PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
 

Mbreti Adbullah dhe skeptiket

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
stilltoni
Admin
Admin


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 06 Apr 2007
Mesazhe : 1614
Vendndodhja : Itali
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Mbreti Adbullah dhe skeptiket   Mon Nov 17, 2008 11:19 am

E Hene, 17 Nentor 2008

Nga Tony Blair

Ish-kryeminister i Britanise se Madhe

Vendimi i Mbretit Abdulla te Arabise Saudite per te mbajtur nje konference nderfetare nen kujdesin e Kombeve te Bashkuara eshte i spikatur, i guximshem dhe potencialisht me ndikim te gjere. Per shume njerez, vecanerisht ne Perendim, iniciativa e tij mund te duket e parendesishme. Ne te vertete, ky eshte nje hap i madh perpara ne rrugen e gjate drejt nje raporti midis Islamit dhe besimeve te tjera qe nuk eshte ajo e konfrontimit ose mosbesimit por e bashke ekzistences paqesore. Mbreti Abdullah nuk eshte vetem sundimtari i Arabise Saudite. Ai eshte kujdestari i dy Xhamive te Shenjta, vendeve fetare ne meka dhe Medina, te cilat se bashku me Xhamine Al-Aksa ne Jeruzalem, perbejne tre vendet kryesore te shenjta te Islamit. Ai eshte gjithashtu udheheqes i nje vendi te cilin kritiket thone se ka qene shume i ngadalte per t'u modernizuar, me pasoja te thella per pjesen tjeter te botes. Por vendimi i Mbretit Abdullah per te ofruar doren e miqesise dhe respektit reciprok ndaj besimeve te tjera fetare duke iniciuar konferencen, e cila fillon te merkuren, ka implikime te medha, sic tregojne kritikat per iniciativen e tij nga disa qoshe te botes islame.

Sot brenda Islamit, ka dy pershkrime konkurruese me njera-tjetren. Nuk ka nje seri shqetesimesh ose ceshtjesh te ndryshme qe kerkojne fokusim dhe veprim te shkeputur. Ne thelb ka nje lufte, me dy pale. Nga njera ane, jane ata te cilet deklarojne me ze te larte se Islami eshte prishur per arsye se lidershipi i tij ka qene i pergatitur per te punuar me Perendimin, ose per shkak se Perendimi eshte perpjekur t'u imponoje vlerat e veta shoqerive myslimane. Sipas ketij pershkrimi, Islami eshte angazhuar ne nje konflikt themelor me jobesimtaret. Ketu nuk mund te kete pajtim. Ata te cilet e kerkojne kete tradhtojne Islamin. Konfrontimi, ose te pakten izolimi, eshte i pashmangshem. Ne vend qe te ndjekin bashke ekzistencen, ne vend te "dobesojne" pastertine e Islamit duke u perpjekur te mesojne dhe te respektojne te tjeret e nje besimi tjeter, myslimanet duhet te rivendosin nje kalifat mitik, nje shtet islamik ne te cilin qeverisja eshte rregulluar nga nje besnikeri e paepur ndaj ligjit dhe praktikave shekullore islamike, ashtu sic interpretohen sot nga kleriket e vijes se ashper. Megjithese numri i besimtareve te cilet perdorin kete pershkrim si nje rruge drejt ekstremizmit ose dhunes eshte i vogel, ka shume me teper te cilet pranojne premisen e tij esenciale qe ne jemi dy kultura dhe civilizime te ndryshme ne kundershtim me njeri-tjetrin. Ata jane inkurajuar ne kete besim per shkak se nje pershkrim i tille luan me sensibilitetet e perhapura, se Islami eshte trajtuar pa respekt nga Perendimi, qe aplikon standarte te dyfishta ne trajtimin e ceshtjes se Palestines, dhe qe nderhyrjet ushtarake ne Afganistan dhe Irak ishin te motivuara nga pikepamja fetare. Thirrja e tyre eshte ndonjehere eshte shtuar ne menyre te gabuar nga nje ndjenje se Perendimi ka humbur kontaktin me vlerat baze morale.

Grupi i dyte nuk deshiron te kopjoje shoqerine perendimore. Ithtaret e tij ndajne shqetesimet e nje natyre morale. Por ata gjithashtu duan te montojne nje pershkrim modern mbi Islamin dhe kane filluar ta bejne kete. Ata e dine se bota moderne nuk mund te funksionoje ne rast se njerezit e besimeve te ndryshme nuk mesojne te kuptojne dhe respektojne njeri-tjetrin. Ky pershkrim eshte absolutisht i bazuar ne Islam, por eshte angazhuar ne perpjekje per te gjetur pikepamjet ekskluziviste te fese - jo unike ne Islam - si nje menyre per te mbyllur deren ndaj atyre te cilet ndjekin nje besim te ndryshem.

Jane ithtaret e ketij pershkrimi modern te cilet duan te perdorin pasurine e Lindjes se Mesme per te mbeshtetur nje politike dhe kulture ne perputhje me shekullin e 21-te. Ata kerkojne te terheqin thelbin e besimit te Islamit mbi arsimimin, si nje menyre per te siguruar qe njerezit e te tyre te arrijne qe te behen nje pjese karakteristike e botes se shekullit 21-te por e vecante nga ajo. Dhe ata i drejtohen nje mijevjecari te historise islamike, nga Spanja ne Kine, e cila ilustron bashke ekzistencen dhe pranimin e komuniteteve me besime te ndryshme nga myslimanet. Arabia Saudite eshte pare nga shume njerez si shtepia e atyre qe perkrahin pershkrimin e pare. Mbreti Abdullah eshte duke treguar sesi vendi i tij mundet dhe duhet te jete pjese e te dytes, asaj te bashke ekzistences paqesore. Kjo ka mesime te rendesishme politike per Perendimin, vecanerisht me ardhjen e nje presidenti te ri amerikan. Ata te cilet mbeshtesin pikepamjen e nje Islami te hapur nga bota e jashtme dhe paqesor kane nevoje per mbeshtetjen tone. Ne nuk mund te neglizhojme rendesine e masave te sigurise dhe atyre ushtarake - perkundrazi, ato jane vendimtare. Por, ne fund te fundit, kjo nuk eshte nje beteje qe mund te fitohet vetem me mjete ushtarake dhe ato te sigurise. Beteja eshte ajo e ideve, zemrave dhe mendiave si edhe ajo e armeve. Ne duhet te bindim. Dhe ne duhet te marrim parasysh se rrenjet e pershkrimeve alternative, te cilat e shikojne Islamin te vene perballe kunder Perendimit, shkojne shume thelle.

Sot, 30 milione myslimane jetojne ne vendet perendimore. Ata jane myslimane dhe jane perendimore. Nje brez i ri midis tyre eshte duke filluar te ilustroje se nuk ka konflikt te qenesishem midis te dyve. Zgjidhja e procesit te paqes se Lindjes se Mesme dhe krijimi i nje shteti te shendetshem te Palestines prane nje shteti te sigurt te Izraelit eshte nje element vital - ne te vertete une mendoj nje sine qua non. Kjo mund te arrihet. Ne te vertete ka, per here te pare, nje strategji te miratuar midis lojtareve kryesore ne komunitetin nderkombetar sesi duhet te behet kjo, ndersa ishte bere e qarte edhe njehere ne takimin e kuartetit te paleve negociuese - SHBA, BE, OKB dhe Rusia - ne Sharm el Sheik, fundjaven e kaluar.

Por kjo ne vetvete eshte e pamjaftueshme. Ne gjithashtu kemi nevoje per t'u angazhuar me ceshtjen e arsimimit - cfare ne japim mesim, cfare mesohet, cfare komunikohet me njeri-tjetrin. Disa praj ketyre kane ndodhur me shkollat dhe universitetet. Por shume prej kesaj do te ndodhe brenda vete komuniteteve besimtare. Per kete arsye, iniciativa e Mbretit Abdullah duhet te shihen krahas programeve te arsimimit dhe reformes sociale qe kane filluar te zbatohen nga qeverite ne te gjithe boten arabe. Shume prej ketyre programeve mund te duken me te pershtatshme, ndonjehere prezantimi per here te pare i tyre eshte ngurrues; por kundershtimi qe ato shpesh provokojne brenda elementeve te botes myslimane eshte ne vetvete instruktues mbi rendesine e tyre.

Fondacioni Toni Bler, ne partneritet me Universitetin Yale, eshte duke studiuar sesi ne mund te ndihmojme per t treguar se besimi fetar mund te jete nje force konstruktive per perparim ne vend qe te jete nje force reaksionare dhe destruktive. Studentet ne kursin "Besimi dhe Globalizimi" te fondacionin vijne nga shume tradita fetare. Ceshtjet per te cilat ne jemi duke pyetur nuk kerkojne te fshijne ndryshimet midis ketyre besimeve, por me sakte te shqyrtojne sesi keto besime te ndryshme mund te jetojne ne menyre harmonike me njeri-tjetrin. Ideja eshte per te zhvilluar nje kurs, i cili mund coje ne kerkime, publikime dhe programe te reja te cilat do te thellojne kuptimin tone mbi ate sesi besimet rimarrin rolin e tyre te duhur si nje burim bindjeje morale, drejtesie dhe nje menyre te duhur jetese dhe shpetimin e saj, prej atyre te cilet duan te perdorin fene per te krijuar konflikte, percarje dhe ekstremizem.

Arabia Saudite do te vazhdoje, tani per tani, te duket teper e larget nga shoqerite perendimore. Shume jane skeptike mbi vleren e kesaj iniciative qe e ka prejardhjen nga mbreteria. Por fakti qe sunduesi i vendit, me pozicionin e tij unik brenda botes myslimane, eshte duke e mbajtur kete konference tregon nje mundesi per te ardhmen, te cilen ne duhet ta shfrytezojme.

Publikuar dje ne "The International Herald Tribune"
Kohajone
_________________
Pershendetje te gjitheve ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbreti Adbullah dhe skeptiket

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Analiza e opinione-
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com