Afganistan, operacioni ushtarak mbyllet në katastrofë

Një operacion i Ushtrisë Kombëtare Afgane, njësi që vepronte e pavarur nga NATO, i kryer në provincën lindore të Lagmanit ka përfunduar në një katastrofë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave ai që duhet të ishte një operacion rutinë u kthye në përballjen më të egër pasi talebanët kishin ngritur një pritë.

Autoritetet ushtarake deklarojnë se gjatë shkëmbimit të zjarrit 7 ushtarë afganë mbetën të vrarë dhe 14 të tjerë të plagosur. Sipas tyre, luftimi mbaroi falë ndërhyrjes ajrore dhe tokësore të trupave të NATO-s.

Pyetja që shtrohet tani është përse Ushtria Kombëtare Afgane shkoi në një zonë të largët malore, e njohur si fortesë e talebanëve dhe militantëve të Al Kaedës dhe e pashoqëruar nga trupat e NATO-s.



Leave a Comment

%d bloggers like this: