550 vende bosh mbeten ne Universitetin e Tiranes

Këto dy ditë pritet që të njëjtën procedurë ta kryejnë të gjitha shkollat e larta publike. Pasi të grumbullojë të gjitha të dhënat, Agjencia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, në datën 25 shtator 2010, do të shpallë listën e ndërmjetme të kandidatëve fitues. Më tej, nga data 27 shtator deri në 1 tetor, do kryhet regjistrimi i ndërmjetëm. Atë do ta bëjnë të gjithë ata kandidatë që gjejnë emrin në listën përkatëse, por në një tjetër preferencë më të mirë. “Kandidatët, të cilët në listat e ndërmjetme janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit paraprak, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore, nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë dhe do të regjistrohen në këtë preferencë”, sqaron Ministria e Arsimit. Sipas saj, kandidatët, të cilët edhe në listat e ndërmjetme rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk është e nevojshme të regjistrohen.
Në bazë te regjistrimeve të ndërmjetme të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, APRIAL-i  në datën 6 tetor 2010, do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues. “Kandidatët, të cilët në listat përfundimtare janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit ndërmjetëm, do të çregjistrohen automatikisht nga sekretaritë mësimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë. Këta kandidatë regjistrohen në programin e studimit, në të cilin janë shpallur fitues me listat përfundimtare”, është saktësuar në udhëzimin për pranimin në shkollat e larta. Fituesit do të kenë afat për t’u regjistruar deri në datën 9 tetor. Me këtë fazë regjistrimesh mbyllet procesi i pranimit në shkollat e larta. Këtë vit u hoqën formularët A3 e A4 dhe do të aplikohet sistemi i pranimit me tri faza regjistrimesh. Kandidatët që në asnjërën prej tyre nuk rezultojnë fitues, duhet të presin vitin që vjen ose të zgjedhin një universitet privat për të vijuar studimet.


No Comments

  1. Zana says:

    Vendet bosh ne Universitetin e Tiranes

Leave a Comment

%d bloggers like this: