PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Administrata

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
sirio
Avokati i forumit
Avokati i forumit


Gender:Male
Age : 24
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 143
Vendndodhja : Genova
Puna /hobi : Student

MesazhTitulli: Administrata   Wed Apr 30, 2008 12:40 pm

Departamenti i Administratės Publike

_________________
THE WORLD IS MINE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
sirio
Avokati i forumit
Avokati i forumit


Gender:Male
Age : 24
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 143
Vendndodhja : Genova
Puna /hobi : Student

MesazhTitulli: Re: Administrata   Wed Apr 30, 2008 12:42 pm

Si mund te ankohemi ndaj nje akti administrativ?

A e dije se kur te drejtat e tua neperkemben nga zyrtare te administrates publike, ke te drejten te ankohesh tek organi shkeles ose tek eprori brenda nje muaji nga data kur ke marre dijeni per faktin?

Qytetaret kane te drejte te ankohen kunder nje akti administrativ ose kunder refuzimit per nxjerrjen e tij. E drejta e ankimit mund te ushtrohet me ane te nje kerkese joformale e cila zakonisht merr formen e nje shkrese qe permban te dhenat e meposhtme:

Organin administrativ te cilit i drejtohet;
Gjeneralitetet, gjendjen civile, profesionin, vendbanimin e aplikantit;
Shpjegime ne lidhje me faktet rreth te cilave behet kerkesa;
Si dhe kur eshte e mundur, bazen ligjore per kete kerkese;
Shpjegime te qarta lidhur me pretendimet; daten dhe firmen e aplikantit apo te ndonje personi tjeter ligjerisht te autorizuar prej tij.

Kjo kerkese nuk ka asnje efekt per pezullimin e fuqise se aktit administrativ dhe te veprimit te afateve te tij. Qytetari nuk eshte i detyruar te prese ndonje afat per paraqitjen e nje kerkese joformale. Ai ka te drejte qe brenda nje muaji te marre nje pergjigje te arsyetuar lidhur me kerkesen joformale.
E drejta e ankimit gjithashtu mund te ushtrohet me ane te nje ankimi administrativ (formal). Qytetaret kane te drejte te kerkojne revokimin, shfuqizimin, ose modifikimin e aktit administrativ, brenda nje muaji nga dita kur ankuesi ka marre njoftim per nxjerrjen ose mosnxjerrjen e aktit.

Paraqitja e ankimit administrativ e pezullon zbatimin e aktit administrativ me perjashtim te rasteve kur ai ka nje rendesi te vecante sepse eshte i lidhur me veprimtari themelore shteterore sic jane: mbledhja e taksave e tatimeve dhe te ardhurave te tjera buxhetore; masa policore; urdherimi me ligj i ndalimit te pezullimit; interesa te rendit publik; shendetit publik apo interesa te tjera publike. Per secilin prej ketyre rasteve qytetari ka te drejte te informohet per shkaqet e mospezullimit.

Ankimi administrativ duhet te permbaje: emrin dhe adresen e ankimuesit; aktin administrativ te nxjerre apo te refuzuar; shkaqet e ankimit; cdo dokument tjeter qe vleresohet si i rendesishem nga ankuesi.

Organi kompetent per te shqyrtuar ankimin administrativ eshte:

Organi qe ka nxjerre aktin administrativ te ankimuar ose qe ka refuzuar t’a nxjerre ate;
Ose organi epror i ketij te fundit.

Organi epror e transferon dosjen perkatese tek organi qe ka nxjerre/refuzuar te nxjerre aktin se bashku me udhezimet perkatese per zgjidhjen e ceshtjes.

Organi i ngarkuar per shqyrtimin e aktit administrativ mund te pranoje kerkesen e ankimit dhe sipas rastit te vendose:

Lenien ne fuqi te aktit administrativ dhe rrezimin e ankimit;
Shfuqizimin ose revokimin e aktit administrativ dhe pranimin e ankimit;

Ndryshimin e aktit administrativ duke pranuar pjeserisht ankimin;
Detyrimin e organit administrativ kompetent per te nxjerre aktin administrativ kur eshte refuzuar nxjerrja e tij.

Gjithashtu organi kompetent mund te vendose per mospranimin e kerkeses ne rastet kur behet fjale per akte te cilat per nga natyra jane te paankimueshme; kur afatet kohore per ankimin kane perfunduar; kur organi gjykon qe ne pamje te pare akti administrativ eshte i vlefshem.

Cdo qytetar i trete, interesat e te cilit cenohen ne menyre te drejtperdrejte nga shfuqizimi, revokimi ose modifikim i aktit administrativ qe ankimohet, ka te drejte te njoftohet per procedimin administrativ dhe te marre pjese ne te duke parashtruar pretendimet e tij.

(kodi i procedurave administrative – nenet 135, 136, 137, 138, 139, 140, 141, 142, 143, 144, 145 dhe 146).

_________________
THE WORLD IS MINE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
sirio
Avokati i forumit
Avokati i forumit


Gender:Male
Age : 24
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 143
Vendndodhja : Genova
Puna /hobi : Student

MesazhTitulli: Re: Administrata   Wed Apr 30, 2008 12:44 pm

Si mund tė ushtrohet e drejta e infromimit ndaj Dokumentave Zyrtare?

ADMINISTRATA PUBLIKE ESHTE NE SHERBIMIN TUAJ

JU KENI TE DREJTE TE INFORMOHENI MBI DOKUMENTAT ZYRTARE
Neni 23 i Kushtetues garanton te drejten e informimit si e drejte themelore



Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin nr.8503, date 30.6.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”.
Ky ligj garanton ushtrimin e te drejtes se informimit mbi dokumentat zyrtare.

1. Ēfare te drejtash keni Ju?

Ēdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te kerkoje informacion per “dokumentet zyrtare”, qe kane te bejne me veprimtarine e organeve shteterore dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore, pa qene i detyruar te shpjegoje motivet per te cilat e kerkon nje informacion te tille.

Ēdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te kerkoje informacion per te dhenat vetjake (te mbajtura ne nje dokument zyrtar) te personave qe kryejne funksione shteterore ose sherbime publike, per aq sa keto lidhen me cilesi te kerkuara nga ligji per personat qe i ushtrojne keto detyra.

Ēdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te njihet me dosjet dhe rregjistrat e administrates (pervecse kur ndalohet shprehimisht nga ligji).

2. Kush eshte i detyruar te garantoje ushtrimin e kesaj te drejte?

Ēdo organ i administrates shteterore dhe ent publike eshte i detyruar te jape ēdo informacion ne lidhje me nje dokument zyrtar.

3. Cilat jane kufizimet ne ushtrimin e kesaj te drejte?

Ushtrimi i te drejtes se informimit mbi dokumentat zyrtare kufizohet ne dy raste – per shkak te sekretit shteteror (dokumentat e klasifikuara te tilla) dhe per shkak te mbrojtjes se te dhenave personale. Ne ēdo rast kufizimet duhet te jane te parashikuara shprehimisht nga ligji.

4. Si te ushtroni kete te drejte?


Per tu njohur me dokumentat zyrtare, Ju duhet t’i drejtoheni me nje kerkese organit te administrates shteterore apo entit publik perkates qe disponon kete dokument.

Nje forme e sugjeruar kerkese mund ta gjeni bashkelidhur kliko. Ju mund te perdorni kete forme duke e plotesuar direkt dhe duke e printuar.
Ju mundet gjithashtu te beni nje kerkese me shkrim (dore apo ēfaredo) ne baze te formes te mesiperme apo ēfaredolloj forme tjeter, mjafton qe te qartesoni ate ēfare kerkoni, organin kujt ia kerkoni dhe menyren per te pritur pergjigjen.

Nese kerkoni dhe shpjegim verbal duhet ta specifikoni ne kerkesen Tuaj.

Kerkesa duhet te depozitohet ne ēfaredolloj menyre (poste, faks, dorazi, etj) ne organin e administrates shteterore apo entin publik.

Nese behet fjala per informacione dhe dokumente lidhur me emrat e punonjesve nga te cilet mund te merret informacion apo behen kerkesa, rregullat, procedurat per marrjen e formulareve te ndryshem, rregullat e pergjithshme ligjore sipas te cilave vepron autoriteti publik, shpjegimet per procedurat e punes, Ju nuk duhet te beni kerkese, institucioni eshte i detyruar te kete kurdohere kopje te gatshme te ketyre dokumentave dhe ti vere ato ne dispozicionin Tuaj.

5. Ēfare duhet te prisni nga organi i administrates shteterore apo enti publik ?

Juve do t’Ju vihet ne dispozicion nje kopje e plote e dokumentit te kerkuar.

Juve do t’ju mund te jipet informacion ne nje forme tjeter perfshire edhe ate verbale (nese e keni kerkuar shprehimisht)

6. Brenda ēfare afati do te mund te njiheni me dokumentin zyrtar?

Organi i administrates shteterore apo enti publik eshte i detyruar te plotesoje kerkesen Tuaj brenda 40 diteve nga depozitimi i saj.

Ne se kerkesa Juaj nuk mund te plotesohet pasi eshte fjala per nje dokument qe nuk mund te jete i hapur per publikun (sekret shteteror apo per shkak te mbrojtjes se te dhenave personale), atehere organi i administrates shteterore apo enti publik, brenda 15 diteve Ju kthen pergjegje me shkrim duke treguar arsyet e mosdhenies se informacionit.

7. Sa do te ju kushtoje ushtrimi i se drejtes Tuaj?

Si rregull ushtrimi i se drejtes te informimit eshte pa pagese. Ne raste te veēanta nese realizimin e ketij sherbimi kerkon shpenzime, institucioni percakton dhe shpall paraprakisht tarifat perkatese, te cilat nuk jane me te larta se kostot per realizimin e sherbimit.

8. Ēfare mund te behet nese kjo e drejte Ju mohohet?

Ju keni te drejte te ankoheni ndaj mosdhenies se informacionit te kerkuar nepermjet nje ankese drejtuar organit nga i cili keni kerkuar informacion apo organit epror te tij sipas formularit te sugjeruar (kliko). Ju mund te ankoheni gjithashtu edhe ne gjykate.
Nese nga mohimi i se drejtes suaj keni pesuar nje dem, Ju mund te kerkoni shperblimin e demit.

9. Raste te posaēme te ushtrimit te te drejtes se informimit gjate “procedimit administrativ”!

Perveēse cfare u tha me siper mbi ushtrimin e te drejtes e informimit mbi dokumentat zyrtare qe ka te beje me informimin mbi veprimtarine e administrates publike kryesisht nepermjet njohjes me “dokumentat zyrtare” qe kane marre formen perfundimtare, ne rastet kur zhvillohet nje “procedim administrativ”, legjislacioni shqiptar i njeh personave qe kane nje interes te drejtperdrejte (jane pale, apo te drejtat dhe interesat e tyre mund te preken nga procedimi administrativ) si dhe atyre personave qe megjithese nuk kane nje interes te drejperdrejte provojne se kane nje interes te ligjshem, te drejten per tu informuar edhe me gjere lidhur me dinamiken dhe hapat e ndermjetme te procedimit administrativ.

Personi i interesuar ne baze te nje kerkese duhet te informohet mbi hapat konkrete te nderrmarre nga organi administrativ apo enti publik ne ate procedim administrativ , vendimet e marra, etj (brenda 10 diteve nga depozitimi i kerkeses);
Personi i interesuar mund te inspektoje dosjet e procedimit administrativ dhe te marre vertetime apo kopje te vertetuara te dokumenteve qe dosja permban (me perjashtim te dokumentave te klasifikuar sekret shteteror).


_________________
THE WORLD IS MINE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Administrata

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Studentet, emigrimi, drejtesia :: Avokati online-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com