BBC zbulon korrupsion brenda FIFA-s

Vetëm trë ditë përpara vendimit se kush do ta organizojë Kupën e Botës në futboll në 2018 dhe 2022, BBC ka zbuluar prova për korrupsion në gjirin e futbollit botëror.

Programi i BBC-së, Panorama, ka zbuluar se 3 nga 22 zyrtarët që do të votojnë për kandidaturat rivale, kanë marrë rryshfete nga një firmë zvicerane marketingu sportiv.

Panorama ka një dokument që tregon për 175 pagesa të fshehta me vlerë 100 milion dollarë janë paguar nga një firmë e quajtur ISL, International Sports and Leasure.

Programi beson se këto pagesa janë bërë kryesisht për zyrtarë të FIFA-s, përfshirë edhe 3 drejtues ekzekutiv të FIFAs nga 1989-1999.

Këto kanë qënë rryshfete të lidhura me dhënien e të drejtave për sponsor, marketing dhe të drejta televizive, firmës ISL.

Kjo firmë pra fiton të drejtën për të shitur këto të drejta në emër të FIFA-s.

Në mënyrë specifike programi thotë se Ricardo Teixeira, personi në krye të futbollit brazilian, është i lidhur ngushtë me një firmë në Lihtenshtenj që ka marrë 9.5 milion dollarë rryshfete.

Nicolas Leoz, kreu i futbollit latino-amerikan ka marrë tre pagesa sekrete me vlerë totale 600 mijë dollarë dhe Issa Hayatou ka marrë rreth 20 mijë dollarë në 1995.

Rëndësia e akuzave

Janë përmasat e këtyre rryshfeteve, 100 milion dollare në 10 vjet, që bëjnë shumë serioze akuzat. Kjo është një shumë shumë e madhe parash.

Një prej intervistave në program është me Roland Buchel, një deputet në Zvicër, ku ka seline FIFA.

Ai ka qënë gjithashtu edhe ish menaxher i kontabilitetit të ISL-së, firmës zvicerane të marketingut sportiv.

Ai beson se këto zbulime kërkojnë një hetim.

“Është e pabesueshme, shuma është e pabesueshme dhe jam i habitur që ka patur kaq shumë pagesa për një periudhë kaq të gjatë.”

“Këtu nuk flet për sport, por për korrupsion dhe politika nuk mund të mbetet jashtë kësaj.”

“Pas dekadave korrupsion, tani kemi nevojë për një hetim të jashtëm, ndërkombëtar dhe të pavarur mbi regjistrat e FIFA-s”, tha zoti Buchel.

Pjesa tjetër e rëndësishme është fakti që tre zyrtarët e përmendur janë pjesë e 22 zyrtarëve që do e marrin vendimin se kush do ta organizojë Botërorin 2018 dhe 2022.

Dy javë më parë, dy anëtarë të Komitetit ekzekutiv, Reinald Tamari dhe Amos Adamu u gjobitën dhe u pezulluan nga futbolli, respektivisht për një dhe tre vjet pasi u shtrua çështja e integritetit personal.

Dhe tani kemi një program që shtron të njëjtat pyetje për tre anëtarë të të tjerë të komitetit.

Reagimi i FIFA-s

FIFA nuk bëri komentet për tre anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që Panorama thotë se kanë marrë rryshfete.

Në një deklaratë të lëshuar, Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter thotë se gjatë një procesi gjyqësor, prej 2008 që erdhi pas kolapsit të firmës ISL-së, asnjë zyrtar i FIFA-s nuk ishte akuzuar për shkelje që përbëjnë vepër penale.

FIFA vëren edhe faktin që kjo ka ndodhur kohë më parë dhe që prej asaj kohe, organizata ka ndryshuar dhe është përmirësuar.

Shqiptari.net

Leave a Comment

%d bloggers like this: