Berisha përshëndet marrëveshjen për veriun e Kosovës

Vetem pak pas zyrtarizimit te marreveshjes mes qeverise se Kosoves, KFOR-it, EULEX-it dhe autoriteteve serbe, kryeministri, Sali Berisha përshëndeti marrëveshjen për veriun.

Deklarata e plotë e kryeministrit Berisha ne emer te qeverise shqiptare

Qeveria shqiptare përshëndet mirkuptimin e arritur sot midis qeverisë së Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, me të cilën garantohet kontrolli i kufirit verior të Republikës së Kosovës dhe hidhen baza solide për zgjidhjen me negociata, bazuar në parimin e reciprocitetit, të çështjes së lëvizjes së lirë të mallrave midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Qeveria shqiptare vlerëson bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, gadishmerinë e saj për të vazhduar dialogun dhe negociatat në procesin e Brukselit.

Qeveria shqiptare u bën thirrje të dy palëve që të vendosin për lëvizjen e lirë të mallrave në të dy drejtimet dhe për bashkpunimin në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në interesin më të mirë të vendeve të tyre dhe rajonit në tërësi.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: