Agim Canaj trajneri i ri i Shkumbinit

Agim Canaj eshte trajneri i ri i Shkumbinit. Ai ka neshkruar nje kontrate nje vjecare me presidentin Ylli Ndroqi. Canaj ka qene trajneri i Dinamos dhe Vllaznise Besa, Gramozi dhe duke nisur nga sot merr jetë një aventurë e re. Ai zevendeson trajnerin Josa pasi nuk permbushi objektivat e skuadres. Prezantimi do te behet sot ne oren 16:00 ne ambientet e klubit te Shkumbinit.

Presidenti i Shkumbinit, Ylli Ndroqi, dje paradite ka shkarkuar trajnerin Mirel Josa. Vendimi është marrë pas një takimi që ka pasur me stafin drejtues, ku është analizuar paraqitja e ekipet në dy ndeshjet e para të kampionatit, nga të cilat kanë mbetur të zhgënjyer të gjithë në Peqin. Barazimi me Kastriotin dhe humbja me Laçin të hënën, e kanë detyruar Ndroqin që të marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit Josa, për ta zëvendësuar me një tjetër teknik.

Pas humbjes 2-0 me Laçin, ku më shumë se rezultati ishte shqetësuese loja e ekipit, pritej të vihej dorë në ekip, sepse investimet e bëra te Shkumbini nuk po justifikoheshin. Gjatë merkatos së verës ekipi u përforcua me futbollistë cilësorë, për një muaj qëndroi i grumbulluar në Maqedoni, ku zhvilloi një fazë përgatitore në kushte të mira dhe pritej që kjo të pasqyrohej që në javët e para të kampionatit.

Kur pritej rezultati në javën e parë, vjen barazimi me Kastriotin në Tiranë, ku skuadra nuk mundi të ruajë avantazhin me dy gola. Ndaj Laçit pritej reagimi i duhur, por nuk ndodhi kështu dhe ekipi zhgënjeu në lojë, duke e merituar humbjen, që mund të kishte qenë edhe më e thellë. Paraditen e djeshme presidenti Ndroqi bashkë me Josën ka marrë edhe vendimin për të pezulluar edhe stafin e tij, konkretisht teknikun e dytë Dervishi dhe përgatitësin e portierëve Ballhysa.

Shkarkimi i Josës është mirëpritur nga tifozeria peqinase, që ka qenë e shqetësuar për fillimin jo të mirë të sezonit me vetën një pikë në dy ndeshjet e para. Për fansat nuk është ky Shkumbini që ata dëshirojnë, pasi rezultate të tilla nuk janë marrë nga skuadra e tyre edhe atëherë kur futbollistët paguheshin me rrogën e shtetit e jo më tani me të tilla shumë herë më të larta, që u ka caktuar presidenti Ndroqi.

Leave a Comment

%d bloggers like this: