Ahmadinejad deklarate e cuditshme: Chavezi do të kthehet me Jezusin

ahmedinejad_chavesVdekja e presidentit venezuelas, Hugo Chavez, ka shkaktuar pikëllime dhe mbështetje të shumë burrështetasve për popullin e Venezuelës, por asnjë deklaratë nuk ishte e çuditshme sa ajo e liderit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad. Ai e paralajmëroi ardhjen e dytë të Chavezit në Tokë në shoqërinë e Jezusit dhe profetit shiit Mahdi

“Nuk kam asnjë dyshim se Chavezi do të kthehet me Jezusin dhe Mahdin (imami i cili sipas besimtarëve shiit fshihet me mision që nga shekulli i X-të), për të vendosur paqen dhe drejtësinë në botë”, ishte mesazhi i postuar në faqen e presidentit iranian.

Udhëheqësit fetarë iranianë nuk e kanë pritur me entuziazëm këtë mesazh. Mediat iraniane thonë se një nga ajatollahët iranianë, Sejad Ahmad Khatami, duke drejtuar lutjet e së premtes ka thënë se Ahmadinejadi e ka “tepruar” pak.

Ahmadinejad, i cili ishte mik i ngushtë dhe aleat i Chavezit, mbërriti në Karakas të premten për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të ndjerë të Venezuelës. Në këtë kryeqytet ishte edhe presidenti kuban Raul Kastro, si dhe të gjithë liderët e tjerë të Amerikës Latine. Në Karakas pritet ardhja edhe 20 liderëve të evropianë. /Telegrafi/

Leave a Comment

%d bloggers like this: