Autobusi që kalon mbi makina

Çudia e fundit për të zgjidhur problemin e mbipopullimit të rrugëve nga automjetet e shumta vjen nga Kina e largët.

Sipas ueb sajtit teknologjik “Engadget”, së shpejti në vendin aziatik do të nisë përdorimi i një autobusi gjigand, i cili do të lëvizë përmes elektricitetit dhe që do të kalojë dy metra sipër makinave.

I prezantuar në maj nga një kompani lokale me rastin e panairit të 13-të të teknologjisë në Pekin, autobusi-galeri do të jetë pothuajse 5 metra i lartë, 6 metra i gjerë dhe me dy nivele.

Kështu, pasagjerët do të ngjiten në katin e sipërm, ndërsa automjetet do të kalojnë poshtë, njësoj si një tunel lëvizës.

Leave a Comment

%d bloggers like this: