2 vjeçaria duke pirë marijuanë

Janë vërtetë për drithërima imazhet e një video, ku Jessica Gamble, nënë beqare 21-vjeçare, e cila jeton në Cincinnati të Ohajos, filmon me celular vogëlushen e saj 2-vjeçare…

S’ka asgjë anormale, nëse s’do të bëhej fjalë për një moment, kur e mitura thith një cigare me marijuanë.

Ajo e tymos si të ishte një gjë natyrale. Video i është dërguar një miku të gruas dhe është pikasur nga policia, që e arrestoi Jessican, mbi të cilën tashmë rëndojnë tre akuza, njëra prej të cilave korruptim i një minoreni me substanca të ndaluara.

www.youtube.com/watch?v=LBzp-CpHT0M

Me siguri do të vuajë një burgim të rëndë prej minimumi 11 vjetësh, pa mundësi për të paguar ndonjë shumë për daljen me kusht.

Gjithashtu, asaj i është hequr e drejta e fëmijës, e cila tani jeton në një familje adoptive. Një histori degradimi social, që përmban brenda një fenomen të vështirë për t’u besuar.

Leave a Comment

%d bloggers like this: