50 gjerat kryesore qe nuk duhen humbur ne Boterorin 2010

Me 11 qershor te ketij viti te gjithe do te kene nje arsye pse do te duhet qe te ndjekin evenimentin me te madhe futbollistik boteror, siç eshte “world Cup 2010” ne Afriken e Jugut. Do te kete mjaft gjera interesante, qe mbase nuk jane pare me perpara ne nje Boteror futbolli. Specialet e ketij “festivali” fillojne qe nga detaji me i thjeshte, siç eshte maskoti, i cili ka dale qe ne Boterorin e vitit 1966, por kete vit do te jete nje leopard me floke jeshile, qe nuk ka qene me perpara. Gjithashtu do te kete edhe shume kuriozitete, dhe disa pyetje qe ngrihet, siç jane:

Nese do te jete Wayne Rooney udheheqesi i Anglise ashtu siç beri me skuadren e tij te Manchester United, deri ne momenti qe u demtua? A do te jete Lionel Messi “personazhi” i kesaj shfaqje, duke pare formen e mire qe po kalon me Barcelonen? Do te shikojme si do te jete paraqitja e Maradiones si trajner, pasi si futbollist e dine te gjithe? Gjithashtu jemi kurioze qe te shikojme nese ku Boteror do te nxjerre ndonje talent nga te rinjte qe do te marrin pjese, ashtu siç ka pasur edhe vite me pare. Gjithashtu do te shikojme nje top qe nuk eshte perdorur kurre me pare, eshte nje “sfere” e teknologjise se fundit ku portieret dhe sulmuesit nuk kane me pse ankohen, eshte nje top qe i pershtatet kushteve te motit. Nje aspekt tjeter i rendesishem eshte se orari i ndeshjeve do te jete i pershtatshem per zonen evropiane, dhe nuk do te kete probleme, te gjithe do te kene mundesine qe t’i shikojne te gjitha ndeshjet. Gjithashtu ne kete kompeticion nuk mund te mungojne shfaqjet, duke filluar qe nga dita e hapjes se ketyre finaleve, ku do te marrin pjese mjaft artiste te medhenj boterore, por nuk kane per te munguar edhe shfaqjet e tifozerise dhe qe priten te jene te jashtezakonshme ne kete eveniment.

1. Zakumi

Qe nga Kupa e Botes e vitin 1996, çdo kampionat boteror ka pasur maskotin e tij. Afrika e Jugut kete vit paraqet nje leopard, me floke te gjelber dhe me trup te verdhe, i quajtur nga vende nderkombetare (ZA) dhe Kumi, fjale vendase per numrin 10. Per syte e te gjitheve mund te ngjaje si i “semure”, por a do te jete i adhurueshem?

2. Wayne Rooney

Perpara se te kishte probleme me demtimin e kyçit te kembes, Rooney ishte ne formen e tij me te mire ne karrieren e tij si futbollist, duke shenuar 34 gola, dhe me largimin e Cristiano Ronaldos, ai ishte udheheqesi i skuadres se tij duke i dhene nje optimizem real kombetares Angleze. Me pare nuk kemi qene ketu… ?

3. Lionel Messi

Mjeshtri i ri argjentinas i topit, Lionel Messi, eshte rritur ndjeshem kete sezon me Barcelonen, ne çdo jave, ne krahasim me Boterorin e Gjermanise, kater vjet me pare, tashme ndjehet gati qe ta beje te tijin kete kompeticion. Me rreth 40 gola te shenuar kete sezon si dhe duke qene lojtari me i mire i ketij viti, mund te jete ai ylli i shfaqjes ne kete Boteror.

4. Shansi per te zbuluar talentin e ri

Kupa e Botes eshte nje mundesi mjaft e mire, sidomos per kritiket, por pse jo per te gjithe, per te pare se kush do te jene heronjte e rinj te ketij kompeticioni. Nese do te ktheheshim pas ne kohe do te duhet te kujtojme Roger Milla dhe kercimin e tij prane flamurin e kendit ne Boterorin e Italise ne ’90, Oleg Salenko qe shenoi pese gola ne USA ’94, apo Davor Shuker, i cili udhehoqi Kroacine France ’98.

5. Top i teknolgjise se fundit

Si asnjehere me pare lojtaret do te luajne me kete top, qe eshte 20% me i sakte. Ky eshte nje top i teknologjise me te fundit, i cili ka 11 ngjyra qe perfaqeson çdo gjuhe te vendeve te Afrikes se Jugut. Gjithashtu ai ka nje “mikroçip”, i cili e pershtat ate ne te gjitha kushtet e motit, dhe behet maft i lehte per tu perdorur. Keshtu qe nuk do te kete me ankesa nga Peter Crouch per mos bindje te tij…

6. Futboll

Te gjithe jane duke pritur lajmet e fundit se si jane duke shkuar punet me kemben e demtuar te Wayne Rooney, nese do te jete ai ne gjendje qe te luaje sebashku me Steven Gerrard dhe Frank Lampard, do te duhet qe te presim fillimin e kompeticionit per t’a mesuar. Kjo eshte nje arsye me shume qe te perqendrohemi te Kupa e Botes me 11 qershor.

7. Nuk ka David Beckham

Pas demtimit ne tendinen e Akilit mund te jete nje mungese mjaft e madhe ne kompeticionin e ketij viti, siç eshte David Beckham. Nje njeri qe kurre nuk i ndali perpjekjet per te qene pjese e skuadres se tij kete vit. Megjithate, siç ka thene edhe Kapelo, ai do te jete pjese e skuadres edhe pse jo ne fushe. Mungesa e tij i jep mundesine qe te shkelqejne mesfushore te tjere.

8. Orari i ndeshjeve

Nuk do te kete nevoje qe te vihet ora ne alarm per t’u zgjuar per te mos humbur ndonje ndeshje. nuk do te kete ndeshje qe do te fillojne ne oret e mengjesit, pasi orari do te jete afersisht i njejte me oren evropiane. Me sfida qe do te fillojne rreth ores 13:30 pasdite dhe ne oren 17:30. ndersa per Angline dy ndeshje do te luhet ne fundjave, duke maksimizuar marketingun dhe audienca do te jete me e madhe.

9. Dimri

Shumica e meparshme e boteroreve jane zhvilluar ne hemisferen veriore dhe jane luajtur gjate veres, por kete vit dy kompeticion do te luhet ne kushte mjaft te pershtatshme per Angline, pasi temperaturat nuk shkojne me shume se 20 grade C. Ndersa persa i perket Fabio Capello-s ai do te jete trajneri i pare qe do te kerkoje suksesin me nje skuader evropiane jashte kontinentit evropian.

10. Vajzat amerikano-latine me bikini

Duhet te pranojme nje gje te tille, pasi eshte nje nga gjerat e bukura te ketij turneu, ku ne çdo ndeshje qe do te luaje Brazili do te shikojme vajzat teper terheqese te ketij vendi teksa bejne tifo per skuadren e tyre gjysme te zhveshura dhe te veshura me bikini. Profili i boterorit eshte nje dritare per te terhequr tifozet. Mund te jete mjaft bukur per disa lojtare, si Ronaldinho?

11. Modele te çuditshme flokesh

Kolumbiani, Carlos Valderrama, hapi rrugen me modelin e tij te flokeve, me ngjyre te vedhe, ishte nje model qe shume pak mund ta imitonin. Me pas eshte Romania ne 1998, ku te gjithe lojtaret lyen koken me ngjyre te verdhe, ne ndeshjet e grupi, por nuk duhet te harrojme edhe Ronaldon tete vjet me pare me menyren e çuditshme te qethjes se tij. Te shikojme kete vit…

12. Nuk ka me finaliste te Champions League

Hera e pare qe Anglia nuk kishte nje finaliste ne Ligen e Kampioneve ishte qe ne vitin 2004. Por kjo mund te jete nje plus per teknikun Fabio Capello mund te jete nje favor, pasi ka mundesi qe lojtaret e tij te jene me te “fresket” ne finalet e kupes se Botes, e njejta gje nuk mund te thuhet per Francen, Gjermanine, Spanjen apo Italine.

13 Angli jashte?

Nuk duhet harruar evropiani i vitit 2008, ku te gjithe anglezet ishin mjaft te qete dhe pa stres. Po futbollistet ishin te tille? Kjo nuk eshte gje e mire, por nuk e “vrisnin” shume mendjen, se kush fitonte dhe kush humbiste. Ne ate kohe Gary Neville dominonte edicionet e lajmeve se bashku me Ian Wright, ku benin komentatorin, mbase eliminimi ne çerekfinale do te bente ta shijonin me mire festivalin e futbollit.

14. Mjeshtrit

Ne kete boteror do te duhet qe te presim, nese do te jete ndonje qe do te na “riktheje” ne fushat e futbollit shkathtesine e Cruyff, Zinedin Zidane, brazilianin e pa arritshem Pele, e shume ikona te tjera qe jane historia e ketij sporti dhe jane shfaqur ne keto lloj kompeticionesh. Kjo eshte pyetja, qe do te na shikojne syte me legjenda te tilla? Por kurre nuk duhet thene kurre.

15. Matthew Booth

Eshte nje hero i pa pelqyer, i cili edhe ne vendin e tij shkakton tensione, eshte racist. Ne koke nuk ka floke, nuk futet ne fushen e lojes nese skuadra kundershtare ka nje lojtar me ngjyre. eshte njeri i famshem lokal, kjo nuk eshte gje e mire dhe shpresojme qe te mos kete te tille ne kete eveniment si ky afrikano jugor.

16. Vuvuzelas

Ne i kemi urryer ato nje vit me pare ne Kupen e Konfederatave, me zhurmen e tyre te vazhdueshme ato te shperqendronin edhe nga televizioni dhe jo me te jesh ne stadium. Vendasit do te shkojme menjehere ti blejne qe ne ndeshjen e pare ato brire. Por kjo nuk aspak negative, duke i dhene me shume atmosfere vendase kompeticionit.

17. Nelson Mandela

Nelson Mandela, ish presidenti legjendar 91 –vjeçar i Afrikes se Jugut eshte marre vete me pergatitjet e Boterorit dhe eshte nje nga tifozet me te zjarrte te vendit organizator. Mandela ka qene nje nga me aktivet per mbarevajtjen e evenimentit dhe mezi po e pret fillimin e aktivitetit, ku skuadra e tij do te ndeshet pas 50 ditesh kunder Meksikes.

18. Pompoziteti i ceremonise se hapjes

Nuk eshte vetem Diana Ross, me eksttavagancen qe shfaqi 16 vjet me pare ne boterorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ky eshte nje eveniment qe vendet pritese ju jep mundesine qe te shpalosin edhe kulturen dhe idete e tyre krijuese, qe ne momentet hapese te ketin turneu. Ne Afriken e Jugut pritet nje paraqitje e mrekullushme, ku pjesemarrese te jene edhe kamshet.

19. Zbulim vendesh te reja per pushime

Pritet qe shume televizione te jene te pranishme, jo vetem per te transmetuar kete eveniment, por edhe per te bere emisione dhe per te bere videoklipe kengesh te reja ne rrafshin e Afrikes se Jugut. Pasi eshte nje vend qe te ofron kushte mjaft te mira per te sjelle diçka te re dhe mjaft kurioze, po jo vetem kaq, mund te gjesh edhe vende ku me vone te shkosh per pushime.

20. Stadiumi i mrekullueshem i Johannesburg

eshte nje kryeveper e vertete, me 94 mije e 700 vende, deh çmimet nuk jane aq te larta per komoditetin qe te ofron nje kompleks i tille, dhe gjithashtu eshte per koston qe ka kushtuar per t’u rindertuar. Ky do te jete stadiumi hapes pas me shume se nje muaji dhe gjithashtu do te luhen edhe gjashte ndeshje te tjera dhe ne fund do te luhet finalja.

21. Koncerti perpara

Alicia Keys, Black Eyed Peas, John Legend dhe Shakira do te jene ne nje koncert perpara nje publiku te jashtezakonshem, keta artiste do te performojne live duke i dhene nje atmosfere te jashtezakonshme ketij turneu gjigant qe mund te jete nje nga me te bukurit ne historine e tij. Po nuk zbulohen shume nga ky eveniment per te lene gjithçka surprize.

22. Festa e fansave

Ishte mjaft popullore nje gje e tille, ne Gjermani 2006 kur ne qendrat e shume qyteteve u vendosen ekrane gjigante qe shume fansa te shikonin ndeshjet. Nje gje e tille do te realizohet edhe kete vit, ku ekrane te medhenj do te vendosen ne Cape Town, Berlin, Londer, Mexico City, Paris, Rio de Janeiro, Rome dhe Sidneit ku mjaft njerez do te dalin ne rruge dhe do te shikojne shfaqjet e boterorit.

23. Bari

Megjithe perpjekjet maksimale nga ana e organizatoreve te Afrikes se Jugut, te cilet kane bere nje pune mjaft te mire ne mirembajtjen e stadiumeve dhe rregullimit te barit te tyre. Nuk do te jene te gjitha fushat me bar natyral ku shume skuadra nuk jane mesuar te luajne ne nje siperfaqe me bar sintetik, por gjithsesi e dine se si eshte bari artificial. Disa ndeshje do te luhen ne fusha te tilla.

24. Justifikimi me i mire per te nderruar televizorin

Ju nuk mund te shikoni keto perballje me televizorin tuaj te vjeter te vendosur ne kuzhine, pasi ka ardhur koha qe te merrni nje televizor me te perparuar, pasi eshte hera e pare qe nje kompeticion i tille do te filmohet ne 3D dhe transmetohet ne formatin HD. Megjithese BBC dhe ITV mendojne se nuk ka ardhur koha akoma e perdorimit te 3D.

25. Panorama malore

BBC ka fituar te drejten e transmetimit, dhe siç flitet me nje kosto te dyshimte? Por ç’rendesi ka kjo. Studioja e tyre e marre nga nje çati e nje spitali duke nxjerre nje pamje mali piktoresk, gjithashtu ofron pamje nga ishulli Robben dhe Stadiumi “Green Point” aty ku Anglia do te perballet me Algjerine dhe do te ndeshen ne grupe dhe do te rikthehen per gjysmefinalen. Nje pamje mjaft e bukur dhe çlodhese.

26. Fansat e kane mundesine per te pare ndeshjet

FIFA ne kete Boteror ia ka dhene mundesine te gjitheve qe te arrijne qe te posedojne nje bilete dhe te kene mundesine qe te shikojne idhujt e tyre nga afer duke luajtur. Organi me i larte i futbollit boteror biletat e ketij “festivali” i ka nxjerre neper supermarkete dhe dyqane, ne menyre qe te gjithe ta kene te lehte qe te gjejne bileta. Gjithashtu edhe çmimi i tyre nuk eshte shume i larte.

27. Politika

Ky turne ofron diçka qe te pakten per kate vjet nuk e keni pasur. Ofron 64 sfida qe nuk perseriten shpesh, prandaj te gjithe duhet ta shkepusin mendjen te pakten vetem per disa dite nga rutina e perditshme dhe nga politika dhe ta shijojne kete magji. Qeverite te pakten per nje muaj nuk duhet te lejojne qe te shpalosen slogane me permbajtje politike dhe ti heqin nga andej nga mund te jene vendosur.

28. Mjete pune

Te gjitha skuadrat do te kene ne dispozicion zyra dhe mjete per te bere nje pergatitje sa me te mire, po gjithashtu keto zyra nuk do te jene vetem per te bere skica apo punen e trajnerit, por ketu lojtaret se bashku me stafin do te mund te diskutojne dhe te pergatiten per te gjitha ndeshjet e tyre. Dhe do te jene te sigurt qe informacioni i tyre te mos shkoje te kundershtaret.

29. Mund te provosh diçka ndryshe per te ngrene

Tifozet, vizitoret apo te gjithe ata qe kane ardhur ne Afriken e Jugut ne kohen kur t’i marre uria do te kene mundesi qe te provojne ushqimin vendas, dhe dine kohen kur t’i marre uria do te kene mundesi qe te provojne ushqimin vendas, dhe diçka ndryshe nga ai qe jane mesuar me perpara nga vendet e tyre. Ata mund te hane Boereors (Salçiçe e skuqur), Koeksusters (embelsira me brume), Pap (ushqim me mish dhe drithra te zier).

30. Kenga zyrtare e botorit

Kete boteror si kenge himn zyrtar i saj eshte zgjedhur nje kenge hip hop ofruar nga rreperi frymezues somalez K’Naan. “Flamuri valevitet” eshte marre nga albumi i tij “rapsod” dhe ofron nje veshtrim optimist ne veshtiresi tejkalimin. “Dhe te gjithe ju do ta kendoni ate , dhe ju dhe une do te kendojme ate, dhe ne te gjithe do te jemi duke kenduar ate, wo wah wo wo ah ah”, eshte nje pjese e teksit

31. Surprizat e paharrueshme

Çdo kupe bote le pas momente te paharrueshme. Kujtoni goditjen me koke te Zidane, doren e Zotit te Maradones, semurjen misterioze te Ronaldos, fiaskon e Bobby Moore, etj, etj. Çdo te ndodhe kete vere?

32. Kenget e Kupes se Botes

Emocionet e nje Boterori, Kthehuni ne shtepi, Tre Luanet, Asnje nuk fle. Fabio Kapello ka kerkuar vetem nje kenge zyrtare, por tifozet angleze pritet te ofrojne nje spektakel te vertete per kenget e tyre te shume-llojshme.

33. Stadiumi Musai Durban- Mabhida

Vendi i mrekullueshem me 70000 vende kapacitet mburret, me nje hark qe e le edhe Wembley ne hije, madje duke ofruar edhe tifozet edhe nje udhetim teleferik ne krye e harkut te nje platforme mbi 105 milion katran, ku tifozet mund te ulem dhe te marre ne pamje panoramike te qytetit dhe oqean.

34. Lojerat e mrekullueshme te ekipeve

Ju kujtohet loja fluturues e Argjentines kunder Serbise dhe Malit te Zi 4 vite me pare? Apo golat spektakolare te Bergkampit dhe te Owenit ne ‘98-en, driblimet e Maradones ne ’86-en, finalja e famshme e Brazil-Itali me 1960, i famshmi Sokrates ne 82-shin… Pra, edhe kete vere do te kete ndeshje dhe gola qe do te hyjne ne analet e historise.

35. WAGS

Ashtu si kenga zyrtare edhe ato kerkojne te jene ne kete boteror dhe do te jene. Kapelo i ka ndaluar ato te jene ne nje hotel me lojtaret, por nuk i ndaluar qe te jene ne hotele fqinje.

36. Shpresa afrikane

Brazili eshte e vetmja skuader qe e ka fituar boterorin edhe jashte kontinentit te vet, gje kjo qe i jep shprese te gjashte skuadrave afrikane. Skuadrat afrikane me yje te kalibrit si Drogba, Essien, Eto’o apo Martins, qe kane role mjaft influencues ne skuadrat e tyre, mund te jene surprizat e ketij boterori duke e fituar ate, ashtu siç ka parashikuar edhe Pele.

37. Crème de la Prem

Me te pakten 25 shtete duke perfshire Premier League, do ti shohim keto yje te gjithe bashke me krekosjet e tyre. Imagjinojeni qe tani se si do te duken krekosjet e Torres, Drogbas, Van Persit, Palacios dhe Cahill.

38. Diego Maradona

Pranojeni kete, ju nuk do te jeni ne gjendje ta nderroni kanal nese aty shfaqet Diego. Me vathet e tij, zenkat me gazetaret ose perplasjet me lojtaret, e bejne 49-vjeçarin nje nder njerezit me speciale te ketij botori.

39. Te gjitha kostumet afrikane

Gana, Kameruni, Bregu i Fildishte, dhe Algjeria i kane te gjitha bluzat e treta njesoj. Dhe kjo mund te sjelle konfuzion per tifozet evropiane. Pasi gjithashtu FIFA i ka lejuar ti perdorin keto bluza ne miqesore dhe ne stervitje.

40. Loja nen rrogoz e Gjermanise

Qe do te tentoje ta beje grupin e saj sa me te nderlikuar, do te synojne te dalin te dyte, me qellim qe te shmangin Angline ne raundin e dyte! Ata arriten deri ne finale ne 2002 dhe gjysme-finale ne 2006, por me siguri kete radhe nuk mund te jene aq me fat. Shperthimi Lukas Podolski i ka lene gazetaret te dyshojne per nje grindje te zakonshme ne dhomat e veshjeve dhe Joachim Low, ka pranuar se jane te nevojshme permiresime “ne te gjitha fushat”.

41. Lufta e komentatoreve

BBC dhe ITV prej nje kohe mjaft te gjate luftojne me te gjitha menyrat se kush te terheqe me shume shikues. Kush mund ti harroje argumentet David Ginola me Martin O’Nill ne Paris ne 1998, apo Pali Gascoigne dhe fjalet e tij ne divanin e ITV-se kater vjet me vone. Por goditja e ketij viti do te jete David Beckham, i cili mund ose edhe nuk mund te udhetojne me palen zyrtare. Beckham pritet te komentoje ndeshjet.

42. Edhe Serbia ne ne lartesine e duhur per ne skenen e madhe

Me Nemanja Vidic te Manchester Unitedit dhe Branislav Ivanovic te Chelseat Serbia e ka siguruar fuqine me ne fund. Por ajo ka edhe Milosh Krasnic qe i vetem mund te mbaje nje mesfushe. Serbia ka çdo shans qe ne kete boteror te jete ajo surpriza.

43. I turpshmi Samuel Eto’o

do te provoje te jete nje nga gola-shenuesit me te mire te kontinentit te vet. Sulmuesi i Kamerunit eshte nje sulmues i klasit te larte, dhe pasi eshte shpallur dy here si golashenuesi me i mire ne Champions League dhe pasi ndihmoi Interin ne gjysme-finalen e ketij viti, ai ka shansin te shkelqeje edhe ne shtepine e tij.

44. Bluzat dhe aksionet e modes

Çdo turne ka gjithmone nje rikthim tek modat e vjetra. Por elegant mbetet vetem nje. Ju do te shikoni ne kete boteror disa bluza te Brazilit te viteve ’70-te. Dhe keto bluza mund ti shikoni ne ç’do rruge te Afrikes se Jugut.

45. Cristiano Ronaldo

Karriera e tij ka ngecur disi tek Real Madridi, pas nje starti te shkelqyer. Tani ai ka shansin ti tregoje botes se i meritonte 80 milion paundet qe u harxhuan per te.

46. Sven Goran Eriksson

Pasi udhehoqi Angline ne çerek finale ne Boterorin e kaluar, suedezi me syze u perpoq te kualifikonte edhe Meksiken ne kete turne, perpara qendrimit te tij te shkurter tek Notts County. Tani ai eshte trajneri i Bregut te Fildishte. Dhe çfare kenaqesie do te jete per ne perballja e tij me Angline.

47. Motoret e Holandes

Me Arjen Roben te kthyer me ne fund ne talentin qe ishte tek Chelsea, pas largimit nga Madridi dhe me Welsey Sneijder qe eshte duke luajtur ashtu siç shkelqeu ne Europianin e 2008-es, skuadra e Bert van Marwijk, ka mundesine qe per here te pare te ngreje Kupen e Botes.

48. Skuadra e qarkullon

…aq bukur dhe shume topin, sa nje pjese te duket thjesht mjegullim. Qe kur Vincente del Bosque ka marre ne dore ekipin, pas fitimit te Kampionatit Evropian dy vite me pare, Spanja ka qene gjithnje ne krye te renditjes.

49. Reliket

Nga librat me afishe te femijerise tone tek monedhat, figurinat, unazat kryesore etj, çdo turne sjell nje pjese te re/ortekun e zakonshem, do te shikoni mall qe do ta blini, pasi s’do te keni mundesi ta shikoni me.

50. Wimbledon

Duke u perballur me faktet, Kapelo ashtu siç ka çdo mundesi per te fituar lavdine me Angline, po ashtu ka edhe çdo mundesi qe te ndodhe e kunderta. Pra fillimi i turneut te famshem te wimbledonit eshte nje tonik perfekt per ata qe jane te dashuruar pas ketij sporti.

Sporti shqiptar

Leave a Comment

%d bloggers like this: