:RSS Komente

You Are Here: Home » Lajme Sport » Barcelona hakmerret ndaj Atleticos

Lajme Sportive-Barcelona i është hakmarrë Atletico Madridit për humbjen e vetme sezonin e kaluar prej 2-1 në Vicente Calderon, pasi që ka mposhtur madrilenët në të njëjtin stadium me të njëjtin rezultat.

Barcelona u shfaq më e sigurt që nga fillimi i takimit dhe rrjedhshmëria e fluiditeti në pasime ishte më i lartë se tek nikoqirët.

Pas një goditjeje të David Villës, e cila përfundoi në shtyllën e Atleticos, ishte Pedro ai që me një pasim fenomenal gjenë Lionel Messin, i cili përballë portierit (13’) nuk di të dështojë dhe realizoi për 1-0.
Vendasit shtrënguan dhëmbët dhe një harkim të përkryer nga këndi të Simaos e shfrytëzoi për mrekulli Raul Garcia, që kërceu mbi portierin katastrofal Victor Valdes, për të shënuar me kokë golin e barazimit (25’).

Ndeshja mbaroi vetëm pas gjysmë ore lojë. Lionel Messi harkon çuditshëm nga këndi dhe po këtë harkim e ndali me gjoks në zonë Gerard Pique, që realizoi bukur për 2-1 dhe fitoren e Barcelonës. Në vazhdim të takimit dominuan katalanasit, por rezultati nuk ndryshoi.
Me këtë fitore Barcelona e sheh veten në pozitën e katërt me 6 pikë, ashtu si Villareali, Atletico Madridi dhe Espanyoli. Në vendin e parë pas javës së tretë mbetet Valencia me 9 pikë./telegrafi/



http://shqiplajme.com/barcelona-hakmerret-ndaj-atleticos/

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Related posts:

Rrokadë kuqezi: Ikën Dinjo, vjen Robinjo?
Ervin Bulku firmos me Hajdukun e Splitit
Messi lojtari me i paguar ne bote per 2011

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin per::

  • kampionatishqiptar
  • lajme per milan
  • Liga e kampioneve rtk live
  • kampionati shqiptar online
  • liga e kampioneve live
  • sporti shqiptar online
  • liga e kampionve live
  • liga kampioneve 2012 live
  • lajme sportive ne shqip
  • lajme sportive real madrid

Leave a Reply

© 2010 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie