Berisha: Më 1 korrik lëvizim lirisht

Kryeministri Sali Berisha duke folur nga Paskuqani, ka dhënë një datë fikse mbi liberalizimin e vizave si dhe ka komentuar situatën politike në vend.

Duke deklaruar se vendi nuk ndodhet në krizë, Berisha ftoi socialistët të lënë, sipas tij, kafazin në të cilin janë futur.

“Zotërinj dilni nga kafazi dhe tregojini Paskuqanit nëse ka krizë apo jo. Kriza zhvillohet në psikikën tuaj”, tha Berisha.

Më tej kreu i ekzekutivit ka prekur edhe çështjen mjaft të ndjeshme për shqiptarët, siç është liberalizimi i vizave.

“Në 1 korrik lëvizim lirisht dhe ju nuk do dini ç’t’u thoni shqiptarëve”, vijoi më tej kryeministri Berisha.

Kryeministri ndodhet në Paskuqan për të marrë pjesë në një ceremoni përurimi.

Leave a Comment

%d bloggers like this: