10 parashikimet më të famshme që dështuan për fundin e botës

parashikimet per fundin e botesNga parashikimi i Nostradamusit e deri tek profecia më e fundit e Majave, parashikimet qe mashtruan njerezimin dhe dolen ne shesh si te paverteta.

Shumë vetë e morën seriozisht profecinë e fisit Maja që bota do të merrte fund. Madje disa njerëz kanë kryer edhe vetëvrasje nga frika për fundin e botës, disa kanë ngritur bunkere, disa kanë marrë ushqime me shumicë, ndërsa tregtarët vetëm kanë fituar. E duke qenë se bota nuk u përmbys nga profecia e fisit Maja,  do tju sjellim 10 profecitë  që dështuan në parashikimin e tyre për fundin e botës.

1. Milleritët, 23 prill, 1843
Një fermer në Nju Inglënd me emrin Uilliam Miller, pasi studioi me kujdes për disa vjet biblën e tij, doli në përfundimin se koha që kishte zgjedhur Zoti për të shkatërruar botën do të zbulohej nga një interpretim i fjalëpërfjalshëm i shkrimeve hyjnore. Sipas tij, bota do të merrte fund ndërmjet 21 marsit 1843 dhe 21 marsit 1844. Ai predikonte para mijëra besimtarëve të njohur si milleritët, të cilët kishin dhënë gjithçka kishin dhe vendosën që data e fundit ishte 23 prilli 1843.

2. Armagedoni mormon, 1891
Josef Smith, themeluesi i kishës mormone, mblodhi drejtuesit e kishave të tij në shkurt të vitit 1835 për t’i thënë se kishte folur së fundmi me Zotin, dhe gjatë këtyre bisedave kishte mësuar se Jezusi do të kthehej brenda 56 vjetësh, pas të cilave fundi i kohërave do të vinte me shpejtësi.

3. Kometa Halley, 1910
Në 1881, një astronom zbuloi nëpërmjet analizave spektrale se bishti i kometës përmban një gaz vdekjeprurës të quajtur cianogjen (i lidhur me cianidin). Kësaj s’iu vu rëndësi, deri kur dikush kuptoi se Toka do të kalonte afër bishtit të kometës Halley në vitin 1910. A do të prekej gjithkush në planet nga gazi vdekjeprurës? Ky ishte spekulimi që u shfaq në faqet e para të “The Neë York Times” e gazetave të tjera, duke rezultuar me përhapjen e panikut në SHBA e më gjerë. Shkencëtarët në fund shpjeguan se s’kishte asgjë për t’u trembur.

4. Pat Robertson, 1982
Në maj 1980, televangjelisti dhe themeluesi i koalicionit kristian, Pat Robertson, alarmoi shumë veta kur, përkundër Mateu 24:36 (“Askush nuk di për atë orë apo atë ditë, as engjëjt në parajsë …”), informoi audiencën e tij rreth botës në spektaklin televiziv “700 Club” se e dinte kur bota do të merrte fund. “Unë ju garantoj se në fund të vitit 1982 do të ketë gjykim në botë”, tha Robertson.

5. Porta e Parajsës, 1997
Kur kometa Hejl-Bop u shfaq në vitin 1997, nisën të qarkullonin zëra se një anije aliene po e ndiqte nga pas kometën. Edhe pse këto pretendime u refuzuan nga Komuniteti i astronomëve, paralajmërimi u publikua në një talk-shoë radiofonik “Coast to Coast AM”. Këto deklarata frymëzuan një kult UFO-sh në San Diego, që duhej “Porta e parajsës” të dilte në përfundimin se bota do të përfundonte së shpejti. 39 anëtarët e këtij kulti kryen vetëvrasje më 26 maj 1997.

6. Y2K, 1 janar 2000
Shumë njerëz nisën të shqetësoheshin se kompjuterët do të paralajmëronin fundin e botës. Problemi u vu re fillimisht në fillim të viteve ‘70, ku shumë kompjuterë s’mund të bënin diferencën mes datave të viteve 2000 e 1900.

7. 5 maj 2000
Katastrofa globale u paralajmërua nga Riçard Nuin, autori i librit të vitit 1997 “5/5/2000 Akull: Shkatërrimi i fundit”. Sipas tij, masa e akullit antarktik do të trashej tri milje më 5 maj 2000, një datë në të cilën planetët do të përvijoheshin në parajsë, duke rezultuar në një vdekje globale akullnajore.

8. Nostradamus, 1999
Shkrimet misterioze e të turbullta të Mishel de Nostradame i kanë intriguar njerëzit për rreth 400 vjet. Një nga strofat më të famshme lexon, “Viti 1999, muaji i shtatë/ nga qielli do të vijë mbreti i madh i terrorit”. Shumë besonin se ky ishte imazhi i fundit të botës.

9. Kisha e Zotit, vjeshtë 2008
Sipas pastorit të Kishës së Zotit, Ronald Ueinlend, qindra-mijëra njerëz do të vdisnin dhe në fund të vitit 2006 “do të ketë një afat maksimal prej 2 vjetësh të mbetur përpara se bota të zhytet në kohërat më të këqija të njerëzimit. Në libër theksohej se “Ronald Ueinlend e vendos reputacionin e tij në një linjë me profetin e Zotit për fundin e botës”.

10. Fisi Maja, 21 dhjetor 2012
Sipas profecisë së fisit Maja më 21 dhjetor të 2012, pra sot, qielli do të ndahet nga dielli dhe toka e thatë nis të rritet. Oqeanet i përgjigjen ndryshimeve tektonike dhe në këtë moment nis përmbytja e madhe e tokës. Era e re e njerëzimit kthehet nga dominim në mbijetesë. Data e saktë e kësaj ngjarjeje është 21 dhjetor 2012. Hëna do të jetë tetë ditë e vjetër dhe do të jetë muaji i tretë hënor nga një seri prej gjashtë.

/Tiranaobserver/peqini.com/

Leave a Comment

%d bloggers like this: