Arrestohet 23-vjeçari, tentoi të grabisë një pikë të këmbimit valutor

Eduart Hasani 23 vjeç është arrestuar nga forcat e policisë së Durrësit si autor i ngjarjes së dy ditëve më parë në Sukth. Prangosja e 23-vjeçarit është bërë pranë banesës së tij. Sipas Drejtorisë së Policisë së Durrësit rreth orës 20.35 të ditës së hënë, Hasani ka tentuar të grabisë një pikë të këmbimit valutor. Më pas ai është larguar me një makinë dhe ka plagosur në këmbë drejtuesin e automjetit. Gjatë kontrollit të bërë në banesën e autorit në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik model-56, dy krehra automatiku, si dhe maska që Eduart Hasani kishte përdorur për grabitjen.


Leave a Comment

%d bloggers like this: