Arvizu: Organizatorët e 21 janarit të vihen para drejtësisë

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka dorëzuar sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë raportin e ekpertëve amerikanë për ngjarjet e 21 janarit.

Në fjalën e tij ambasadori Arvizu theksoi se ekspertët amerikanë janë shprehur se qëndrimi i policisë së shtetit në demonstratë është i drejtë.

“Gjatë dhunës policia e shtetit ishte e pambrojtur dhe ka shprehur kurajo që duhet lavdëruar. Ata qëndruan të palëvizuar në sulmet që iu bënë përfshirë këtu gurë dhe bomba molotov” theksoi Arvizu.

Gjithashtu ambasadori Arvizu kërkoi që organizatorët e akteve të dhunshme të ballafaqohen me drejtësinë.

Arvizu gjithashtu ka kërkuar një hetim të plotë të gjithanshëm dhe tranparentë.

No Comments

  1. elmi says:

    demostratat e tiranes ishin kryekput mbuloj e llumit grek, qe mos te duket greqia si ni vend shkatrrimtar,ma ket vend ta ze shqiperia.Prandaj Ram qelbesira duhet te bllokohet me qdo mjet,e mjer socialistet qe e lan ne krye

Leave a Comment

%d bloggers like this: