Berisha: Përparësi zhvillimit turistik, zonat malore nuk do kenë taksa

TIRANË- Kreu i qeverisë ngarkoi me detyrë ministrat e kabinetit të marrin në kohë masat për zhvillimin e turizmit, në mënyrë që sezoni të mos pengohet nga zgjedhjet lokale.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha njoftoi ngritjen e një Komitetit Ndërministror drejtuar nga ai vetë dhe porositi ministrat që secili të ketë një zonë turistike në patronazh për të cilën të kujdeset.

“Kjo ka si qëllim që të mos gjendemi para asnjë befasie, mos ndodhë si ndodhi vjet që kanalet u derdhën në det u zbuluan në mesin e sezonit turistik, këto mos ndodhin më”- tha Berisha.

Sipas tij vëmendje e veçantë do t’i kushtohet turizmit malor, për të cilin Berisha ka kërkuar të mos operohet me taksa për disa vjet.

Ai ngarkoi ministrin e Transporteve, Olldashin të kujdeset për infrastrukturën dhe atë të Turizmit, të merret me gjithë nevojat për zonat turistike.

 

Leave a Comment

%d bloggers like this: