shkruaj nė tė njėzetat e hershme tė tija. Kėshtu qė shkrimi i parė i tij qe ngritur mbi Fikh (jurisprudencė), njohjen e dėshmisė dhe fikhun krahasues, ishte libri, Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kubur Mesaxhid. Ky libėr qe botuar disa herė. Ndėrsa prej shkrimeve tė para tė tija nė lidhje me historinė dhe metodologjinė e hadithit ishte libri, er-Reudetun fi Tertib ue Tehrixh Mu’xhemit-Teberanijil-Kebir, dhe kjo ende mbetet nė formė tė pabotuar.


Ai qe ftuar nga drejtime tė ndryshme prej universiteteve Islamike dhe Instituteve tė edukimit dhe mėsimit, qė tė merr pozitė tė lartė nė to. Sidoqoftė, ai me respekt e arsyetoi veten pėr shkak tė aktiviteteve tė tija mėsimore. Ai qe caktuar mėsues nė Departamentin e hadithit Pejgamberik nė Universitetin Islamik tė Medines nė kohėn e hapjes sė tij. Ai qėndroi atje nė njė periudhė prej tri vitesh, duke filluar prej vitit 1381H. Nga ajo qė ndodhi si rezultat i tij ishte fillimi i njė ringjallje tė gjerė nė diturinė e hadithit, e cila u pėrhap duke arritur tė gjitha anėt e botės. Dhe kjo po ashtu gėzoi njė rishfaqje mbi nivelin konvencional kur universitetet i dhanė njė rėndėsi tė pėrgjithshme duke prezentuar qindra libra nė fushėn e specializimit tė hadithit. Kjo gėzoi rishfaqje si njė fushė e studimit kur njė numėr i madh i studentėve e pėrqendruan vėmendjen drejt studimit tė diturisė sė hadithit dhe specializuan nė tė. Dhe kishte tjetėr pėrveē kėsaj nga ajo qė ndodhi pas tij, pėrmes ndikimit tė tij. Dėshmia mė e madhe pėr kėtė ėshtė ajo se shumė libra tė hadihtit qenė kontrolluar, dhe shumė indekse qenė shkruar pėr hadith nga ajo qė praktikisht ishte e panjohur para tij. Pra ky ndikim i veēantė – pėr shkak tė madhėshtisė dhe dėlirėsisė sė vet – s’mund tė mohohet nga askush, madje as nga kundėrshtarėt e Shejhut tonė tė cilėt e kundėrshtojnė atė nė menhexhin (metodologjinė) e tij.


Dijetarėt mė tė mėdhenj tė epokės sonė e kanė lavdėruar atė, pyetur atė, pranuar atė, kanė dhėnė vendime pėr tė dhe i kanė shkruar atij. Nėse do t’i njehsonim ata – Allahu i ruajt tė gjallėt nga mesi i tyre dhe i mėshiroftė tė vdekurit prej tyre – nuk do tė mund t’i numėronim. Dhe nė krye tė tyre ėshtė Shejhu Fisnik, el-‘Allame ‘Abdul-‘Aziz Ibn ‘Abdullah Ibn Baz (v.1420H); pra ai respektohej dhe admirohej nga ai – mėshira e Allahut qoftė mbi ta. Studentėt e Shejhut, qoftė ata tė cilėt morėn dituri nga ai nė universitet, apo nė hallkat e tij tė studimit, ose thjesht nga tė lexuarit e shkrimeve tė tija – shumė prej tė cilave janė botuar – gjinden nė tė gjitha anėt e botės duke pėrhapur dituri autentike dhe duke thirrur nė menhexhin e pastėr me forcė dhe qėndrueshmėri.


Shejhu – rahimullahu te’ala – mbeti thirrės nė Allahun e Lartėsuar mbi besire (mendjehollėsi, depėrtim) gjatė tėrė jetės sė tij. Thirrja e tij qe bazuar mbi metodologjinė e et-Tesfije uet-Terbije (pastrim dhe edukim). Ajo qe ndėrtuar nė dituri dhe kultivim si njė mėsues bujar dhe edukator besnik.

Ai ua mėsoi tė tjerėve shumė gjėra me menhexhin, pozitėn, sjelljen, moralin dhe karakterin e lartė dhe zemrėn e butė.


Shejhu – rahimullahu te’ala – kishte shumė karakteristika tė lavdėrueshme, nga mė tė qartat dhe mė evidentet ishin: saktėsia e tij, serioziteti, zelli, kėmbėngulėsia dhe qėndrushmėria nė arritjen e tė sė vėrtetės dhe tė kthyerit nė pozitėn e duhur. Ai ishte durimtar ndaj vėshtirėsive qė erdhėn krahas diturisė dhe da’ues (thirrjes nė Islam), dhe ai i qėndroi vuajtjes nė atė rrugė, duke qenė i durueshėm dhe gjithherė duke shpresuar shpėrblimin. Prej gjėrave qė mė sė shumti e dallonin Shejhun nga vėllezėrit e tij nga mesi i dijetarėve ishte shėrbimi i tij ndaj Sunetit dhe njerėzve tė tij, dhe pėrgėnjeshtrimi qė ua bėnte devijantėve me sqarime tė qarta dhe anekdota nė lidhje me nivelet e tyre tė ndryshme.


Vėrtet Muslimanėt e drejtė nga e gjithė bota shkruajtėn pėr Shejhun – rahimehullah – me njė pranim tė madh dhe famė tė lartė ai qe prezentuar nė tė gjitha kėndet e botės, megjithėse ai nuk e kėrkoi atė, as qė shkoi tek ajo (fama). Mė saktė, ai largohej dhe pėrpiqej t’i ikte. Ai vazhdimisht thoshte, ‘Dėshira pėr t’u parė ia then shpinėn njeriut’. Nuk ka ndonjė prej krijesave tė Allahut, tė cilit Ai i dhuroi shkelqėsi e qė ai nuk ka qenė bujar nė ēfarėdo ēėshtje prej ēėshtjeve tė botės. Kėshtu qė dituria e tij ishte mjeti i tij ndėrsa durimi i tij ishte parimi udhėzues. Ai u bė i dalluar pėr shkak tė meritave tė tija, durimit kėmbėngulės, punės sė vyer, madhėshtisė dhe inteligjencės. Shejhu – rahimehullah – asnjėherė nuk u ndal nga tė kėrkuarit e diturisė, durimin nė tė shkruar, duke e arritur atė me zell derisa i bėri tetėdhjetė e gjashtė vite nė moshė. Ai nuk pushoi sė shkruari dhe kontrolluari deri nė dy muajt e fundit tė jetės sė tij, pėr shkak tė humbjes sė forcės – pėrkundėr zemrės sė tij qė ende ishte e ngjitur ndaj kėsaj – derisa shkoi qė ta takojė Allahun e Madhėruar pak para perėndimit tė diellit tė Shtunėn, tetė ditė tė mbetura nga Xhumadel-Ahire tė vitit 1420, qė korrespondon me 10/02/1999p.e.s.


Vėrtet, njerėzit e falėn gjenazen e Shejhut nė mbrėmje tė sė njėjtes ditė nė tė cilėn ai vdiq; ata ishin mbi pesėmijė veta. Pėrkundėr kėsaj, pėrgatitja e tij, namazi dhe varrimi u kryen nė kohėn mė tė shkurtė qė qe e mundur, nė pėrputhje me testamentin e tij nė tė cilin ai theksoi pajtueshmėrinė me Sunetin e Pejgamberit dhe zbatimin e tij. Vėrtet, Dijetarėt, studentėt dhe njerėzit e rėndomtė qenė prekur nga vdekja e tij. Kėshtu qė ai qe pėrmendur dhe lavdėruar nga njerėzit e dalluar tė diturisė me arritjen nė vendin e vdekjes sė tij; prej tyre qenė eminenca e tij, Shejh ‘Abdul-‘Aziz Ibn ‘Abdullah alush-Shejh – Muftia i madh i Mbretėrisė sė Arabisė Saudite – dhe Shejhu Bujar Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin, si dhe Shejh ‘Abdullah Ibn Xhibrini dhe Shejh Salih Ibn “Abdul-‘Abdul-‘Aziz Ibn Muhamed alush-Shejh dhe tė tjerė pėrveē kėtyre.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
zejd.peqin
Anetar i ri
Anetar i ri


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 30 Sep 2008
Mesazhe : 15
Vendndodhja : peqin
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: biografi   Tue Sep 30, 2008 10:28 am

sheikh feuzani


Ai ėshtė Shejhu bujar Dr. Salih ibn Feuzan ibn Abdullah nga familja e Feuzanit nga njerėzit/fisi i esh-Shemasije.


Ai u lind mė 1354 P.H./1933 p.e.s. I ati i tij vdiq derisa ai ishte i ri, kėshtu qė ai u edukua nga familja e tij. Ai mėsoi Kur’anin Fisnik, bazat e leximit dhe shkrimit me imamin e mesxhidit tė qytetit, i cili ishte njė recitues shumė i mirė. Ai ishte Shejhu bujar Hamud ibn Sulejman et-Telal, i cili mė vonė qe bėrė gjyqtar nė qytetin Darija (jo nė qytetin Darija nė Rijad) nė regjionin e Kasimit.


Mė vonė ai studjoi nė shkollėn shtetėrore kur ajo u hapė nė esh-Shemasije nė vitin 1369 P.H./1948 p.e.s. Ai i pėrfundoi studimet nė shkollėn Fesalije nė Burejde nė vitin 1371 P.H./1950 p.e.s. dhe pas kėsaj qe emėruar mėsues nė njė shkollė tė tė miturve. Ai pastaj iu bashkangjit institutit edukativ nė Burejde kur ai u hapė nė vitin 1373 P.H./1952 p.e.s., dhe diplomoi aty nė vitin 1377 P.H./1956 p.e.s. Ai gjithashtu u anėtarėsua nė Fakultetin e (nė Universitetin e Imam Muhamed) Rijadit dhe diplomoi nė vitin 1381 P.H./1960 p.e.s. Qė andej e tutje, ai fitoi gradė Shkencore nė fikh (jurisprudencė), e mė vonė edhe Doktoratėn nė fakultetin e njėjtė, gjithashtu nė specializimin e fikhut.


Pas diplomimit nė Fakultet, ai qe caktuar mėsues pėrbrenda institutit edukativ nė Rijad, pastaj u transferua pėr tė dhėnė mėsim nė Fakultetin e Sheriatit. Mė vonė, ai u transferua nė Departamentin e Studimeve tė Larta pėrbrenda Fakultetit tė Parimeve tė Fesė (usul ed-din). Ai qe transferuar pėr tė dhėnė mėsim edhe nė Gjyqin Suprem tė Drejtėsisė ku u emėrua pėr kryetar. Ai pastaj u kthy qė tė japė mėsim atje pasi qė pėrfundoi periudha e kryesisė sė tij. Pas kėsaj, ai qe bėrė anėtar i Komitetit tė Pėrhershėm pėr Hulumtime Islamike dhe Fetva, ku edhe vazhdoi deri nė ditėt e sotme.


Shejhu bujar ėshtė anėtar i Kėshillit tė Dijetarėve tė Mėdhenj, anėtar i Komitetit tė Fikhut nė Meke (pjesė e er-Rabiteh), dhe anėtar i Komitetit pėr Mbikqyrjen e Thirrėsve (du’at) nė Haxh, derisa gjithashtu duke kryesuar anėtarėsinė e Komitetit tė Pėrhershėm pėr Hulumtime Islamike dhe Fetva. Ai gjiashtu ėshtė imam, hatib dhe mėsues nė mesxhidin Princ Mutib Abdul Aziz nė el-Melzer.


Ai merr pjesė nė pėrgjigjen ndaj pyetjeve nė radio-programin “Nurun ‘eled-Derb”, siē merr pjesė gjithashtu edhe nė kontribuimin e botimeve pėr hulumtime Islamike pranė Kėshillit pėr Hulumtime (Islamike), Studime, Punime Diplomike dhe Fetva tė cilat pastaj sistemohen dhe botohen. Shejhu bujar gjithashtu merr pjesė nė mbikqyrjen e njė numri tė punimeve diplomike nė nivelin e Gradės Shkencore dhe nivelin e Doktoratės.


Ai ka njė numėr tė konsiderueshėm tė studentėve tė cilėt i frekuentojnė mbledhitė dhe leksionet e rregullta tė tij.


Ai vetė ka studiuar nėn mbikqyrjen e njė numri dijetarėsh dhe juristėsh tė mirėnjohur. Mė tė spikaturit prej tyre ishin:


Shejhu bujar Abdula Aziz ibn Baz (rahimehullah);

Shejhu bujar Abdullah ibn Humejd (rahimehullah);

Shejhu bujar Muhamed el-Emin esh-Shankiti (rahimehullah);

Shejhu bujar Abdur-Rezak Afifi (rahimehulla);

Shejhu bujar Salih ibn Abdur-Rahman es-Sukejti;

Shejhu bujar Salih Ibn Ibrahimel-Bulejhi;

Shejhu bujar Muhamed Ibn Subejjel;

Shejhu bujar Abdullah Ibn Salih el-Khulejfi;

Shejhu bujar Ibrahim Ibn Ubejd el-Abd el-Muhsin;

Shejhu bujar Salih el-Ali en-Nesir,


Ai gjithashtu studjoi nėn mbikqyrjen e njė numri dijetarėsh nga Universiteti el-Ez’her (Egjipt) dhe specializoi nė hadith, tefsir (komentim tė Kur’anit) dhe gjuhė Arabe.


Ai ka luajtur njė rol tė madh nė thirrjen nė Allahun, dhėnien e Fetvave, hutbeve dhe pėrgėnjeshtrimeve tė mirinformuara.


Numri i librave tė tija ėshtė i madh, sidoqoftė, kėto qė pasojnė janė vetėm njė sasi e vogėl ku pėrfshihen: Sherh el-Akidetul Uesitie, el-irshad iles-Sahihil-Itikad, el-Mulekhes el-Fikhi, Ushqimet dhe Vendimet nė lidhje me Prerjen dhe Gjuetinė, e cila njėherit ėshtė pjesė e Doktoratės sė tij. Ato gjithashtu pėrfshijnė et-Tahkikat el-Merdije nė trashigimi e cila ėshtė pjesė e gradės sė tij Shkencore. Titujt e mėtutjeshėm pėrfshijnė Vendime qė kanė tė bėjnė me Besimtaren, dhe pėrgėnjeshtrimin e librit tė Jusuf Karadauit el-Hallall uel-Haram.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2515
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: biografi   Wed Oct 01, 2008 12:05 pm

al -Albani ka qen njeri me shuuuuuume kapacitet...
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
zejd.peqin
Anetar i ri
Anetar i ri


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 30 Sep 2008
Mesazhe : 15
Vendndodhja : peqin
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: biografi   Wed Oct 01, 2008 6:03 pm


el-Hasan el-Basri
Dr. Arafat K. el-Ashi





el-Hasan el-Basri, udhėheqėsi i mxėnėsve tė shoqėruesve tė pejgamberit, qe i biri i Jeser dhe robi i Zejd Ibn Thabit el-Ensarit. Nėna e tij, Ummul Hasan, ishte robėreshė e Ummu Selemes, bashkėshortes sė pejgamberit, paqja qoftė mbi tė. Pra, ai qe lindur nė shtėpinė e pejgamberit, dhe zotėriu i babait tė tij qe njė shkrues i famshėm, i cili shėnoi shpalljen hyjnore pėr pejgamberin e pashkolluar.


Jaser, babai i el-Hasanit, ishte zėnė rob nė Misan mes Basrės dhe Uesitit nė Irak. Ai jetoi nė Medine, ku edhe u lirua nga robėria. Pastaj ai u martua dy vjetė para pėrfundimit tė hilafetit tė Uthmanit. el-Hasan u lind nė Uadi el-Kura. Njė tjetėr transmetim thotė qė Ummul Hasan ishte zėnė rob lufte kur ajo ishte shtatėzėnė. Ajo e lindi el-Hasanin nė Medine. Ajo qė ėshtė e sigurt, ndėrkaq, ėshtė se el-Hasan qe biri i dy ish-robėrve.


Muhamed Ibn Selem thotė qė Ummu Seleme dėrgonte Ummul Hasanin pėr ta kryer ndonjė punė pėr tė. el-Hasan qante kur nėna e tij mungonte, kėshtu qė Ummu Seleme i dha gji atij pėr njė kohė. Ajo poashtu ua tregonte atė shoqėruesve tė pejgamberit, paqja qoftė mbi tė, ndėrsa ai ishte ende i ri. Ata luteshin pėr tė. Njė herė e njė kohė Umer Ibn el-Hatab tha:"O Zot! Jepi atij dituri dhe bėje atė tė dashur tek njerėzit".


el-Hasan el-Basri, siē tregon edhe emri i tij, qe dijetari mė i madh i qytetit tė Basrės. Ai takoi Uthmanin, Talhan, dhe njė numėr tė shoqėruesve tė tjerė tė vjetėr tė pejgamberit, paqja qoftė mbi tė. Ebu Hilal thotė:"Kam dėgjuar el-Hasanin tė thotė:'Moisiu, pejgamberi i Zotit, i mbulonte pjesėt intime kurdo qoftė qė ai lahej'". Ibn Burejde e pyeti el-Hasanin:"Prej kujt e ke dėgjuar kėtė?" "Nga Ebu Hurejre", - tha ai.


el-Hasan tha:"Unė hyja nė dhomat e tė dėrguarit tė Allahut gjatė hilafetit tė Uthmanit dhe prekja tavanin e tyre, ngase isha njė djalė i rritur atėherė". "Isha 14 vjeē kur Uthmani u vra", - thotė el-Hasan. Njė rrėfenjė e bukur e transmetuar nga el-Hasan el-Basri nė autoritetin e Enes Ibn Malik, ėshtė siē vijon. Ai tha:"I dėrguari i Allahut, paqja qoftė mbi tė, mbante hutben e xhumasė ndėrsa qėndronte afėr njė cope druri nė tė cilėn ai mbėshtetej me shpinė. Kur u shtua numri i njerėzve nė xhami, ai tha:'Ma bėni njė minber [katedėr] me dy shkallė', gjė tė cilėn ata edhe e bėnė. Kur pejgamberi u ngrit pėr ta mbajtur hutben e xhumasė, ata thanė se copa e drurit rėnkonte sikur po shprehte ndjenjat e tij pėr mungesėn e tė dėrguarit tė Allahut, paqja qoftė mbi tė. Enes komenton:'Isha nė xhami dhe dėgjova copėn e drurit. Ai vazhdoi tė rėnkonte derisa pejgamberi zbriti tek druri dhe e pėrqafoi ai. Pastaj druri heshti'". Nė tė vėrtetė, kurdo qoftė qė el-Hasan e transmetonte kėtė rrėfenjė, ai qante dhe thoshte:"O robėr tė Allahut! Copės sė drurit i mungonte i dėrguari i Allahut! Edhe ju duhet tė jeni kėshtu".


Mund tė duket e ēuditshme se si njė copė druri rėnkon dhe pikėllohet dhe i mungon pejgamberi, mirėpo ka edhe rrėfenja tė tjera tė vėrteta qė e vėrtetojnė kėtė ngjarje. Si muslimanė, ne besojmė se gjithēka nė botė e madhėron Allahun. Drunjtė dhe gurėt e pėrshėndetnin tė dėrguarin e Allahut, gjė e cila ėshtė njė nga mrekullitė e tij mė tė vogla.


Rabiah Ibn Kulthum citon el-Hasan el-Basrin tė thotė:"Mėsuam nga Ebu Hurejra kėtė qė vijon:'Pejgamberi mė urdhėroi pėr tre gjėra:Tė lahem ēdo tė Premte, ta pėrfundoj namazin tim tė natės me njė rekat [uitr] dhe tė agjėroj tre ditė tė ēdo muaji'". Muhamed Ibn Sad thotė nė enciklopedinė e tij tė famshme tė quajtur el-Tebekat, se el-Hasan el-Basri pati dije gjithpėrfshirėse, njė dijetar i vėrtetė i njė standardi tė lartė, shquhej nė jurisprudencė [fikh], i besueshėm si burim, besnik, adhurues i sinqertė, i kapluar nga tė mėsuarit, me zemėr tė hapur, i bukur dhe kėndshėm. Ai po ashtu ishte mė i guximshmi. Askush nuk duket si ai, pėrveē njė pejgamberi. Pėr kėtė shkak, Ibn Burda thotė:"Askush s'ėshtė i ngjashėm me shoqėruesit e pejgamberit ashtu siē ishte ai". Ndaj, Ebu Katade thotė:"Mos iu largoni kėtij njeriu, se nuk kam parė ndonjė opinioni i tė cilit ėshtė sikur i Umerit sikur el-Hasanin". Enes Ibn Malik thotė:"Pyetni el-Hasanin, sepse ai mban nė mend ndėrsa ne harrojmė".


Muadh Ibn Muadh thotė:"I thashė el-Eshethit:Ju jeni takuar me Attan dhe kishit pėr tė pyetur diēka, pėrse nuk e pyetėt? Ai tha:'Unė kurrė nuk kam takuar ndonjė pas el-Hasan el-Basrit veēse ishte i vogėl nė sytė e mi'". Ebu Xhafer el-Razi thotė:"Qėndrova student i el-Hasanit pėr dhjetė vjetė, gjatė tė cilave gjthmonė dėgjoja diēka tė re". Njė herė e njė kohė el-Hasan pėrshkroi ndikimin e Kur'anit nė besimtarin. Ai tha:"O biri i Ademit! Pasha Allahun, nėse ti e lexon Kur'anin e pastaj beson nė tė, zymtėsia jote do tė zgjasė nė kėtė jetė, dhe kėshtu do tė jetė edhe me frikėn dhe qarjen tėnde". Pėr kėtė shkak, njė bashkėkohės i el-Hasanit thotė:"Kurrė nuk kam parė ndonjė qė kalonte aq kohė tė gjatė nė zymtėsi sikur el-Hasan el-Basri. Sa herė qė e takoja, mendoja qė ai kishte ndonjė fatkeqėsi tė re".


Imam el-Kasir thotė:"Njė herė e njė kohė pyeta el-Hasanin lidhur me diēka. Atėherė thashė: Dijetarėt e jurisprudencės [fikhut] thonė kėshtu-e-kėshtu. Ai tha:"A ke parė njė dijetar tė mirėfilltė tė kėsaj kategorie? Dijetar i tillė ėshtė ai qė s'ėshtė i interesuar nė kėtė jetė, qė i di mėkatet e tij dhe i cili vazhdimisht adhuron Zotin e tij". Khalid Ibn Safwan ishte njė fqinj i afėrt i el-Hasan el-Basrit. Duke e pėrshkruar atė, ai tha:"Kurrė s'kam parė njeri si ai. Paraqitja e tij e jashtme ėshtė e njėjtė me realitetin e tij tė brendshėm. Fjalėt e tij janė nė pėrputhje me veprat e tij; nėse ai urdhėron pėr tė mirėn, ai ėshtė i pari qė e bėn atė, dhe kur ai ndalon nga e keqja, ai ėshtė mė i largėti nga ajo. Gjeta se ai kurrė s'kishte nevojė pėr njerėzit tjerė, por njerėzit kishin nevojė pėr tė".


Njė herė e njė kohė el-Hasan el-Basri bėri be nė Allahun se do tė jetė poshtėruar nga Allahu ai qė e nderon paranė. Pėr kėtė shkak ai tha:"Dy shoqėruesit e kėqinj janė dinari dhe dirhemi. Ata janė tė dobishėm vetėm kur tė lėnė ty".


el-Haxhaxh el-Esued thotė:"Njė njeri shprehu dėshirėn nė vijim. Ai tha:'Do tė doja tė isha njė vetmitar sikur el-Hasan, i devotshėm si Ibn Sirini, adhurues i mirė si Ubadeh Ibn Abd Kajs dhe me tė kuptuar tė jurisprudencės sikur Seid Ibn el-Musejjib'. Ata qė i dėgjuan kėto dėshira, thanė:'Tė gjitha kėto mund t'i gjesh nė el-Hasan el-Basrin'".


Ijas Ibn Ebi Temima thotė:"Pashė el-Hasani nė funeralin e Ebu Rejes. Ai po ngiste njė mushkė dhe el-Ferezdek, njė poet i famshėm, ishte anash tij nė njė deve. Ky i fundit i tha el-Hasanit:'Ti dhe unė jemi mė lart se tė gjithė kėta qė janė tė pranishėm nė funeral. Ata do tė thonė: Shikoni! Mė i miri dhe mė i keqi janė bėrė bashkė'. el-Hasan tha me modesti:'O Ebu Firas. Mund tė ndodhė qė njė njeri i shėmtuar tė jetė shumė mė i mirė se unė, dhe ti je mė i mirė se shumė pleq qė janė idhujtarė. Ēfarė ke pėrgatitur pėr vdekjen?' el-Ferezdek tha:'Dėshminė qė askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut'. el-Hasan tha:'Kjo i ka kushtet e veta. Mos e sulmo gruan e ndershme nė poezinė tėnde'. el-Ferezdek pyeti:'A ka shans pėr t'u penduar?' el-Hasan tha:'Natyrisht qė ka'.


Sehl Ibn Husein el-Behili tha:"Njė herė e njė kohė e dėrgova dikė tek Abdullahu, biri i el-Hasan el-Basrit, dhe kėrkova nga ai t'mi dėrgonte tė gjitha librat e babait tė tij. Ai i shkroi Sehlit:'Kur babai im u sėmurė rėndė, ai kėrkoi nga unė qė t'i mbledh ato, gjė tė cilėn edhe e bėra. Pastaj el-Hasan urdhėroi robėrit e tij t'i djegnin ato tė gjitha, pėrveē njė letre tė cilėn ia dėrgoi birit tė tij. Kur ky i fundit shkoi te babai i tij, el-Hasani, ai kėrkoi prej tij qė ta lexojė pėrmbajtjen e letrės, gjė tė cilėn ai e bėri dhe el-Hasan e miratoi atė'".


Kėtu janė disa thėnie tė el-Hasanit:


- Salih el-Murri thotė se el-Hasan ka thėnė:"O biri i Ademit! Ti s'je veēse njė numėr ditėsh. Kurdo qoftė qė ditėt kalojnė, atėherė kalon edhe njė pjesė e jotja".

- Mubarak Ibn Fedaleh thotė:"Dėgjova el-Hasanin tė thotė kėtė qė vijon:'Vdekja e ka treguar realitetin e kėsaj jete. Ajo nuk ka lėnė ndonjė lumturi pėr tė urtėt'".

- Thabit citon el-Hasanin tė ketė thėnė:"Qeshja e njė besimtari ėshtė shenjė e shkujdesjes sė zemrės sė tij".

- Talha Ibn Sebih thotė:"el-Hasan ka thėnė:'Njė besimtar beson nė atė ēfarė ka thėnė Zoti. Ai ėshtė mė i miri ndėr njerėzit nė veprat e tij, por e ka frikė Allahun mė sė shumti, kėshtu qė edhe nėse harxhon sasi parash sa njė mal, ai nuk do tė jetė i sigurt pėr shpėrblimin e tij derisa ta sheh atė me sytė e tij. Sa mė i drejtė dhe mė bamirės tė jetė besimtari, aq mė shumė ia ka frikėn Zotit. Ndėrsa hipokriti thotė:'Njerėz ka shumė, unė do tė jem i falur. Me mua ėshtė ēdo gjė nė rregull'. Kėshtu ai sillet keq, por dėshiron shumė gjėra nga Zoti".


Thėniet e urta tė el-Hasan el-Basrit ma pėrkujtojnė njė thėnie tjetėr, e cila pėrshkruan besimin e vėrtetė sipas Islamit:"Besimi s'ėshtė thjesht njė dėshirė, por ėshtė ajo qė ke nė zemrėn tėnde, e cila vėrtetohet nga veprat e tua". Kjo do tė thotė qė veprat janė prova e vėrtetė pėr besimin.


Junusi thotė:'Kur vdekja iu afrua el-Hasanit, ai filloi tė thoshte:'Ne jemi tė Allahut dhe Atij do t'i kthehemi'. Kur ai e pėrsėriti kėtė, biri i tij tha:'Babai im, po na pikėllon pėr hir tėndin. A ke parė ndonjė gjė rreth teje qė nuk e pėlqen?' el-Hasan tha:'Ėshtė vetėm vetja ime. Asgjė s'mė vjen mė rėndė sesa vetja ime'". Hasan Hisham thotė:"Ishim me Muhamed Ibn Sirinin tė Enjten mbrėma kur njė njeri e njoftoi atė pėr vdekjen e el-Hasan el-Basrit. Ai u pikėllua aq shumė, saqė mbet i heshtur dhe ngjyra e fytyrės sė tij ndryshoi". Ai jetoi pas el-Hasanit pėr vetėm njėqind ditė. Allahu qoftė i kėnaqur me tė dytė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
zejd.peqin
Anetar i ri
Anetar i ri


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 30 Sep 2008
Mesazhe : 15
Vendndodhja : peqin
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: biografi   Wed Oct 01, 2008 6:05 pm

Imam Ebu Hanife








Ai ėshtė imami, fekihu, Dijetari i Irakut, Ebu Hanife Nu’man Ibn Thabit Ibn Zeuta et-Tejmi el-Kufi, zotėria i Beni Tejmullah Ibn Tha’lebe, pėr tė cilin ėshtė thėnė se ka qenė nga bijtė e Farasit. Ai ka lindur nė vitin 80H, gjatė kohės kur Sahabėt mė tė rinj ishin ende gjallė, dhe ai ka parė gjithashtu Malik Ibn Enesin, kur ky erdhi nė Kufa. Megjithatė, as edhe njė letėr e vetme nuk ėshtė konfirmuar pėr kėtė.





Ahmed Ibn ‘Ixhlij ka thėnė: “Ebu Hanife et-Tejmi ishte nga tregtarėt e vajit, ai blinte dhe shiste pėlhura mėndafshi.”





Umer Ibn Hammad Ibn Ebi Hanife ka thėnė:"Kurse Zeuta ishte nga njerėzit e Kabilit dhe ai kishte lindur nė Islam i palėkundur. Dhe Zeuta zotėronte fisin e Tejmullah Ibn Tha’lebe. Ai ishte i moshuar dhe aleanca e tij u ishte dhėnė atyre, pastaj fisit Kifl.” Ai ka thėnė: “Ebu Hanifja ishte tregtar pėlhurash, dhe dyqani i tij ishte i njohur nė Dar ‘Amr Ibn Harith.”





Nadr Ibn Muhamed el-Meruezi ka thėnė: “Nga Jahja Ibn Nadr i cili ka thėnė:'Babai i Ebu Hanifes ishte nga Nisa.'”





Sulejman Ibnu-Rabij' kumton nga Harith Ibn Idris i cili ka thėnė: “Origjina e Ebu Hanifes ėshtė nga Tirmidhi.”





Ebu Abdu-Rrahman el-Mukri ka thėnė: “Ebu Hanifja ishte nga njerėzit e Babilit.”





Ebu Xha’fer Muhamed Ibn Is’hak Ibnul-Behlul kumton nga babai i tij, nga gjyshi i tij i cili ka thėnė: “Thabit, babai i Ebu Hanifes, ishte nga njerėzit e Enbarit.”





Mukrim Ibn Ahmed el-Kadij ka thėnė:"Ahmed Ibn Abdullah Ibn Shadan el-Meruezi na njoftoi nga babai i tij, nga gjyshi i tij: E dėgjova Isma’ilin duke thėnė: Isma’il Ibn Hammad Ibn Ebi Hanife en-Nu’man Ibn Thabit Ibnul-Merzeban na njoftoi nėpėrmjet djemve tė Faris el-Ahrar: ‘Pasha Allahun, asnjėherė nuk ra mbi ne dobėsia. Babai im ka lindur nė vitin 80H, dhe Thabit shkoi tek Aliu, kur ai ishte i ri. Kėshtu, ai u lut pėr bekimin e tij dhe tė pasardhėsve tė tij, dhe shpresojmė qė kjo d'ua nga Aliu tė jetė realizuar tek ne.”





Muhamed Ibn Sa’d el-Aufi ka thėnė: E kam dėgjuar Jahja Ibn Me’in duke thėnė: “Ebu Hanifja ishte i besueshėm (thikah), dhe ai nuk transmetoi ndonjė hadith, pėrveē atyre qė i kishte mėsuar pėrmendėsh, dhe nuk i kumtoi ata qė nuk i kishte mėsuar pėrmendėsh.”





Salih Ibn Muhamed ka thėnė: E dėgjova Jahja Ibn Me’in duke thėnė: “Ebu Hanifja ishte i besueshėm (thikah) nė hadith.” Dhe Ahmed Ibn Muhamed Ibnul-Kasim Ibn Mahraz kumton nga Ibn Me’in: “S’kishte asnjė problem me Ebu Hanifen.” Dhe ai ka thėnė njė herė tjetėr: “Ai ishte nga njerėzit e besnikėrisė, sipas nesh, dhe ai nuk ishte fajėsuar me gėnjeshtėr.” Vėrtet, Ibn Hubejrah ia la gjyqėsorin atij, kėshtu qė babai im u bė gjykatės.”





Nga Shu’ajb Ibn Ejub es-Sarifini, nga Jahja el-Himani i cili na kumtoi: Dėgjova Eba Hanifen duke thėnė: “Pashė njė ėndėrr e cila mė tmerroi. Pashė se isha duke gėrmuar varrin e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Kėshtu qė erdha nė Basra dhe urdhėrova njė burrė qė ta pyeste Muhamed Ibn Sirinin dhe ai e pyeti. Ai (Muhamed Ibn Sirin) tha: “Ky burrė po gėrmon transmetimet e tė Dėrguarit tė Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).”





Muhadithi, Mahmud Ibn Muhamed el-Meruezi ka thėnė: Humejd Ibn Adem na kumtoi: Ebu Uehb Muhamed Ibn Huxhahim na njoftoi: E dėgjova Abdullah Ibnul-Mubarak duke thėnė: “Nėse nuk do tė mė kishte ndihmuar Allahu nėpėrmjet Ebi Hanifes dhe Sufjanit, do tė kisha qenė si pjesa tjetėr e njerėzve.”



Nga Ahmed Ibn Zubejr, Sulejman Ibn Ebij Shejkh na njoftoi: Huxhr Ibn Abdul-Xhebbar mė njoftoi duke thėnė: I ėshtė thėnė Kasim Ibn Ma’n:"A je i kėnaqur qė tė jesh nga djelmoshat shėrbėtorė tė Ebu Hanifes?" Ai tha:"Nuk janė ulur njerėzit nė mexhlise mė tė dobishme se ato tė Ebu Hanifes". Kėshtu qė Kasimi i tha atij:"Eja tė shkojmė bashkė tek ai". Dhe kur erdhi tek ai, ai iu afrua afėr dhe tha:“Nuk kam parė ndonjė si puna e kėtij.”





Bishr Ibnul-Uelid transmeton nga Kadij Ebu Jususf i cili tha:"Njėherė, kur po ecja me Ebu Hanifen, dėgjova njė burrė qė po i thoshte njė tjetrit: ‘Ky Ebu Hanifja nuk fle gjatė natės.’ Kėshtu qė Ebu Hanifja u tha:'Pasha Allahun, mos kumtoni prej meje atė qė nuk e bėj'".





Abdu-Rrahman Ibn Muhamed Ibnul-Mugira ka thėnė:"E pashė Ebu Hanifen duke dhėnė fetva pėr njerėzit nė njė xhami, nė Kufa, mbi kokėn e tij ishte njė kapuē i gjatė i zi".





Ibnul-Mubarak ka thėnė:“Nuk kam parė ndonjė njeri mė tė nderuar nė mexhliset e tij dhe me sjelljet mė tė mira dhe butėsi sesa ē’ishte Ebu Hanifja.”





Ueki’ ka thėnė: E dėgjova Ebu Hanifen duke thėnė: “Tė urinosh nė xhami ėshtė mė mirė sesa tė bėsh kijas (analogji).”





Mua’uije ed-Darijr i cili ka thėnė:“Ta duash Ebu Hanifen ėshtė prej Sunetit.”





Nga Mugith Ibn Bedil i cili ka thėnė:"Ebu Hanifja u thirr nga Mensuri pėr nė Gjyqėsor, dhe ai e refuzoi. Kėshtu qė ai i tha: ‘Mos dėshiron atė qė kemi ne?’ Ai ia ktheu: “Jo, unė nuk jam i pėrshtatshėm.” Ai i tha: ‘Gėnjeve.’ Ai tha: “Kėshtu, pra, Prijėsi i Besimtarėve gjykoi se unė nuk jam i pėrshtatshėm. Pėrderisa jam gėnjeshtar, atėherė unė nuk jam i pėrshtatshėm. Edhe nėse do tė isha treguar i vėrtetė, do tė kisha njoftuar se nuk isha i pėrshtatshėm'. Kėshtu, ai u mbajt nėn arrest. Dhe Isma’il Ibn Ebij Uvejs transmeton diēka tė ngjashme nga er-Rabij' el-Haxhib, dhe nė tė Ebu Hanifja ka thėnė:“Pasha Allahun, unė nuk jam i sigurt nga kėnaqėsia, e si mund tė jem kėshtu i sigurt nga zemėrimi? Kėshtu qė unė jam i papėrshtatshėm pėr tė.” Mensuri i tha: "Gėnjeve. Nė tė vėrtetė, ti je i pėrshtatshėm". Ai tha: “Si kėshtu! Qenka e lejuar pėr ty qė t’i japėsh autoritet dikujt qė gėnjen?” Dhe ėshtė thėnė se Ebu Hanifja punoi pėr tė. Ai gjykoi nė njė ēėshtje dhe qėndroi pėr dy ditė, pastaj u ankua pėr gjashtė ditė dhe pastaj vdiq".





Fekihu Ebu Abdullah es-Sejmeri ka thėnė: “Ai nuk e pranoi pozitėn e gjykatėsit, kėshtu qė u rrah dhe u mbajt nėn arrest dhe vdiq nė burg.” Dhe Hajjan Ibn Musa el-Meruezi ka thėnė: "Ibnul-Mubarak u pyet: ‘A ėshtė Maliku mė i mirė nė Fik’h apo Ebu Hanifja?’ Ai tha: “Ebu Hanifja.” El-Khurajbi ka thėnė: “Askush nuk gjen gabime tek Ebu Hanifja, pėrveē atij qė ėshtė ziliqar ose injorant.”





Jahja Ibn Se’id el-Kattan ka thėnė: “Ne nuk gėnjejmė pėrpara Allahut. Nuk kemi dėgjuar ndonjė gjė mė tė mirė sesa mendimi i Ebu Hanifes. Dhe vėrtet qė i kemi marrė shumė prej thėnieve tė tij.”



Ali Ibn Asim ka thėnė: “Nėse dija e Imam Ebu Hanifes do tė peshohej kundrejt dijes sė njerėzve nė epokėn e tij, ai (dija e tij) do tė peshonte mė shumė.”





Hafs Ibn Gijath ka thėnė: “Fjala e Ebu Hanifes nė Fik’h ėshtė mė e ndėrlikuar sesa poezia. Askush nuk gjen gabime nė tė, pėrveē njė personi injorant.”





Xherir ka thėnė: Mugira mė ka thėnė: "Ulu me Ebu Hanifen pėr tė fituar Fik’h, sepse, nėse do tė ishte gjallė en-Nekha’i, ai do tė ulej me tė". Dhe Ibnul-Mubarak ka thėnė: “Ebu Hanifja ka mė shumė Fik’h sesa pjesa tjetėr e njerėzve.”










Burimi: "Akideja e Katėr Imamėve" nga Muhamed Ibn Abdu-Rrahman el-Khumejjis. Biografia ėshtė marrė dhe ėshtė pėrmbledhur nga Sijer A’lamun-Nubela (6/394-403) me ndryshime tė vogla.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

biografi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Besimet fetare-
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com