12-vjeçari qe ka ngritur 140 kg

Kyle Kane, do të hyjë në librin e rekordeve “Guinness”, pasi që pa problem ka ngritur dy herë më shumë kilogramë se sa peshon vet, duke i habitur edhe njerëzit më të fuqishëm në botë.

Në garën e organizuar më parë, djaloshi me lehtësi ka ngritur 140 kilogramë dhe kështu theu rekordin e deritanishëm botëror për dymbëdhjetëvjeçarë, të cilin e mbante amerikani Kirby Winson, me 107 kilogramë të ngritur.

Kyle thotë se qëllimi i tij është të fitojë medaljen e artë olimpike në peshëngritje.

“Ushtroj katër herë në javë në palestër dhe e dua këtë sport. Edhe pse më inkurajojnë të kalojë në bodybuilding, pasi është më interesant dhe më e dobishme, kjo nuk më pëlqen. Ëndërroj që të mposht në Lojërat Olimpike njerëzit më të fuqishëm të botës dhe të fitojë medaljen e artë”, tha Kyle për mediet britanike.

Leave a Comment

%d bloggers like this: