PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Nga vij e ku shkoj?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
stilltoni
Admin
Admin


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 06 Apr 2007
Mesazhe : 1393
Vendndodhja : Itali
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Nga vij e ku shkoj?   Thu Dec 06, 2007 3:08 pm

Seriozisht nuk e di. Nganjėherė si ēdo njeri i kėtij vendi, jam nė dilemėn e madhe: Ēfarė jemi me tė vėrtetė ne shqiptarėt? Njė rracė e pėrzier kulturash, fesh, identitetesh, egosh, tė cilėt i bashkon mirė apo keq njė gjuhė? Gjithēka mund tė na bashkojė por historia jo! Huntigtoni, po tė na kishte studiuar hollė hollė do tė ēuditej se s`do gjente ndarjen fetare mes shqiptarėve, por do gjente njė ndarje tjetėr tė pakuptueshme qė i ka bėrė lėmsh njerėzit qė nga Ismail Beu e deri mė sot…ndarjen radikale politike!



Shqiptarėt janė tė ndarė, tė pėrēarė, tė pėrēmuar nga njėri tjetri…I pari s`e do tė dytin, i dyti tė parin e sėbashku s`duan tė tjerėt!

E pse ndodh kjo? Sepse ata vetėm kanė mėsuar tė zhvlerėsojnė e jo tė vlerėsojnė nė historinė e tyre. Nuk i besoj tregimit (deri nė legjendė) tė gjyshes sime 95 vjeēare qė duke thurrur ēorape mė thotė: “Jemi popull i mallkuar, na ka mallkuar Sulltan Mahmudi. Doli njė ditė nė njė fushė nė Shqipėri dhe dėgjoi shqiptarėt qė bėrtisnin…Ē`keni - u tha? Duam tė bėhemi hyrr (tė lirė) thanė ata! Hyrr doni - tha ai – horr o bėfshi!”



Shqiptarėt kanė patur njė fuqi gjigande nė duart e tyre nė Perandorinė Osmane. E nė fakt e zhvlerėsuan dhe e shumėzuan me zero tė gjithė atė eksperiencė, kulturė e maturi shtetformuese tė cilėn vetė Turqia e ka trashėguar mė sė miri. Madje e fshinė edhe kujtesėn fare, duke e cilėsuar njė periudhė tė errėt nė histori, njė kohė kur ata kontribuan nė qeverisjen e njė prej shteteve mė tė mėdhenj tė historisė. Tė dytėt gjithmonė zhvlerėsojnė tė parėt e kjo ka ndodhur sistematikisht deri nė ditėt e sotme! Tė gjithė e nisin ta ndėrtojnė nga zeroja, duke e lėnė praktikisht nė zero kėtė vend!



Gjithėsesi, historia e trishtė 95 vjeēare e njė shteti minor si Shqipėria vėrteton Talat Pashėn ( ish funksionar i Perandorisė, ish ministėr i brendshėm nė kohėn e Ataturkut) qė i thotė Eqerem bej Vlorės: “Eqerem bej, ndoshta njė ditė do ta bėni Shqipėrinė tuaj. Por mos harroni se do hani njėri tjetrin nė atė vendin tuaj tė vogėl, pasi ju jeni mėsuar tė qeverisni nė lėndinat e gjera tė Perandorisė Osmane…”!



Pėr ata qė e ndjekin dhe e ndjejnė politikėn, ėshtė i thjeshtė zbėrthimi i kėtyre fjalėve. Pra shqiptarėt s`kanė punė tjetėr veē tė debatojnė pa zgjidhur gjė, dhe mbi tė gjitha pa e respektuar njėri tjetrin kur vjen puna te historia. Gjithėsecili nė tel tė vet i bie ēiftelisė e bėn iso pėr qejf tė vet, e nė thelb ne mbetemi veē njė gjullurdihane. Ne s`njohim baza shkencore, argumente historike, analizė tė ftohtė dhe ato qė kanė qenė i kemi zhdukur dhe transformuar. Personalisht unė mėsova shumė nga Top Story i fundit i Sokol Ballės nė Top Channel, gjėra qė shkolla me histori tė deformuar s`mi kishtė mėsuar e qė filmat me skenare tė “pėrpunuar” m`i kanė keq-mėsuar! (Mirė Skėnderbeun se na e bėnė rusėt, po me Nėntorin e Dytė ē`patėn xhanėm)?



Mė kujtohet njė kolege nė punė qė po argumentonim fjalėn Irakian apo Iraken. I thashė se nė fjalor ėshtė irakian dhe ne nė lajme s`mund ta themi iraken meqė kėshtu e thonė italianėt! “E kanė gabim ata nė fjalorin e Gjuhės Shqipe” – mė tha! Atėherė ku do bazohemi kur vlerėsojmė e ēvlerėsojmė sipas mendjes dhe midesė?



Mė thoni miq, ku do bazohemi pėr historinė apo pėr gjuhėn? Ku do bazohemi pėr vlerat qė po i vrasim pėrditė me telenovela bastarde tė sjella pėr pesė pare nga Brazili? Ku do bazohemi pėr bashkimin ndėrkohė qė ka shqiptarė (fatkeqė do t`i quaja) qė s`i duan kosovarėt e ēamėt, pasi ka ende monstra qė mbjellin pėrēarje mes krahinave e njerėzve?

Ku do bazohemi pėr politikėn qė mė shumė ndan se bashkon? Ku do bashkohemi me gruan nė shtėpi me tė cilėn mė parė divorcohemi se martohemi?(Shikoni statistikat e gjykatave)! Ku do bashkohemi me fėmijėt tanė, mė gjakun tonė qė e pėrdhunojmė nė mėnyrė maniake-dreqnore? Ku do bashkohemi me 80 pėrqind mė shumė kėrkesa pėr azil pleqsh kėtė vit? Ku do bashkohemi me njė administratė tė cilėn do ta gjesh te Kullat, tė Piaca, tė Manhatan, te Valle Verde te ku di unė se cili lokal e kurrė nė punė?



Na bashkon vetėm interesi pėr tė fundosur njėri tjetrin, ndėrsa notojmė nė llumin e paaftėsisė! Deri kur? Dhe gjithēka nis nga fillimi e ne debatojmė pėr njė histori qė s`ėshtė histori, pėr heronj qė kanė qenė tradhėtarė e tradhėtarė qė kanė qenė heronj! E ē`mė duhet mua se ē`tha Mehmeti, Enveri, Kadriu dreqi dhe i biri nė filan plenium, kur unė s`e di ē`ti them vajzės time nesėr - qė tjetėr do ja thotė gjyshi, tjetėr unė, tjetėr daja, tjetėr mėsuesja e tjetėr televizori? Ndaj jam nė dilemėn e madhe tė prejardhjes dhe vijimėsisė!

01/12/2007

Gazeta start
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nga vij e ku shkoj?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Analiza e opinione-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com