Ja si mund të aplikoni për të qenë studentë në SHBA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar dokumentet që kërkohen për të aplikuar për vizë studimi në SHBA. Përpos përcaktimit të rregullave të reja, që do të ndiqen gjatë këtij viti për të vijuar studimet e larta në Amerikë, autoritetet amerikane kanë detajuar të gjitha dokumentet që kërkohen për t’u pajisur me vizën e studimit. Çdo i interesuar, mbasi të ketë përgatitur dokumentacionin që kërkohet mund të caktoj takim për në Ambasadë, duke përdorur faqen e saj të internetit. Dështimi për të paraqitur formularët e kompletuar në kohën e intervistës për vizë do të rezultojë në anulimin e datës tuaj të takimit dhe ju do t’iu duhet të caktoni një datë tjetër takimi. Pagesa e aplikimit është 140 dollarë ose e barasvlershme në lekë sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Përveç pagesës së aplikimit, studentët duhet të paguajnë dhe të sjellin një faturë të veçantë që kanë paguar edhe taksën për SEVIS I-901.

Dokumentet e aplikimit

Të gjithë aplikantët për viza jo-emigrimi, sikurse janë edhe studentët, duhet të paraqesin pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë dokument e renditura si më poshtë:

-Formularët e aplikimit DS-160, të plotësuar elektronikisht (për të gjithë aplikantët, pavarësisht nga mosha); nëse ju nuk sillni faqen e konfirmimit të formularit DS-160 me kodin përkatës, takimi juaj do t’ju shtyhet për datën tjetër të mundshme. Ky formular do t’ju jepet ditën e intervistës nga punonjësi i “Albanian Courier” përpara se të paguani tarifën e aplikimit; një pasaportë, e vlefshme të paktën 6 muaj mbas hyrjes së planifikuar në Shtetet e Bashkuara.

-Nëse ju keni marrë Letërnjoftimin ose Kartën e Identitetit, duhet ta përfshini numrin e saj në fushën numër 14 të formularin DS-156). Gjithashtu kërkohet paraqitja e çdo pasaportë të mëparshme që ju është lëshuar dhe që e keni ende në posedimin tuaj.

-Nëse ju keni një pasaportë të re dhe pasaporta juaj e mëparshme nuk ka skaduar ende, ju duhet ta anuloni atë fizikisht pranë autoriteteve të policisë lokale; një fotografi të kohëve të fundit (jo më shumë se 6 muaj të vjetër).

-Për kërkesat e fotografisë konsultohuni në faqen e internetit: http://albanian.tirana.usembassy.gov/photo_requirements.htm. Fotografitë që nuk përmbushin këto specifikime do të refuzohen dhe aplikantit do t’i kërkohet të sjellë një fotografi të re; pagesa e aplikimit: pagesa aktuale për shumë kategori vizash, duke përfshirë vizitorë për biznes ose turizëm, studentë, vizitorë shkëmbimi, media, si dhe programet e punës së verës është 140 dollarë ose e barasvlershme në lekë (subjekt për t’u ndryshuar) sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Pagesa e aplikimit

Për shumicën e vizave të bazuara në peticion pagesa është 150 dollarë ose ekuivalenti në lekë. Pagesa e aplikimit nuk është e kthyeshme dhe paguhet vetëm me para në dorë. Çdo person që aplikon duhet ta paguajë pavarësisht nga mosha. Ju duhet të paguani shumën e saktë të parave që kërkohen, pasi një pjesë në dollarë dhe një pjesë në lekë nuk pranohet. Pagesa për lëshimin e vizës, nëse viza ju lëshohet, do të ketë një pagesë shtesë në bazë reciprociteti, nëse është e aplikueshme. Nëse ka pagesë për lëshimin e vizës, ajo është a barabartë afërsisht me pagesën që u ngarkohet qytetarëve amerikanë kur ata udhëtojnë në shtetet e tjera; dëshmitë: aplikantët për viza vizitori duhet të tregojnë që ata kualifikohen sipas parashikimeve ligjore të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Aplikantët duhet të demonstrojnë që ata janë të klasifikuar si vizitorë sipas ligjit amerikan. Ligji amerikan i emigracionit parashikon që çdo aplikant ka për qëllim të emigrojë në SHBA. Prandaj, aplikantët duhet ta tejkalojnë këtë parashikim dhe të demonstrojnë që janë të klasifikuar si vizitorë sipas parashikimeve të ligjit amerikan.

Dokumentet shtesë

Të gjithë aplikantët për studime dhe shkëmbim kulturor duhet të përgatiten të paraqesin dokumentacionin shtesë si më poshtë: formularin I-20A-B, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit Jo-Emigrant (F-1) për Studentë Akademik dhe të Gjuhës ose formularin I-20M-N, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit Jo-Emigrant (M-1) për Studentët Profesional. Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, I-20, i cili sigurohet nga shkolla ku jeni regjistruar. Ju dhe zyrtari i shkollës duhet të firmosni formularin I-20. Të gjithës studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në internet që mban informacion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbajtësit e vizave F/M-2). Shkolla juaj është përgjegjëse për të regjistruar informacionin e formularit I-20 në sistemin SEVIS. Studentëve do t’u duhet gjithashtu, të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program studimi. Të gjithës aplikantët për studentë duhet të kenë një formular I-20, të nxjerrë nga sistemi SEVIS, i lëshuar nga një institucion edukimi dhe i aprovuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DSK), të cilin ata e dorëzojnë kur aplikojnë për vizën e tyre të studentit. Zyrtari konsullor do t’i duhet të verifikojë të dhënat e I-20 elektronikisht nëpërmjet sistemit SEVIS, në mënyrë që të procesojë aplikimin e tyre për vizë studentore.

Aprovimi i vizës

Nëse aplikimi juaj aprovohet, seksionit konsullor do t’i duhet të paktën dy ose tre ditë pune për të përfunduar procesin dhe stampimin e vizës. Për të gjithë aplikantët që banojnë në Shqipëri, pasaporta juaj do të kthehet me anë të shërbimit privat “Albanian Courier”. Zyrtarët e “Albanian Courier” do t’iu kontaktojnë sapo të marrin pasaportën nga zyra e Ambasadës Amerikane. Kundrejt këtij shërbimi ka një tarifë dhe pagesa bëhet në momentin e marrjes së pasaportës. Aplikantët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të këshillohen që shërbimi brenda ditës nuk është i disponueshëm. Aplikantët duhet të përgatiten të lënë pasaportën e tyre në Ambasadën Amerikane në Tiranë edhe për ditën tjetër, për të përfunduar procesin e vizës. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk garanton se sa do të zgjasë ky proces.

Për aplikimet që refuzohen

Nëse aplikimi juaj i vizës refuzohet, pasaporta juaj do të kthehet në përfundim të intervistës, së bashku me një letër që shpjegon se në cilën pjesë të ligjit amerikan ju nuk kualifikoheni.

/gazetatelegrafi/

  1. berat sylejmani says:

    fromolar per aplikim per viz
    si te aplikohet ne dvlotari2012

  2. une jam interesuar per nje viz te punes te kanadez a mundem me bo nese din dikush le te me lajmru nr e tel 044 518 363 ju pershendes valon dermaku gjilan tung

  3. Nezir Hakaj says:

    pershendetje nese dikush ka informata si si mund te aplikoj me familje per ne Kanada ju lutem lajmrom ne ket e-mail gurishta-ks@hotmail.com dhe ku gjendet zyra kanadez ne Prishtin

  4. admin says:

    Kjo eshte adresa zyrtare per te aplikuar ne Kanada
    http://www.cic.gc.ca mjafton te kesh pak njohuri nga gjuha angleze dhe e gjen proceduren e aplikimit

    • lulzim says:

      jam i interesum per kanad me grua dhe me 1 fmi ju lutem te me ndimoni se ktu ne kosov kushtet shum te shtira

  5. Gezim Shehu says:

    informacion per aplikim per burse per studime universitare ne usa, dokumentet, aplikimet,(maturante),, nese kani info ju lutem…..

  6. erzen uka says:

    jam i interesuar per viz pune ne kanada

  7. jam e interesuar per pune ne amerike

  8. Elvis Preka says:

    Jam i Interesuar te shkoj me punua ne Amerike,si kur tre Muaj e mrena tre muajsh me u kthy prap , sepse jam familjar dhe jam me Femi, Un garantoj kthimin sepse gruaja ime eshte e paisur me vize shengeen 10 vjecare, dhe un kisha me pas munci me u pajis me kete po kam shum nevoj te punoj qe te bej vizen shengeen si gruaja ime e mail im eshte leonorapreka@yahoo.com thank you SHBA.

  9. indrid kurti says:

    hi how are you doing can i have your attention please…….

  10. ervis hodaj says:

    jam e interesuar per viz pune ne amerike e
    mail im eshte v_vlore@yahoo.com numer telefoni 0694404998

  11. Jam e interesuar per vize pune ne KANADA.

  12. arben suli says:

    si mund te mare nje viz pune per ne amerik.cfar veprime duht te bej.ju faliminderit.?

  13. jam e interesuar per vize pune ne australi ?

  14. pershendetje a mund te me thoni si mund te marr nje  vize pune per ne amirike dua qe te shkoj bashke me bashkeshorten time kemi dhe nje djale ?. pres pergjigjen tuaj 

  15. Anila says:

    Pershendetje.Amerika eshte e te gjitheve,puna eshte ajo qe ne duam e cila sjell dhe te ardhura per te bere nje jete te mire per vete dhe femijet,qe kemi si prinder obligimin me te madh per to,bashkeshorti im ka deshire qe te punoj  ne amerike,si mundet te perfitoj rrugen  per t”ju realizuar,Eshte ing mekanik, e njeh shume mire gjuhen anglisht,pasi ka vite qe ka punuar si kryemekanik ne anije te ndryshme.flm qe kontaktuame ju.

  16. Land Asllani says:

    jam i interesuar per vize pune kanadeze,si mund te aplikoj

  17. cuni suela says:

    psh dua te shkoj ne NY si turiste per nje koh te shkurter qfar duhet te bej per te shkuar

  18. nazmi says:

    edhe un jam inderesuar per nja viz

  19. QAUSH MORINA says:

    operator skavatori kamjioni pervoj pune 3 vjt ne bektel

  20. antonjo xheleshi says:

    JAM I INTERESUAR PER VIZ DUA TE GJEJ PUNE NE AMERIK BEJ CFARE DO LLOJ PUNE….JAM 18 VJEC JETOJ NE SUKTH-DURRES PUNOJ EDHE NE GREQI……..

  21. xhenis gjika says:

    jam einteresuar per studime ne amerike per ne gjimnaz. aktualisht studioj ne turqi.jam 17 vjeç nga tirana dhe e kam anglishten shume mire mund te drejtoheni te adresa ime e-mailit .çfare mund te bej .

  22. erind miraka says:

    jame nje student qe banoje ne gramsh dhe di shume mire anglisht dhe tani beqme fitojme llotarine qe te vemi nje here ne amerik dhe te provojme shancin…..faleminderit

  23. romeo llupi says:

    jame i interesuar per vize pune per ne amerik dhe mundem te bej cdolloi pune

  24. domenico says:

    jam i interesuar per me ik ne shba edhe si klandestin nese din ndokush ndonje menyr te kontakoje kte domenico-preka@hotmail.com

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · WordPress Theme designed by Theme Junkie