PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Neper 85 vitet e Bibliotekes Kombetare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
stilltoni
Admin
Admin


Gender:Male
Age : 25
Anėtarėsuar : 06 Apr 2007
Mesazhe : 1393
Vendndodhja : Itali
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Neper 85 vitet e Bibliotekes Kombetare   Tue Dec 04, 2007 3:54 pm

E Enjte, 29 Nentor 2007

Dita e 28 Nentorit te vitit 1922, kur institucioni i librit ne Shqiperi do te perurohej dy vjet pas krijimit si nje Biblioteke Kombetare, cilesohej si nje ‘Dite e Madhnueshme’ ne fletoren zyrtare te asaj kohe. Perurimi i institucionit te themeluar me vendimin e vitit 1920, te qeverise se sapo dale nga Kongresi i Lushnjes, u krye ne 28 nentor te vitit 1922. Nga ceremonia e perurimit te ketij institucioni, Biblioteka Kombetare posedon njoftimin autentik te fletores zyrtare, nr.86 te vitit 1922. Ky dokument eshte ekspozuar ne katin e pare te godines se bibliotekes me rastin e 85 vjetorit te krijimit te ketij institucioni, qe ndryshe konsiderohet ‘nje memorie e kombit dhe frymemarrje per te’.

Pergjate viteve te funksionimit Biblioteka Kombetare, ka njohur nje zhvillim te gjithanshem. Fondi i saj eshte pasuruar nga viti ne vit. Po ashtu dhe numri i lexuesve. Ne vitin 1922 Biblioteka Kombetare numeronte rreth 6 mije vellime, ndersa sot ky numer e ka kaluar nje milioneshin. Sipas te dhenave arkivore, veprimtaria e Bibliotekes Kombetare spikati gjate viteve te mbreterise ne vitet 1928-‘37, kur institucioni drejtohej nga atdhetari Sotir Kolea. Mbarimi i Luftes se Dyte Boterore e gjeti institucionin e librit me nje koleksion prej 15 mije vellimesh, nje fond qe do te rritej ne vite dhe qe do ta shnderronte bibloteken modeste ne qendren arkivore te te gjitha botimeve te vendit, qe pergatit bibliografine kombetare te librit shqip. Ajo perfshin ne fondin e arkivit te saj botimet e para ne gjuhen shqipe nga shek.XVI deri ne ditet tona, ne fondin e antikuarit botime te shek.XV-XVIII, inkunabula, si dhe 52 harta me shtyp, ne fondin e doreshkrimeve ne gjuhet orientale, me permbajtje kryesisht fetare si dhe nje numer te vogel ne gjuhet perendimore dhe ne shqip. Ndersa ne fondin e albano-balkanologjise ruhen te gjitha botimet shqipe si dhe ato te huaja qe flasin per Shqiperine, shqiptaret dhe popujt e Ballkanit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Neper 85 vitet e Bibliotekes Kombetare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Aktualitet-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com