Argjentine – Shqiperi, Ende pa listen e lojtareve

Refuzimet e lojtarëve për miqësoren e Argjentinës duket se kanë shtyrë publikimin e listës së futbollistëve për ndeshjen e 20 qershorit. Ndryshe nga çfarë pritej dje FSHF nuk ka bërë publike listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore. Problemi është po ai i para disa ditëve. Refuzimi i lojtarëve. Në ndryshim nga çfarë ishte planifikuar kanë refuzuar miqësoren edhe dy lojtarë të tjerë Agolli dhe Teli. Në këto kushte FSHF i ka hyrë punës për të gjetur nga kampionati shqiptarë futbollistët e duhur për kombëtaren. Faktin e problemeve me futbollistët për miqësoren e 20 qershorit e ka pranuar edhe vetë sekretari i FSHF-së, Eduard Prodani. “Po bëjmë maksimumin tonë pranë klubeve për t’i bindur ata që të na vënë në dispozicion futbollistët që kemi planifikuar për këtë ndeshje. Është natyrisht një ndeshje miqësore, por edhe një ndeshje që vlen për imazhin tonë”,-është shprehur Prodani. Në këto kushte kur lojtarët e kombëtares po gjenden nga kampionati kombëtar edhe pse skuadrat nuk i lejojnë pasi është fazë përgatitore dhe të gjithë i duan që elementët të stërviten me grupin.

Leave a Comment

%d bloggers like this: