10 vendet më romantike në botë

Çdokush dëshiron pushime romantike. Një vend ku të mund të bihet përsëri në dashuri, ku mund të ndihesh mirë dhe të çlodhesh. Nëse nuk dini se ku të shkoni, provoni një nga këto vende…

Parisi
Parisi është qyteti i të dashuruarve me ushqimin e mirë, dhe atmosferën e tij të mrekullueshme. Darkoni nën dritën e qiririt përballë Kullës Eifel, shëtisni në Champs Elysees dhe shkoni për një piknik në park. Parisi është i kulluar në romancë dhe për shekuj me radhë ka mrekulluar çiftet.

Havai
Havai është shteti më i ri nga të gjitha pesëdhjetë shtetet amerikane (21 gusht 1959) dhe është i vetmi vend amerikan që përbëhet tërësisht prej ishujsh. Bukuria natyrore e Havait, klima e ngrohtë tropikale, uji, dallgët dhe vullkanet aktive e bëjnë një destinacion popullor për turistët, sërfistët, biologët dhe të interesuarit e vullkaneve. Është një nga destinacionet më të famshme të muajit të mjaltit në botë, veçanërisht për amerikanët. Qoftë në Maui ose në ishullin e madh, Havai ofron mundësi të mrekullueshme për çiftet. Plazhe tropikale, xhungla tropikale, suita luksoze, surfing etj. Havai është me të vërtetë një parajsë.

St. Thomas
St. Thomas është një ishull në Detin e Karaibeve dhe territor i SHBA. Me vendndodhje në Ishujt Virgin, St. Thomas shquhet për plazhet dhe ‘shopping’, mëngjesin në shtrat, të gjitha në një ishull që u shërben si familjeve ashtu edhe çifteve. Festat e natës janë të kufizuara, kështu që do ndieni qetësi dhe rehati ndërsa vështroni në sytë e partnerit tuaj.

Venecia
Xhiroja në gondola e simbolizon totalisht romancën e qytetit. Lundroni në kanal, ndërsa rrini të përqafuar me njeriun e zemrës dhe vështroni Venecian tek shfaqet para jush. Darkoni në restorante luksoze italiane, pranë kanaleve dhe humbisni nëpër rrugicat e shtruara me tulla, ndërsa hasni kudo kisha dhe sheshe italiane. Venecia është një vend që do t’ju bëjë të bini ne dashuri edhe një herë nga e para.

Tahiti
Tahiti është ishulli më i madh në grupin Uinduard të Polinezisë Franceze, me vendndodhje në arkipelagun e Ishujve Society në jug të Oqeanit Paqësor. Tahiti është ishulli më i populluar dhe përbën 68.6% të së gjithë popullsisë së Polinezisë Franceze. Kryeqyteti Papeete ndodhet në bregun veriperëndimor. Të vendosura në Paqësorin Jugor, shtëpitë njëkatëshe të plazhit janë vende në oqean që të ofrojnë mundësinë e të notuarit në mëngjes herët. Relaksohuni në plazhe me rërë të bardhë, të rrethuar nga pemët e palmave që i fryn puhiza e erës, ndërsa njerëzit vendas ju shërbejnë në çdo moment. Perëndime me ngjyra të ndezura mbyllin çdo ditë të kësaj parajse.

Belize
Belize, e njohur më parë si Honduras Britanik, është një vend në Amerikën Qendrore. Belize kufizohet nga Meksika në veri, nga Guatemala në jug dhe në lindje nga Deti i Karaibeve. Është një resort popullor dhe destinacion pushimesh i preferuar nga çiftet. Ky ishull në mes të brezave koralorë u jep mundësi çifteve të shkëputen prej kujtdo tjetër nëpër plazhe private, për të eksploruar ujin plot me peshq. Çiftet mund edhe të dalin e të përpiqen të zënë peshk nëpërmjet ekskursioneve të peshkimit që ofron ky vend. Ose thjesht mund të shijoni plazhet dhe palmat.

Maldive
Maldivet, zyrtarisht të njohura si Republika Maldive, janë një komb ishujsh në Oqeanin Indian, që është formuar nga dy vargje prej 26 atolesh që shtrihen në drejtimin veri-jug të ishujve Lakshaduip të Indisë, midis ishullit Minikoi dhe arkipelagut Çagos. Është në Detin Lakadive, rreth 700 kilometra në jugperëndim të Sri Lankës. Këto 23 ishuj janë një tjetër parajsë tokësore. Këto atole të vogla koralore janë pak më lart se niveli i detit dhe brezat koralore rrethuese gjallërojnë nga jeta nënujore. Të veçuar dhe të qetë, janë vendi perfekt për një pushim romantik.

Seychelles
Republika e Seychelles është një vend ishujsh që hapet në një arkipelag prej 115 ishujsh në Oqeanin Indian, rreth 1500 kilometra në lindje të kontinentit afrikan, në verilindje të ishullit Madagaskar. Vende ishujsh të tjerë dhe territore aty afër përfshijnë Zanzibar në perëndim, Mauritius dhe Reunion në jug, Komoros dhe Mayotte në jugperëndim. Këto ishuj të Oqeanit Indian pranë gjirit afrikan janë vendi ku disa prej njerëzve më të pasur në botë shpenzojnë kohën e tyre. Është një vend ekzotik, vendndodhja larg e ishujve është vendi i përsosur për të njohur mirë të dashurit tuaj. Aty ka fusha golfi, llixha, ekskursione peshkimi dhe pije tropikale. Vizitoni këtë vend për muajin tuaj të mjaltit dhe kurrë nuk do dëshironi të ktheheni mbrapsht.

Bruges
Ky qytet mesjetar në Bruksel është një mënyrë e mirë për t’u kthyer mbrapsht në kohë. Bruges është një qytet i vogël dhe i qetë që ka bërë të pamundurën të ruajë historinë e tij, duke favorizuar njerëzimin. Shëtisni përmes rrugëve antike të qytetit dhe darkoni nëpër kafenetë në ajër të pastër, duke përjetuar ndjesinë e të qenurit në një kohë tjetër.

Toskana
Vreshta me rrush, vila dhe qytete historike italiane, i gjithë vendi është një aventurë romantike. Qëndroni në vilat historike, hani ushqimin më të mirë dhe ngisni biçikletën përmes vreshtave më të bukura. Do të shikoni pse janë bërë kaq shumë filma në këtë vend dhe do të kuptoni pse askush nuk dëshiron të largohet prej këtu. Asgjë në Itali nuk është më romantike se Toskana.

Leave a Comment

%d bloggers like this: