Berisha komenton botërorin

Një javë pasi kishte deklaruar se nuk do të shihte botërorin pa nisur cerekfinalet, kryeministri Berisha duket se ka ndërruar mendje.

 

Në mbledhjen e grupit, Berisha nuk ka kursyer komentet për ndeshjet, duke dhënë konsiderata dhe vlerësime për ndeshjet e javës që sapo u mbyll, si edhe për skuadrat e këtij botërori, ato që u eleminuan dhe ato që u kualifikuan.

“Ndeshjet e djeshme ishin perla në historinë e futbollit botëror. Një Argjentinë që me kujtoi Holandën e Krojfit, por më e avancuar. Një Argjentinë me një shpejtësi të paparë. Dhe një Gjermani me përgatitje fizike dhe një programim të shkëlqyer”, tha Berisha.

 

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe golin e anuluar të Anglisë, si dhe është shprehur se po pret me ankth ndeshjen e dy skuadrave fituese, Argjentinës dhe Gjermanisë.

“Ajo që bëri arbitri ishte një mangësi, se ai ishte një gol i qartë dhe i sigurtë. Tani unë po pres me padurim më 3 korrik Argjentinën me Gjermaninë. Kam ndjerë keqardhje edhe për Italinë e për Anglinë që të paktën duhet të kishin kaluar në gjysmëfinale”, ka shtuar Berisha.

/TCH/

 

Leave a Comment

%d bloggers like this: