CarpeDiem Anetar i ri

 Anėtarėsuar : 21 May 2008 Mesazhe : 2 Vendndodhja : europe Puna /hobi : muzika
 | Titulli: kalaja Wed May 21, 2008 3:17 pm | |
| Themelet e kalasė sė Peqinit mendohet se i pėrkasin periudhės romake, nė kohėn e ndėrtimit tė rrugės Egnatia dhe mė pas ėshtė rikonstruktuar edhe gjatė pushtimit turk. Muret e kalasė, qė mban edhe emrin e vendbanimit ilir tė Klaudianės kanė patur njė lartėsi prej rreth 12 metrash . Kalaja e "Klaudianės" ėshtė zgjeruar nė shekullin e XIV-tė nga turqit, tė cilėt ia dhanė mė pas spahiut tė kazasė, i cili ndėrtoi njė saraj dykatėsh dhe njė harem. Demir Pasha ka qenė i fundit qė ka jetuar nė kalanė e Peqinit. Kėtė fortesė e pėrmend nė shėnimet e tij edhe kronikani i shekullit tė XVII-tė, Ēelebiu, i cili thotė: "...muret e kėsaj kėshtjelle shkojnė rreth 12 metra tė lartė. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarė. Ka 5 topa nė kėtė kėshtjellė dhe 10 shtėpi tė vogla tė mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu njė xhami tė vogėl pa minare. Nė tė majtė tė kėshtjellės ngjitur me njė mur ka njė namazgja..." Kalaja ka qenė e pajisur me llagėme (tunele) tė nėndheshme qė shėrbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, nė kohė tė vėshtira. Po ashtu, nė muret e kalasė janė gjetur tuba prej balte, qė sipas arkeologėve do tė thotė se nė kohė lufte furnizimi me ujė ėshtė bėrė nga jashtė. |
|