Australi, macja lahet ne lavatrice dhe shpeton

Kot nuk thone qe macja ka 7 shpirtra. Nje felin ne Australi ka perfunduar ne lavatrice dhe ka mbijetuar edhe fale pronares se saj qe vendosi t’i lante rrobat me uje te ftohte.
Macokja Kimba perfundoi ne lavatrice bashke me teshat per t’u lare pa e vene re pronarja Lindsay Rogers nga Sydney. Ishte nje surprize e madhe per te kur hapi lavatricen dhe aty gjeti edhe macen, pak te tronditur por gjithesesi te paster dhe mbi te gjitha, te gjalle.

“Per fat te mire ishte programuar me uje te ftohte. Cikli zgjati rreth 30 minuta. Sapo hapa deren degjova nje mjaullime dhe macja doli jashte. Nuk po u besoja syve pasi ne fund lavatricja punon shpejt. Por gjithesesi Kimba mbijetoi”, pohon e lehtesuar Lindsay.

Macja u cua menjehere tek veterineri ku doktoresha Natalie Macdonald kreu nje nderhyrje kirurgjikale. “Ishte shume e dehidratuar, rrinte shtrire dhe nuk reagonte. I dhame disa kura per te kaluar gjendjen shok dhe me pas iu rikthye normalitetit”, theksoi veterinerja

tch

Leave a Comment

%d bloggers like this: