Arsyet që ju bëjnë të varur nga Facebook

Dikur thjesht një vend për të mbledhur shokët e shkollës, Facebook është bërë sinonimi i internetit, ka bërë që në çdo çast të kontrollojmë se çfarë bëjnë miqtë tanë dhe të ndajmë me ta minutat e ditës sonë.

Pa e vënë re, Facebook është bërë vendi ku ëndrrat tona narciziste bëhen realitet. Edhe njerëzit modest e kanë kthyer atë në një mjet ku publikimi i arritjeve është thjesht OK, ndjekja dhe ngacmimi pranohet, dhe ndonjëherë foto të “turpshme” publikohen për të marrë disa “Like”.

Të vjen keq ta dëgjosh, por një studim nga “The Wall Street Journal” e konfirmon këtë teori. Studiuesit në Harvard konstatuan se e folura për veten nxit të njëjtën kënaqësi sikurse marrja e  ushqimit apo parave.

Megjithëse ju mund të mos e pranoni që Facebook është aq mirë sa të marrësh para, me shumë mundësi truri juaj mendon ndryshe. Sepse të mburresh është aq shumë e lidhur me kënaqësinë. Nuk është çudi që shumë nga ne vrapojnë në Facebook për tu treguar të tjerëve se sa e bukur është jeta jonë (edhe pse duhen disa shtesa dhe ndonjëherë foto jo të përshtatshme për ta zmadhuar sa më shumë këtë gjë).

Ashtu si e ngrëna, e pira dhe nevoja të tjera normale, ashtu edhe e treguara e vetes tek miqtë na bën që të shkojmë më tepër drejt saj.

Një skuadër nga Universiteti “Bergen” në Norvegji u fut më tepër në këtë kërkim. Në një studim i kryer me 423 persona, studiuesit vëzhguan veset e femrave dhe meshkujve për të gjetur rreziqet e varësisë pas Facebook.

Rezultatet nuk ishin shumë surprizuese: moshat e reja janë më të dhënë se moshat e vjetra; tipat e shqetësuar dhe jo të sigurt në shoqëri e përdorin Facebook-un më shumë; femrat janë më të prirura për tu fiksuar pas tij.

Interesant është fakti që arsyeja se pse femrat janë më të dhëna pas Facebook është “natyra sociale e Facebook”.

Në fund të studimit, arritjet u grumbulluan në atë që po quhet “Shkalla Bergen e varësisë nga Facebook ”. Ajo të kërkon të vlerësosh këto 6 raste me një vlerë numerike: (1) Shumë rrallë, (2) Rrallë, (3) Ndonjëherë, (4) Shpesh dhe (5) Shumë shpesh.

  • Ju shpenzoni shumë kohë duke menduar për Facebook ose duke planifikuar përdorimin e tij.
  • Ju keni një terheqje për të përdorur Facebook-un çdo herë e më shumë.
  • Ju përdorni Facebook-un për tu larguar nga problemet personale.
  • Ju jeni përpjekur për të lënë përdorimin e tij por pa sukses.
  • Ju shqetësoheni nëse ju ndalohet përdorimi i Facebook.
  • Ju e përdorni aq shumë Facebook-un saqë ai ka ndikim negativ në punën/studimet tuaja.

Nëse rezultati juaj është 4 ose 5 në katër pikat e fundit, ju mund të jeni të varur nga Facebook-u.

Fatkeqësisht, studimi nuk ofron ndonjë zgjidhje, duke na lënë të varur nga Facebook-u pa asnjë zgjidhje konkrete, veçse të shpërndajmë rezultatet tona në një status update…

Leave a Comment

%d bloggers like this: