Arsenali shpëton ndaj Liverpoolit

Përforcimi i verës për Arsenalin, Marouanhe Chamack, ka shënuar një gol të vonshëm për të ndihmuar Topçinjtë të nxjerrin një pikë në derbin e javës së parë të Ligës Premier, atë ndaj Liverpoolit, të zhvilluar në Anfield.

Pjesa e parë ishte tejet monotone me pak raste shënimi. Ishte Vermaelen ai që kërcënoi për herë të parë portën në Anfield, me anë të një goditjeje të fuqishme. Liverpooli u zgjua në fund të pjesës së parë, me Johnson që tentoi ta befasojë Almunian me një gjuajtje nga distanca. Ishte edhe dëbimi nga vija fatale që shpëtoi Arsenalin nga pranimi i golit në fund të pjesës së parë.

Momenti kyç i pjesës së parë ndodh në minutën e fundit të tij. Joe Cole në debutimin e tij në Ligën Premier në fanellën e Liverpoolit përjashtohet pas një starti të ashpër në Laurent Koscielnyn.

Debutim i ‘kuq’ për Joe Cole

Fraksioni i dytë kishte fytyrë tjetër. Dy minuta brenda pjesës së dytë (47’), Mascherano shërben në mënyrë fantastike David N’Gog, i cili shënoi gol të bukur në portën e Almunias për epërsinë e Liverpoolit.

Arsene Wenger si strateg i vërtet që është, inkuadroi tërë ‘arsenalin’ e tij, duke u munduar së paku të dalë me një pikë nga Anfield.

N’Gog befasoi Arsenalin në fillim të pjesës së dytë

Në minutën e fundit të takimit (90’), shënohet dhe goli i barazimit. Pas një harkimi të bukur në zonë, Reina dështoi ta kapte topin dhe pasi goditja e Chamakh qëlloi shtyllën, ishte Reina ai që e futi në portë topin për rezultatin përfundimtar 1-1.

Ishte ky një start shumë i mirë i Liverpoolit përkundër barazimit dhe kartonit të kuq, kurse Arsene Wenger ka ende për të bërë nëse dëshiron të garojë për titull në Ligën Premie




http://shqiplajme.com/arsenali-shpeton-ndaj-liverpoolit/

Leave a Comment

%d bloggers like this: